Çfarë kuptimi ka fjala Koxhabash?

anazapta

Koxhabash është një term që ka të bëjë me qeverisje lokale në 4-5 shekuj më parë.

Koxhabash quhej kryeplaku i fshatrave që banoheshin nga popullsi e krishterë.

Koxhabashi kryente rolin e ndërlidhësit së zonës së tij me pushtetin qendror.

Ai merrej kryesisht me mbledhjen e taksave dhe të detyrimeve shtetërore, me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e grindjeve të individëve të veçantë etj.

Kundrejt këtyre shërbimeve, vetë Koxhabashi ishte i përjashtuar nga disa detyrime.

Në shekujt XVII-XIX koxhabashi fitoi një pozitë të veçantë, duke u bërë edhe rekrutues i ushtarëve me rrogë.

n.s. / dita

Share This Article
2 Comments
  • ” Në shekujt XVII-XIX koxhabashi fitoi një pozitë të veçantë, duke u bërë edhe rekrutues i ushtarëve me rrogë.” Koxha = burre, burri, Bash = krye, koka.
    Po “Muhtari” ose titulli Muhtar – cfare ishte? Sot Muhtari eshte kreyplaku. Duhet ta saqroni ne raport me kohen dhe hapsiren veprimtarine e Koxhabashit. Mos hidhni nje gje, dhe e lini ne mes te rruges. Sepse duke dashur ti sqaroni, i ngaterroni njerezit.

  • Koxhabashet( Koxhobashet).
    Kane arrite trashigimin e tyre deri ne ditet e sotme dhe jane vertet familje dinjitoze njerezore,shume te shoqerushem,modest dhe cdo gje e masin me kembe ne toke.Keto banimin e kane ne Shkoder ne lagjen Serreq dhe dy prej tyre i kane dhan futbollit shkodrane lojra mjaft simpatike.Jan familje e fiseme serioze dhe mjaft dashamires me cdo njeri te qytetit,jetojn me djersen e ballit pa i ra askujt me qafe,Jane shume punetor.Njeri nga trashigimtaret e Koxhobashve jeton ne Connecticut me nji biznes te sukseseshem.Une qe shkruaj i njoh mjafte mire mbasi Leken e kisha shok shume te mire dhe mjaft i dashur me gjithe shoket,i apasionuar per futbollin.
    Koxhobashet gezojne rrespekt te ndersjellet me te gjithe shkodranet pa dallime fetare dhe zone banimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *