Çfarë kërkon mostra

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Monstra kriminale kërkon revolucion paqësor demokratik. Kam admirim të jashtëzakonshëm për kontributin e “Ditës” në çmontimin e monstrës kriminale Sali Berisha dhe pjellave të tij monstra, biologjike-Zeni e politike-Lul Basha. Kaq të paditur e quan popullin tonë kjo monstër, kur të vrarët nga dora e tij gjakatare janë akoma me varret hapur, disa pa varre fare? Ku di Saliu të bëjë revolucion paqësor, kur vendit të vet i ka shkaktuar vetëm gjëma kriminale dhe gropa për të mos dalë në normalitet për 25vjet? T’u shuan planet, o agjent maskara, t’u shqye pardesyja e bardhë “katoviciane” e Ramizit, o komunist i thekur i Lëvizjes së Dhjetorit, ke përfunduar tek lëvizja e vezës klluke. Puna jote është: gërmo, o Sali, gërmo, se krimet e tua do zbulosh. S’ke më punë e pasuri për bashibozukët që të mbronin. Nuk mbyllen 4 varret e Shkodrës, ngjarje për të cilën Gjekë Çelaj, zv/komisari ka shkruar qindra faqe dhe mijëra do të shkruajë kur të drejtohet drejtësia. Po kështu me radhë: të vrarët e 97-ës, LHL kundër Jugut, Gërdeci me 26 të vrarët, vrasja e Remzi Hoxhës, vrasja e 4 të pafajshmëve të 21janarit, të gjitha po të thërrasin për të dhënë llogari deri në një. I ke bërë gropën vendit tënd për pushtet e pasuri. Po ku do ta çosh gjithë atë pasuri o kriminel që të qan shpirti katran për të varfrit? Po ku ke shpirt ti, që edhe fëmijët e tu i ke kriminalizuar, aq sa as Enver Hoxha s’i ka ngatërruar të tijët? Po teorinë e këtij revolucioni do ta bazosh në eksperiencën tënde: teoria zero-digj e shkatërro, çeku i bardhë-fry sytë nga qielli, piramidat-shit lopë e shtëpi se paratë i vjedh Zeni, hapi sa më shumë gropa financiare vendit, se Saliu rri në pushtet përjetë. Nuk mund të mbrohesh o Sali me revolucion e as me kundër revolucion. Atë birin tënd politik, Lulin, e bëre lolo fare sa që na kënaqi me hartime të klasës së 5-të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *