Me kalimin e kohës, presioni i lartë i gjakut dëmton organet e trupit, rrit rrezikun për atak në zemër, goditje në tru, insuficiencë kardiake, insuficiencë renale, si dhe sëmundje të sistemit periferik të enëve të gjakut.
Këto probleme shëndetësore mund të shmangen nëse presioni i gjakut mbahet nën kontroll, çka mund të arrihet nëpërmjet zbatimit të një stili të shëndetshëm jetese.
Ekspertët e shëndetit thonë se zakonisht nuk ka vetëm një shkaktar për hipertensionin, por disa të cilët nëse veprojnë të kombinuar së bashku, shtojnë rrezikun për pasoja të rënda në shëndet.
Nëse gjatë matjes rezulton se presioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg, atëherë ju keni një presion gjaku, normal dhe të shëndetshëm. Mbani këto vlera dhe kontrollojeni përsëri mbas disa muajve.
Nëse presioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg dhe më pak se 140/90 mmHg, jeni në rrezik për t’u bërë hipertensivë.
“Ndërsa në rastet kur është mbi 140/90 mmHg, ju duhet të kontaktoni me personelin e kujdesit shëndetësor për të marrë udhëzimet e duhura për kujdesin që duhet të tregoni. Kjo pasi në këto raste, mund të jetë e nevojshme nisja e trajtimeve për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru”, shkruan Dita.
Kush e shkakton hipertensionin
- Mbipesha.
- Konsumi i madh i alkoolit.
- Konsumi i kripës mbi normën e lejuar.
- Moskonsumimi frutave dhe i zarzavateve.
- Histori familjare me hipertension, atak në zemër dhe goditje në tru.
- Duke u rritur në moshë, edhe presioni i gjakut rritet.
p.k/dita

Une menfoj se te dhenat e mesiperme jane per sportstet ne aktivitet dhe te gjithe te tjeret qe jane shume aktiv ne jete. Kurse per shumicen tensioni 14/9 konsiderohet brenda normes, nese eshte pa luhatje.