Hulumtuesit e Universitetit të Newcastle kanë zbuluar ndikimin që ka çaji mbi disa funksione neurologjike. Një studim i shkencëtarëve britanikë zbulon se aktiviteti neurologjik rritet në mënyrë të dukshme gjysmë orë pasi kemi pirë një filxhan çaji qoftë ai jeshil, apo i zi, raporton “Daily mail”.
Hulumtuesit realizuan një eksperiment që konsiston në regjistrimin e aktivitetit cerebral të disa vullnetarëve pasi pinin një filxhan me çaj. Analizat demonstrojnë një shtim sinjifikativ të aktivitetit të tre llojeve valësh cerebrale: alfa, beta dhe zeta.
“Shtimi i dukshëm i valëve zeta mund të tregojë rolin e mundshëm të çajit në funksionin konjuktiv dhe të përqendrimit”, thotë autori kryesor i studimit, Edëard Okello. Ende nuk dihet se cili është komponenti i kësaj pijeje që provokon këtë efekt, por studimet e mëparshme lejojnë të supozosh se bëhet fjalë për disa antioksidantë të njohur si flavonoide. /DITA

Valet zeta nuk ekzistojne, ndoshta e keni patur per valet teta 🙂