Çfarë ndodh? Ministri Klosi lëshon në qiell 300 gardelina (Video)

entela

Dy ditë më parë në pikën doganore të Kapshticës, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe efektivët e policisë arritën të gjejnë 300 gardelina, të cilat do trafikoheshin drejt Greqisë.

Gjetjen e tyre e ka përshëndetur ministri i Mjedisit Blendi Klosi, i cili vlerëson bashkëpunimin e shkëlqyer bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese.

Në Facebook, Klosi ka postuar edhe videon, ku ai liron 300 gardelinat nga kafazi në Pyllin e Fazanëve në Maliq.

“Fauna e egër e vendit tonë, është pjesë e habitatit shqiptar që mbrohet me ligj ndaj çdo tentativë për ta dëmtuar atë, do të dënohet ashpër nga inspektorët e mjedisit!”, shkruan Klosi.

Urojmë që këto gardalina të mos përfundojnë nën tytën e pushkës së gjahtarëve pa leje.

e.r/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *