Çfarë kishte pakoja e dyshimtë pranë banesës së shijaksit në mes të natës

Gazeta Dita

Një pako e dyshimtë e gjetur në afërsi të një banese në Shijak, ka ngritur në këmbë policinë. Burime të BalkanWeb nga policia thonë se janë lajmëruar rreth orës 00:45 të natës.

Policia e Durrësit raporton se pakoja e dyshimtë u gjet pranë banesës së shtetasit L.H. dhe u çmontua nga specialistët xhenierë, por nuk specifikohet se çfarë kishte në brendësi të saj.

Policia tregohet diskrete në dhënien e informacioneve të mëtejshme mbi këtë ngjarje, për shkak të hetimeve.

Raportohet se veprimet e mëtejshme do të kryhen nga specialistët e fushës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *