I nderuar lexues! Nimfetë kanë qenë tempuj të lashtësisë që u kushtoheshin perëndeshave të ujërave (nimfave), e më pas ndërtime pranë burimeve, zakonisht me kamare për shtatore, me kolona etj. Më i vjetri në Shqipëri është nimfeti i Apolonisë. Përbëhet prej një muri pendë për grumbullimin e ujit nga 6 kanale dhe dy basenet e kullimit dhe marrjes së ujit. Para tyre ndodhet një portik me 7 kolona dorike. Ka tipare të thjeshta dhe harmonike. Ndër nimfetë e shek.I të e.s. shquhen ata të Butrintit. Nimfetë kanë qenë kryesisht të veshur me mermer shumëngjyrësh.
