Akademiku Artan Fuga ka risjellë në vëmendje ligjin për arsimin e lartë i cili ka ngjallur një debat të madh në qarqet universitare.
Më poshtë komenti i tij i plotë i postuar në rrjetet sociale:
Me këtë masivizimin që ka qenë e po riprodhohet me projektligjin e ri të arsimimit të lartë :
Studentët kanë harruar të flasin sepse provimet bëhen vetëm me shkrim, dhe me teste jo rrallë, as fjali nuk formulojnë.
Pedagogët kanë harruar të shkruajnë me dorë sepse shtypin vetëm dixhital mbi tastjera.
Nuk studjohet realiteti, por Interneti.
Studentët gjoja kanë salla kompjuterash, rrena, ndofta i përdorin vetëm për të bërë chat dhe naviguar në Internet sepse funksionet e tjera as nuk njihen. (Me ndonjë vend që bën përjashtim)
Nga gjimnazet vijnë pa fund nxënës që nuk dinë shqipen gramatikore.
Shumë lëndë në universitete plotësojnë njohuri gjimnazi.
Ndarja e profileve të studimit bëhet sipas pozitivizmit të shekullit të 19 -të.
O kuje, o kuje, kush të lë të punosh…!!!
Ai krenohet se shkruan e zhgaravit artikuj shkencorë me faktorë impakti në revista mashtruese,
U mpak gjithçka, u mpak…
Hajde merru me mjekrrën e qoses tani…
