Dy bombola gazi shpërthyen mbrëmë në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit dhe për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy vajza të vogla, 2 dhe 5 vjeçe.
Ai tha se shpërthimi i bombolave të gazit ka qenë shumë i fuqishëm, çka ka bërë që shumë mjete aty pranë, si pasojë e flakëve janë dëmtuar e djegur plotësisht. Nga pamjet e mëposhtme duket se njëra prej bombolave ka fluturuar në ajër duke dalë në korsinë tjetër të superstradës, ndërsa ka goditur edhe një kamion në pjesë e karrocerisë.
Dy prej të plagosurve ndodhen në Tiranë, ndërsa sipas mjekëve ata kanë marrë dëmtime të shumta në pjesët e trupit, ku njëri prej tyre rezulton i djegur në shkallën 40 për qind.
b.b/dita

Shqiperia eshte e gjitha bombol gazi. Zoti i ruajt njerezit, se vete nuk kane tru te ruajne veten.
Ose te veteruhen, si thote Bedriu-Dita