Gjykata Kushtetuese shpërndau dje një deklaratë, ku shkruante se “është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtareve të reja, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”.
Kjo nënkuptonte se njeh si anëtare të kësaj gjykate emrin e dekretuar nga presidenti Meta, Marsida Xhaferllarin dhe jo emrin e parë në listën e KED-së, të botuar në Fletoren Zyrtare, Arta Vorpsi.
Por çfarë ndodhi dje në Gjykatën Kushtetuese?
Sipas Realstory.al në Gjykatën Kushtetuese është zhvilluar një mbledhje mes 4 anëtarëve, konkretisht: Vitore Tushës, Besnik Muçi, dhe dy anëtaret e reja Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.
Në këtë mbledhje katër anëtarët në fjalë kanë diskutuar në lidhje me legjitimitetin e Arta Vorpsit.
Portali shkruan se Tusha ka mbyllur mbledhjen duke thënë se do të bisedojë me Arta Vorpsin dhe do ta njoftojë për vendimin e kolegëve.
Por pas mbledhjes, Tusha sipas portalit ka publikuar njoftimin për media në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin Xhaferllari njihet si gjyqtarja e 5-të e Gjykatës.
“Duket se ky është një akt i rëndë i ndërmarrë nga Vitore Tusha, pasi në asnjë rast nuk mundet që një drejtuese në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të vendosë për çfarë po ndodh me anëtarët e saj.
Dhe për më tepër habit heshtja e gjyqtareve të reja, pasi një vendim i tillë duhet të merret në unison me 4 anëtarët legjitim të Gjykatës Kushtetuese ose në rastin më të mirë do të duhet që Gjykata të plotësohet me 6 anëtarë dhe më pas të merret një vendim i tillë” – shkruan Realstory.al.
j.l./ dita

E moj Tushe,sa mire e mesove shkollen e Tuc Makut?
Pyes: Me shume kopetenca ka nje spurdhjake,Mike e
ngushte e Fallxhores se sa nje Parlament prej me se
nje qind deputetesh .Po pyes nje shtet parliamentar dhe
jo shtet Bajraktar,kanunor,tribaliste,primitiv, kasikist …,in-
digjenist….! Edi Rama e ka per detyre si kryeminister qe
ne keto kushte ku s’e merr vesht qeni te Zote, duhet te
“zbrese ne skene” Cromuellin per te “prere” “Nyjen Gor-
Diane sepse me keto rremuja prej vitesh popullit I ka
ardhur shpirt I ne maje te hundes. Guxo te ecesh perpa-
ra !!!
Dy veglat e Ilir Metes (Tusha dhe Muci) punojne per te. Keta kane ne plan shume bllokime e pengesa per llogari te Mones e Lirit. Eshte e tmerrshme sa e perdorshme dhe e kapshme eshte cdo lloj gjykate; Nuk kane asnje lloj integriteti apo morali pervec ndikimeve mafioze.
Deri tash kena pas suksese si zhvillim vendi. Eshte rrit goxha sherbimi ndaj publikut. Parlamenti ani se osht 122 kokë po ban goxha ligje boll të mira bre. Cilesia e te shkolluemit shumë e naltë. Niveli I drogës o ulur. E gjithe kjo në saj të nje krieministri të çmendur.
A sikur mos me kenë I plasaritur nga droga dhe paret ma mirë do Kish me kenë.
Ani, s’ka galje se kena me ja qit ene nje herë.
Si nuk doli nje njeri i ndershem ne kete moot vendi,por te gjithe batakcinj e dallkauke..
Per kete problem duhet te mbaje pergjegjesi vetem prokuroria, e cila duhet ti tregoje vendin kesaj gjyqtares, qe ne fakt nuk duhet te jete e tille. Bythelepirese e presidentit. Nuk po te quaj ashtu si mendoj, por te keshilloj qe mos e turpero familjen dhe zonen nga vjen familja jote.
Emeri i Vitote Tushes eshte si karremi Tedi Blushit i cili shpiku gjoja mbledhjen e GJK e organizoj Vitorja dhe kete pisllek e shperndau ne te gjithe gazetat pro opozitare.Por mbledhje te GJK nukka patur.Rezultati i tyre eshte 2 me 2 sipasoje nuk ka asnje rezultat propresidentit.GJK duhet te kete te pakten 6 anetar.
E kur u be Vitorja qe mbytesh me peshtymen e saj,,,,,me sa duket ka ngrene ndonje luge corbe te prishur diku burre e grua e ,po del” Mbi ligjin “ku asnje nuk ka te drejte te dale mbi ligj!Aferim Vitore qe i paske pat nene lekure ,thengjill i mbulluar qe djeg perveluar!
Katunarja e Lezhes,Turp!katunar he burre me ti ndruu 7 lekure qytetare ske me u ba kurre themi na ka Shkodra!Edhe Vitorja eshte ne fis te vet!
Republika qesharake e shqiperise.ku te gjitha ligjet interpretohen sipas qejfit te gjithesecilit.Hajde merre vesh se kush ka te drejte ?Hajde merre vesh se cfare bejne keta udheheqsit shqipetare,cfare ligjesh respektojne,cfare kanuni ndjekin.Ore ne shqiptaret vetem me dru marrim vesh,nuk njofim ligje..
Vitore Tusha nje gjyqtare e afte , e ndershme dhe me personalitet ka bere zgjedhjen e duhur. Te tille njerez i duhen gjyqesorit ne Shqiperi.