Këto janë pamjet shokuese kur një autobus në Londër përplaset me një makinë të parkuar që si pasojë përplas një kalimtar duke e ngjeshur atë pas murit.
Incidenti ndodhi mesditën e së shtunës në Beckton, në lindje të Londrës.
Sipas policisë, kalimtari arriti t’i shpëtojë aksidentit vetëm me disa kocka të thyera por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i autobusit shpjegon se kur autobusi u kthye ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me Volkswagen-in e parkuar.
