I nderuar lexues! Kaçakët kanë qenë fshatarë të varfër, që luftonin me armë në dorë kundër sundimtarëve osmanë dhe feudalëve vendas. Pasi binin me këta në konflikt për arsye të ndryshme, kaçakët arratiseshin duke gjetur strehim dhe ushqim shpeshherë në vatrat fshatare. Objekt i sulmeve të tyre kanë qenë çifligjet dhe sarajet e feudalëve, karvanet tregtare, repartet ushtarake osmane etj. Lëvizja e tyre ishte një shfaqje e protestës klasore antifeudale dhe çlirimtare të fshatarësisë. Pushtuesit dhe klasat sunduese i kanë quajtur kaçakët “rebelë” ose “kusarë”. Kur u zhvillua lëvizja kombëtare, kaçakët u bashkuan me të dhe nga gjiri i tyre dolën shumë prijës të saj.
