Kosova ende nuk ka një qeveri, ndonëse zgjedhjet janë zhvilluar plot 80 ditë më parë dhe të certifikuara zyrtarisht prej një muaji. Por, dy partitë që i ndau nga fitorja një përqindje fare e vogël nuk bien dakord për qeverisjen.
Bëhet fjalë për Vetëndosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku dy liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa i ndan një hendek presidencial.
Nesër Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancën e konstituimit të Legjislaturës së Shtatë dhe do të shkojë pa një kabinet të formuar, dëshirë e paplotësuar së pari për Albin Kurti që në të gjithë rrugëtimin e tij politik, posti i kryeministrit kjo është “qershia mbi tortë” që vjen ndoshta në momentin e duhur për shtetin fqinj.
Oferta bujare e Albin Kurtit për Isa Mustafën nuk e ka bindur këtë të fundit. Madje, së fundi është dhënë për LDK edhe kryetari i Kuvendit, por për Mustafën asnjë nuk ka rëndësi përveç emrit të presidentit.
Edhe këtu duket se Albin Kurti, në mungesë të dëshirës për zgjedhje të reja ka dhënë dakordësinë, por duke vënë si kusht vetëm faktin që duhet të jetë një emër konsensual i pranuar nga Vetëvendosje dhe diskutimi në një tjetër kohë.
Në diskutimet katërjavore mes Kurtit dhe Mustafës, në disa raste edhe në prezencë të figurës qëndrore të LDK-së dhe madje të investuar edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar si Vjosa Osmani, asgjë nuk është prodhuar. Pra, negociatat kanë qenë pa asnjë sukses.
Çfarë ndodh pas dështimit të marrëveshjes mes Kurtit dhe Mustafës?! Albin Kurti pasditen e kësaj të mërkure e tha troç se nuk mund të jepte më asgjë dhe se nuk dëshironte të shkonte në zgjedhje. Por, tre janë rrugët për zgjidhjen e krizës në Kosovë.
E para, të ketë zgjedhje të reja dhe fituesi të ripërcaktohej nga vota e qytetarëve. E dyta Vetëvendosje të bënte një koalicion me partitë e tjera që kanë më pak numër deputetësh, por që bashkarisht mund t’i jepnin mandatin kryeministror dhe së treti Lidhja Demokratike e Kosovës të gjente të tjerë partnerë parlamentarë e që mund t’i jepnin mandatin si kryeministër.
Nëse kërcënon Albin Kurti, apo Isa Mustafa kjo mbetet për t’u parë, por kandidat për kryeministër, sipas Kushtetutës është Albin Kurti, sepse rezulton fitues i shumicës në zgjedhje.
Artan Murati ekspert juridik dhe politik thotë se e vetmja rrugëzgjidhje nëse nuk ka sukses në negociata janë zgjedhjet, por për të ky është opsioni i fundit dhe që parashikon se është një skenar nga i cili pikët politike i merr sërish Vetëvendosje. Murati gjykon se të dyja partitë janë të destinuara të bëjnë koalicion, sepse e kishin edhe një prej pikave të fushatës së tyre parazgjedhore.
Sipas Muratit, zgjedhjet në këtë situatë i fiton sërish Vetëvendosje, sepse fajtore për gjithçka të bërë deri më tani mbetet LDK. Lidhur me çështjen e presidentit Murati përafrohet me idenë se duhet diskutuar në kohën e duhur, pasi ka edhe më shumë se një vit që të përfundojë mandate i presidentit actual Hashim Thaçi.
Analisti Murati thotë gjithashtu se Albin Kurti nuk ka asnjë mundësi të bëjë koalicion me PDK, sepse e shohin si forcën “e vjetër” të politikës së Kosovës.
Murati thotë se Vetëvendosje ka përjashtuar çdo koalicion me pakicat serbe edhe për çështje të karakterit patriotic, por mbi të gjitha për fjalën e dhënë ndaj votuesve. Dhe qartazi duket se nëse do e bënte këtë do të kishte një rënie të marketingut të tij publik dhe politik, ende pa marrë detyrën e lartë të shefit të qeverisë – saktëson juristi.
Nga ana tjetër juristi Artan Murati thotë se qëndrimet publike të LDK, kanë qenë të qarta se do të kalonte në opozitë, nëse nuk do të jetë pjesë e qeverisë. Por edhe nëse do ndryshojë qëndrim, asnjë prej partive nuk mund të arrijë të bëjë shumicën e kërkuar për qeverisjen.
Pra zgjidhja e vetme mbetet dakordësia mes tyre. E nëse jo, zgjedhjet janë opsioni final për të zgjidhur në Kosovë atë që mund të quhet pa frikë një krizë.
o.j/dita

Grinden grinden dhe prape grinden! Shqiptare kosovare te gjithe nje mut jane! S’mendon kush per na,popullin!
Regjime feudale nen masken e demokracise .
Keshtu na don bota perendimore.
Bejlere e agallare, zoti jua shofte tuajen rrace me fis e fare.
Zgjebe e Ramutit, ky ishte plani i Ramutit me Isa Spiunin serb. I bashkoi Vucici kunder Kurtit.
Per karagjozet e tipit buzhala e kompani , fajin me siguri e ka Rama.
Mblidhni mend.
Perçarja e shqiptareve ka qene dhe mbetet mjeti kryesor i kundershtareve tane, per t’na penguar dhe per te arritur qellimet e tyre antishqiptare. E ardhmja eshte e LVV, e cila eshte shprese per te gjithe shqiptaret. Pretendimet e LDK-s nuk jane te justifikuara, sepse kerkon me shume se ç’i takon dhe, mendoj se LDK-ja nxitet nga noslgjiket, qe ta pngoje LVV per krijimin e qeverise se re me te nderuarin Albin Kurtin si kryeminister RK. Tefta Cami-Cani