Çfarë la pas katastrofa natyrore në Greqi?

Elena Tase

Shtatë persona humbën jetën dhe mbi 100 persona u plagosën nga shtrëngata e furishme që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në Halkidiki, në Greqinë veriore.

Çdo moment që kalon, shtohet ankthi për personat që vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Kufoma e fundit u gjet në mes të Sozopolit dhe New Kallikratia, gjashtë milje detare nga bregu. Trupi i pajetë i përkiste një peshkatari 62-vjeçar që ishte zhdukur që nga e mërkura në mbrëmje.

6 viktimat e tjera ishin turistë, një çift çek, një grua dhe një djalë 8-vjeçar nga Rumania dhe  babë e bir nga Rusia.

Në qendrat spitalore janë shtruar pacientë nga mosha 8-muajshe deri në 70 vjeç si pasojë e lëndimit nga rrëzimi i pemëve apo objekteve të tjera.

Shefi i emergjencave civile në Greqinë veriore tha se fenomeni i paprecedentë natyror e akumuloi forcën e vet shkatërrimtare brenda 20 minutave.

Katastrofa e madhe e lënë pas nga stuhia vdekjeprurëse dëshmohet edhe nga këto fotografi ajrore të realizuara me dron.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *