Çfarë na tregon skandali

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Rasti i QSUT-së është skandaloz, por….pyetja është se çfarë e bën këtë rast i cili ndoshta është i një milionti që ndodh në atë shoqëri, por që padashur doli ne publik, të na indinjojë kaq shumë?! Unë mendoj se duhet të përqendrohemi në dy aspekte. E para është shtëpia ku ndodhi, pra spitali. Trajtimi dhe siguria ne institucionin qe ka ndodh skandali. Këtu i gjithë shtypi i shkruar dhe viziv duhet ta dërrmojë personin e ngarkuar për reformë në atë institucion i cili në një vit ndryshim menaxhimi na prodhon të tilla banalitete. E dyta është pabesia dhe niveli banal i djemve miq të vajzës, por që në një moment të pavetëdijshëm të saj ata zbulojne perversitetin. Jo më kot aristokratët francezë i dërgonin fëmijët e tyre ne adoleshence, në bordello për eksperiencen e tyre te pare me një femër. Nëse nuk do ta kishin një të tillë në këtë moshë, uria seksuale do prodhonte perversitet. Vajza u ka besuar miqve, shokëve. Shokët e kanë trajtuar si pronë pa zot. Në momentin e parë duheshin njoftuar prindërit për atë çka mund t’i ketë ndodhur vajzës, por fakti që shokët e kanë dërguar në spital tregon që dhe vajza është jashtë kontrollit të prindërve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *