Çfarë mesazhi la pas Barroso?

anazapta

Presidenti i Komisionit Evropian, Emanuel Barroso, duke folur për detyrimet e politikës shqiptare ndaj qytetarëve, përmendi reformimin e sistemit të drejtësisë si një prioritet për qytetarët shqiptarë, duke kërkuar mbi të gjitha që ky sistem të jetë llogaridhënës. Në të vërtetë tipari më i shquar i këtij sistemi, të cilin Berisha dhe Nishani po e përdorin si imunitet për të, është mosdhënia e llogarisë. Çdo kritikë ndaj sistemit, çdo kritikë ndaj KLD, çdo refuzim ndaj punësimeve të PD përmes Nishanit në drejtësi, pra çdo përpjekje për llogaridhënie të këtij sistemi, dyshja Berisha- Nishani e konsiderojnë cenim të pavarësisë, duke e konsideruar mungesën e dhënies së llogarisë si imunitet.

 

Ka një lodhje të opinionit publik

Kjo grricje e gjatë mes dy palëve, pra nga një anë shumica që kritikon dhe refuzon, dhe nga ana tjetër Berisha- Nishani që vazhdojnë punën duke e çuar deri në fund të keqen, duhet të marrë fund. Ka një lodhje të opinionit publik nga polemikat e përditshme mes palëve lidhur me sistemin gjyqësor. Dy më të fundit janë sherri mes shumicës dhe presidentit për vendet vakante të Gjykatës së Lartë dhe sherri mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD për emërimet e sekretareve të ministrave të Berishës si gjyqtare botuar dje në DITA. Ndarja është e thellë dhe palët janë shumë larg një qëndrimi të përbashkët për të pasur konsensus lidhur me atë çfarë duhet bërë për drejtësinë. Berisha po vazhdon të përdorë pushtetin e tij në drejtësi për të rrëmbyer çdo vend në gjykata përmes shpërblimit politik duke përdorur presidentin dhe KLD. Pra, është një situatë që nuk ka nevojë për shpjegim, por për veprim.

Shumica duhet të heqë dorë nga betejat e vogla për drejtësinë. Shumica duhet të bëhet gati të bëjë propozime thelbësore për sistemin e drejtësisë, që t’i japë fund një herë e mirë kësaj situate të lodhshme dhe dëshpëruese për shoqërinë.

 

Gjyqtarët tanë, si racë specifike

Për shoqërinë shqiptare nuk kanë më rëndësi emrat. Gjyqtarët tanë janë një racë specifike. Ata nuk janë shumë mirënjohës ndaj atyre që i emërojnë, pasi zakonisht ata i blejnë ato vende, por janë nuhatës ndaj poleve të pushtetit në drejtësi dhe vetëpërdoren politikisht për të fituar imunitet për çështjet e tjera korruptive. Në këtë rast ata e shikojnë që poli i pushtetit në drejtësi është Berisha dhe gjykatat vazhdojnë mbrojnë historitë e rënda të korrupsionit dhe vrasjeve të tij. Është një proces i lodhshëm politik, që nuk ia del dot me denoncime dhe grricje të përditshme.

Ajo që duhet të bëjë shumica, është një reformë e plotë e sistemit, një KLD tërësisht e re, e zgjedhur nga parlamenti me tre të pestat e votave siç rekomandon Këshilli i Evropës, dhe të shkëpusë atë nga dyshja Berisha- Nishani. Më tej ajo duhet të bëjë propozimet për ndryshime kushtetuese, t’i miratojë me tre të pestat në komisione, dhe nëse nuk kalohen në Kuvend, t’i çojë për referendum në popull. Shqipëria nuk ka as kohë të presë të vetëkorrigjohet sistemi, që premton Nishani, me shpejtësinë që premtoi se do përmirësohej shëndeti i tij, dhe as ka nerva të dëgjojë përditë dashnore e kujt ministri apo sekser i kujt politikani u bë gjyqtar.

 

Pse këmbëngulin Barroso-(t)?

Edi Rama po përmend përditë e më shumë çfarë i ka thënë Merkeli, por ajo që tha Barroso në mes të Tiranës është më thelbësorja se gjithçka. Pushteti gjyqësor tek ne po sillet si një pushtet që nuk jep llogari askund. Kjo ka rritur arrogancën dhe e ka thjeshtuar punën e tyre, vetëm tek blerja e këtij posti dhe pastaj gjithë jetën punojnë të bëjnë lek duke shitur drejtësi. Është kjo aryseja që Presidenti Barroso nguli këmbë tek llogaridhënia e këtij sistemi, e cila duhet të jetë doemos në themel të reformës në drejtësi. Pra, duhet një reformë që sistemi i ri të mos mbështetet tek individët që do zgjedhë Edi Rama, pasi dhe ata hajdutë do përfundojnë me këto garanci që kanë. Duhet një sistem që t’ua bëjë të pasigurt njerëzve të drejtësisë, të ardhmen e bazuar duke shitur drejtësi dhe duke bërë miliona. Arnimet e pjesshme dhe grindjet e përditshme nuk vlejnë. Duhet përmbysje e thellë, që të mos mbijë më fara e këtij bari

 

Dëshira ekziston… Po forca?

Në fakt, përgjithësisht duket se ekziston një dëshirë qeverisëse për të sjellë disa ndryshime të rëndësishme jo vetëm në jetën, por edhe sjelljen shoqërore të popullit shqiptar. Notën dhjetë në politikë nuk e meriton askush, as pozita dhe as opozita. Notën më të lartë deri tani, ndoshta, e meriton politika e jashtme e qeverisë. Pas statusit dëshirojmë dhe urojmë që Shqipëria të bëhet sa më parë anëtare e BE, por qeveria shqiptare nuk duhet kurrsesi të bëjë pazare antishqiptare dhe diskredituese në këmbim të votimit të fqinjëve në favor të anëtarësimit me lëshime territoresh, ashtu si bëri qeveria paraardhëse. Shqipëria do të bëhet një ditë anëtare e BE, pavarësisht nëse duan apo jo disa politikanë dhe diplomatë fqinj, bartës modernë të Megalidhesë, të cilët politikën rajonale dhe evropiane e konceptojnë si Bursën e Stoqeve. Publiku do ta konsideronte të turpshme dhe të padenjë për Evropën nëse fatin e pranimit të Shqipërisë në BE do ta përcaktonin ata që për mbi 70 vjet mbajnë në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, ndërsa e kanë abroguar një ligj të tillë me shtetet që realisht i patën pushtuar, vrarë, djegur e grabitur.

 

Disa punë të tjera të qeverisë

Lidhur me përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin, duhet ditur se kjo është një betejë që nuk mbaron kurrë, një betejë me “të tjerët” dhe “me veten”, me të djeshmen dhe me të sotmen, një betejë që më shumë duhet të jetë se sa të duket.

Një shtet nuk mund të jetë demokratik, nuk mund të jetë i popullit dhe për popullin, nuk mund të jetë human dhe i moralshëm nëse burgos vjedhësit e kapakëve të pusetave të rrugës dhe nuk dërgon në qeli ata që prej shumë vitesh grabisin kromin dhe bakrin e Shqipërisë. Jo vetëm grabitësit por edhe ata që iu kanë krijuar kushtet dhe i kanë lejuar ta bëjnë këtë.

Një shtet nuk mund të jetë ligjor dhe i drejtë nëse penalizon vjedhësit e xhepave dhe lë të lirë ata zyrtarë, qendrorë dhe lokalë, që, çdo vit i shkaktojnë xhepit të përbashkët të shqiptarëve (buxhetit të shtetit) rreth njëqind milion euro dëmtime e shpërdorime. Një shtet nuk mund të jetë “i yni” nëse, me të drejtë, dërgon në gjyq individë që dëmtojnë pyjet, rrugët, ambientin etj. dhe, nga ana tjetër, paguan firma dhe kompani që ndërtojnë keq dhe shumë keq rrugët, shkollat, spitalet apo ambientet kulturore e sportive.

Qeverisja e sotme nuk do të jetë qeverisja e dëshiruar nëse, me të drejtë, do të dërgojë në gjyq disa kryetarë bashkish e komunash që kanë shkelur ligjet e urbanistikës dhe, nga ana tjetër, do të lërë të qetë ish-shtetarët që e kanë pranuar edhe vetë se gjatë 8 viteve të qeverisjes së tyre janë ndërtuar gati njëqind mijë objekte pa leje apo janë bërë ndërtime (qoftë dhe me leje) mbi objekte muzeale dhe arkeologjike. Krimi i shpërdorimit të detyrës kryhet me veprime dhe me mosveprime të qëllimshme.

Qeveria e re ka shumë punë për të bërë dhe ajo duhet të qeverisë për të gjithë shqiptarët, por duhet të fillojë të kujdeset për ato shtresa që më së shumti përfaqëson. Nuk është herët të fillohet puna (ndoshta edhe ka filluar) për të vënë dorë në problemet e gjakmarrjes, për përcaktimin e saktë të të persekutuarve dhe dëmshpërblimin e tyre sipas premtimit të bërë gjatë fushatës elektorale, rigjallërimin e shërbimit arsimor dhe shëndetësor në zonat më të thella të vendit etj. Kjo qeveri i dha fund Turpit Kombëtar të Lazaratit. Tani të gjithë shtetasit duhet të jenë të sigurt se nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit në qoftë se shkelin ligjin. Ndëshkimi ligjor duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm, gjë që nuk mund të arrihet nëse nuk punohet seriozisht dhe çdo ditë. Ndoshta një kombinim i energjive të të rinjve me eksperiencën e ” të vjetërve ” dhe ndarja mirë e detyrave sipas dikastereve dhe drejtorive përkatëse do të bënte të mundur një administratë shumë efiçente në përballjen me vështirësitë objektive e subjektive që paraqet realiteti shqiptar.

 

Shkolla politike e Berishës

Qeveria e re nuk e ka aq vështirë sa duket nëse vullneti ekziston. Shkolla politike e Sali Berishës nuk ka pasur kurrë mbështetjen morale të shumicës së shqiptarëve. Dhe, në të ardhmen, nuk ka kurrfarë shansesh të bëhet shumicë morale e shqiptarëve. PD do të mund të rifitojë legjitimitetin e qeverisjes vetëm atëherë kur të drejtohet nga njerëz që nuk kanë lidhje me shkatërrimin e Shqipërisë, me firmat piramidale, me tentativat për bombardimin e popullsisë civile, me djegiet e komisariateve të policisë dhe marrjen e pushtetit me dhunë (shtator 1998), me cenimin e integritetit territorial të vendit, me “humbjen” e 230 milion eurove të rrugës Durrës-Kukës, me teknologjinë e fyerjeve, shpifjeve, kërcënimeve, dhunimeve dhe vrasjeve të kundërshtarëve politikë. Ata që janë “diplomuar” nga Shkolla Politike e Sali Berishës janë bartësit më të pështirë të kësaj sjelljeje dhe, si të tillë, nuk do të kenë të drejtë morale që t’i kërkojnë popullit shqiptar që të përqafojë moralin e tyre.

Share This Article
3 Comments
  • barozo me te gjithe te tjerete dhe amerikene ne krye duhete te dine te parene qe ne kete vende te lene demokracine te funksionoi dhe me kryesorja jane votimete te lene dhe te lexojne votene e popullite dhe jo ta deformojne ate duke sjelle ne pustete me force berishete e bashete kush fitone te udheheqe e para e dyta ta largojne shqiperine nga kthetrae e sereve dhe grekeve e turqeve mose te lene ne dore te tyre po ne deore te europese se bukure demokratike dhe te jetushme me te gjitah te mirate se pere ndryshe nu ka thafe dhe gure ne traste ajo qe eshte me e rendesishmja pa pune hd eajo pune qe behete meren 200 dollare punone dhe vdese te kanadezete dhe mere 700 mije leke pa asnje garanci jete ca fati te keshe kure ne bote ne keto kushte dhe ne ate pune sigurone jetene dhe sherbimete shendetsore te mbrekullueshme dhe nese te ze semundja ketu ste daline lekete se te rjepin mire spitalete private dhe pse ka veteme injorante jo doktore dhe lekete i marine dhe te vdesin kjo eshte shqiperia e injorances turke me mbeshtetje serbo greke e italiane me bekim amerikane prandaje ska eshte situata shume keqe asnej kushte asnje drite jeshile pere miresi veteme shkatrime dhe prapambetje pere kete punohete dhe luftohete ne kete vende me keta politikane te blere dhe armiqe te betuare te shqiperise se tyre

  • Ju e shumne te tjere flasin per sistem drejtesie ne Shqiperi,por ne te vertet vetem drejtesi nuk ka,kurse sistem ka! Po si do te kete drejtesi kur bazat e saj i hodhi Berisha? A mund te beje gje te sakte ky njeri? A mund ti besohet cfare thote ketij njeriu?E cuditeshme eshte se ky njeri megjithe poshtersite qe i ka bere ketij populli,prape se prape na mbeti ne ekrane duke folur ne emer te tij!Cfare behet ketu tek neve as dreqi nuk e merr vesh. Cfare dreqin po luajne ne kurriz te ketij populli as dreqi nuk e merr vesh. Sarkozia ndenji 15 ore perpara prokuroreve per ndikim politik,kurse ketu shesin vendin,vrasin njerez,vjedhin pasurite mbi toke e nden toke,shkelin cdo te drejte ligjore dhe perseri betohen per koken e popullit. Medet si do te veje ky hall???!!!

  • Oti Redaksionalja ! A tha gje per coptimin e Shqiperise Lebrozua ? Me fal Barozua apo Bajlozua ? Po nuk e ka zene ne goje eshte rrezik i madhe se paskan vendose ta zhdukin te gjithen ! Ha…ha…ha…ha…

    Po mire me se nje gje nuk po kuptoj une ? Me ke kane bere dashni ketu ne Shqiperi keta Bajlozet ? Pse ore shqiptaret e vendosen Berishen , e mbeshteten dhe e perkrahen ? Po parate e vjedhura te korrupsionit , vrasjeve dhe krimeve , qe Berisha dhe berishianet i kane ne vendet e ketyre bajlozeve , shqiptaret i kane ne dore ?

    Nuk na u hoq qafe hipokrizia dhe krimi bashke me Bajlozet e tij !

    Na dukej si perralle dikur ajo e Gjergj Elez Alise me Bajlozin e Zi e ardhur nga deti , pooooorrr …….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *