Skenari profetizohet prej kohësh, por çfarë ndodh saktësisht kur një vend lë Eurozonën? “Financial Times” e nis shpjegimin e saj nga situata në tregjet financiare, ku një monedhe të re do t’i duhet më së pari një kod i ri, i cili të identifikohet nga kompjuterët për shkëmbime tregtare e pagesa.
Me këtë çështje merret International Standards Organisation, një organizëm botëror me seli në Zvicër. Ai ofron një kod prej tre gërmash: dy të parat përfaqësojnë vendin, e treta emrin e monedhës.
Në rastin e Greqisë nuk do të mund të ketë kthim në kodin e vjetër të dhrahmise, GRD, sepse ka ende disa pagesa të vonuara që duhen shlyer.
Në këtë rast janë të mëdha gjasat e vendosjes së një kodi të ri, i cili mund të jete GRN. Duket e lehtë për t’u thënë, por në tregje, hyrja e një monedhe të re është goxha e ndërlikuar, sidomos kur vjen fjala tek kontratat financiare afatgjata.
Për Greqinë vetë, monedha në fjalë mund të sjellë disa përfitime, por megjithatë nuk do të jetë fare pa kosto. Kur procesi kompleks i hedhjes në treg bëhet në mënyrë të rreptë e të befasishme, atëherë rreziku për pasoja të padëshiruara e të paparashikueshme është i madh.
Por, përtej aspektit teknik dhe anës greke të sagës, çfarë ndodh konkretisht me euron? Edhe monedha e përbashkët europiane, sipas “Financial Times”, nuk do ta kalojë paq këtë situatë.
Grexit-i hedh në erë parimin e shenjtë të BE-së se, Eurozona është një klub ku mund të hysh, por nga ku nuk del më kurrë. Shembja e këtij boshti do të prekë investitorët, korporatat dhe të tjerë me një ekspozim të barabartë ndaj një shpërbërjeje të mundshme të Eurozonës.
I tillë do të ishte përshembull rasti i një sipërmarrësi italian, asetet dhe burimet e të ardhurave të të cilit janë në Itali, por financimi bëhet në euro.

ASNJE GJE NUK NDODH.
EURO DO TE BEHET EDHE ME E FORTE, PASI EDHE VENDE TE TJERA TE PRAPAMBETURA QE KANE MENDESITE E GREQISE, I THERRASIN MENDJES SE KOKES, SEPSE DO TA SHOHIN SI DO TA “HANE QENTE” GREQINE.
Ne se del Greqia, eshte gati plani qe te futet Shqiperia ne Shtator. Prandaj do te vije Merkeli ne Tirane. per te dhene sihariqin.
PO MIRE KETA EUROPJANE QE NA PREDIKOJNE DHE NE SHQIPETAREVE TE BEJME REFORMA, PER TU ADERUAR NE BE NE QOFTE SE DEL GREQIA PER KE BASHKIM EVROPJAN DO NA FLASIN?… ATA SJANE NE GJENDJE TE MBAJNE FEMIJEN E TYRE NE FAMILJEN E EUROZONES NE TE TJEREVE KU DO NA COJNE?.KAM DHE NJE POROSI TJETER? TE MOS GEZOHET ASNJE SHQIPTAR PER FALIMENTIMIN E GREQISE. SE FRYTET E FALIMENTIT TE GREQISE ME SHPEJT SE KUSHDO TJETER DO TI NDJEJE SHQIPJA JONE BESHKE ME SHQIPONJAT.
keta maxhup do han kakë
Po marko ke shume te drejte. veshtiresite e Greqise tek ne po ndjehen edhe pa falimenteimin e saj dhe kjo eshte e kuptushme per deri sa kemi mbi 800000 shqiptare atje pervec mardhenieve te tjera ekonomike .