Çfarë kujtojnë këta palo analistë?!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje stafit të shkëlqyer të gazetës Dita, të gazetarëve dhe të gjithë opinionistëve të kësaj gazete. E dëgjova me vëmendje debatin televiziv te Tv Klan, më habit fakti se ky vend ka dhe disa palo analistë që analistë s’janë këta, analistë si zoti Hoxha dhe analistja që emrin nuk ja di, që kjo zonjë kur flet i dalin damarët e qafës. Çfarë kujtojnë këta palo analistë, se flasin nëpër televizione dhe mendojnë se populli ha bar, nuk kupton? Po ju them që populli qëndron më lartë se ta në gjykime. Qeveria aktuale për masat anti korrupsion është shumë e vonuar, të gjithë qeveritarëve që ikën t’u bëjë iventarin e kapitalit të tyre dhe të fillojë nga sekuestrot dhe penalizimi i tyre. Ju qeveria e sotme, e keni autoritetin e sovranit që me këtë autoritet të bëni ndryshime të mundshme në sistemin e drejtësisë, si Prokurori, gjykata të të gjitha niveleve. E them këtë për arsye se i gjithë sistemi i drejtësisë është partiak dhe është i Partisë Demokratike. Më mbushni ju mendjen që kjo nuk është kështu. Si mund të bëhet drejtësi kur nëpër gjykata shkojnë njerëz hallexhinj me lekë për t’i thënë gjyqtarëve “na lekë dhe më nxirr atë dhe këtë nga burgu”?! Këtu është qelbur peshku nga koka, prandaj Kuvendi dhe qeveria aktuale këtë shqetësim të popullit duhet ta marrë me seriozitetin më të madh. Kjo qeveri të mos i vëjë veshin plakut Mere dhe gjithë atyre që e kanë shkelur ligjin me të dy këmbët të japin llogari para drejtësisë reale dhe jo kësaj drejtësie aktuale që vetëm drejtësi nuk është. Si është e mundur që lexojmë në shtyp që zonja Topalli kur ishte në krye të Kuvendit paska harxhuar një milion euro vetëm bileta nëpër botë? Jazëk u qoftë këtyre pushtetarëve që me lekët e taksapaguesve shqiptarë bredhin nëpër botë. Nga hunda ka për t’u dalë. Këta duhet të dergjen nëpër burgje, jo si këto burgje. Respekte, Pëllumbi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *