Profesor Artan Fuga, ka komentuar në mënyrën e tij fushatën elektorale të këtyre ditëve. Dhe ja se ç’thotë ai në një status të postuar në profilin e tij në Facebook: “Dëgjuam kandidatë sikur janë aty për të ekzekutuar projekte, për të zgjidhur hallet tona, por përse nuk janë zgjidhur deri tani? Si do t›i zgjidhin? Duke marrë vendime në emrin tonë? Do të na pyesin duke ndenjur gju më gju me popullin sepse janë të mirë, apo sepse qytetari duhet të ketë të drejta për t›i kontrolluar gjatë ushtrimit të pushtetit? E pse t›i besojmë? Asnjë të drejtë nuk kemi në pushtetin lokal.
Do të japim votën dhe pastaj të fshijmë buzët. Unë kam frikë nga ai që pasi më merr pushtetin më thotë: Mos ki frikë e drojë tani, hallet e tua do t›i zgjidh unë! Pra, po të dojë i zgjidh, po të dojë nuk i zgjidh. Unë nuk kam më asnjë liri, ai i ka të gjitha. Nuk e kishte kot Zhan Zhak Rusoi kur shkruante se po i delegova të gjitha pushtetet te pushtetari, çfarë më mbetet mua që të kem mundësi të ruhem nga Pushtetari? Me një fjalë kush do të më ruajë dhe mbrojë nga roja!
Me çfarë polici do të ruhem nga polici! Me çfarë ushtrie do të mbrohem nga ushtria? Me çfarë pushteti që nuk e kam më, do të ruhem nga pushteti? Ne si qytetarë nuk kemi asnjë të drejtë në pushtetin lokal. As media lokale, as referendume lokale, as të drejtë për t›u rikthyer në vendin e lindjes dhe votuar atje ku kemi tokat dhe shtëpitë e të parëve, as të drejtë për t’u njohur me vendimet e këshillave bashkiake, as për të marrë pjesë atje, as për ta shkarkuar kryetarin e bashkisë po na e solli në majë të hundës. Gjë pe gjëje! Votuam? E dhamë gjithë pushtetin? Po tani?”- shkruan Fuga, i cili minimalisht të bën të mendosh për një çast…

Here pas here ne vendin tone del nga nje Shaban Qose e bene politike.
I gjori Artan per ke flet.Te lutem lexoji keto komentet tona lidhur me shqetesimet e tua,qe te vish ne vehte ?!
Në pyetjën se kur gënjehet më së shumti,një fjalë e urtë gjermane thot: Para zgjedhjeve dhe pas luftës; para zgjedhjeve nuk mbetët punë pa u krye e pas luftës të gjithë bëhen luftëtarë?!
Eshte profesor ky moj amani! Ky do jete bari me dhi. Nuk kam lexuar ndonje gje te hajrit nga ky presor. Asnje analize …Te gjitha shkrimet e tij jane komente lesh me qime.
I thote e zonje e stanit te shoqit:-Aman hiqe qenin,se na mbyti me pleshta!Ne ate kohe uleriu ujku ne mal..- Sa te kendoje ujku ne mal moj grua,do ti durojme pleshtat e Balos!
Sa kohe te kendoje ujku i Vucidolit,o profesor,do ta votojme dyshen Rama-Meta,deri sa te zhduket far` e keqe!
Profesor ka vetem nje ilac: te sanksionohet me Kushtetute e drejta e REVOKIMIT te deputeteve dhe te Keshilltareve, me kerkesen e nje numri te caktuar zgjedhesish.
deputetin qe une e kam votuar, jo vetem qe del kriminel, jo vetem qe vret ne mes te bulevardit, jo vetem vjedh 230 milionet e rruges se kombit etj., etj. por edhe me tradhtojne mua qe e zgjiodha se kalon ne nje parti tjeter dhe na e ben mu ne koke, si Kaci i Zi e shume te tjere qe blihen e shiten ne parlament dhe prape me rrine e na bejne karshillek, se nuk denohen, por mbrohet me procedura apo me imunitet.
Pra ne jemi kot, ashtu si thoni ju.
Pa te mblidhen zgjedhesit e zones, ta therrasin deputetin, keshilltarin, t’i kerkojne realisht llogari per krimin, gabimin e imin e imin, dhe ta revokojne me vote sic e zgjodhen, pra ta czgjedhin, dhe t’ia kalojne prokurorise dhe te ngulin kembe derisa te ndeshkohet, ndryshe nuk merr vesh ky milet, keshilltar apo deputet.
Kaluam 25 vjet keshtu, do kalojne edhe 250 vjet keshtu dhe salet, lulet e capaculet do ta vdesin kete komb.Jepi sovranit te drejten e revokimit , te shkarkimit, te ndeshkimit dhe shihe, do behet sheti apo jo. tung.
Hallet tona nuk jane zgjidhur deri tani sepse njerez te tille bobozare dhe llapaqener qe e luajne bishtin si zagare ndaj te zotit sic je edhe ti njeri me 5000 fytyra jane kurdohere prezent ne politike per te perkedhelur zagaret serbomedhenj dhe monarkofashiste kunder kombit shqiptar!
Ky eshte kot! Do vetem te terheqe vemendje, i paafte!
Me bejne shume pershtypje shkrimet e Profesorit . Si ky I sotmi ka shkruar dy me perpara shume te ashper dhe me brutale . Ne njerin e qunte Tiranen hale . Ne tjetrin pretendon se morali ne pune ka degjeneruar si askund . Shkrime plot pesimizem dhe me konstatime , pa rrugdalje . Pa mohuar aftesite intelektuale te Profesorit , gjykoj se ne te tre shkrimet eshte jasht loje . Toni I shkrimeve te kujton se kemi te bejme me nje kryetar fisi , qe po na dikton rregullat e jeteses . Separi : Pse nuk thote se Tirana ka ardhur nga kjoskat dhe keto 4 vjet , ka humbur kohe , por nuk lejohet te flasesh me ket egjuhe . Pastertia nuk mund te jet apsolute , sepse dhe dorezat e dyerve dhe parate jane objkte te kontaminuara . Tirana do te behet metropol modern . Kete e kane permendur shume kopetente te huaj . Se dyti : mardheniet intime te njerzve nuk I vendos shteti . Shteti ka emetuar ligje . Njerzit jane te pavarur , ne te tera pikpamjet . Edhe ne kete rrast , Profesori na cfaqet se kryetar fisi . Rraqsti isotem , eshte po I njejte : Marrdheniet e shtetasve me pushtetin jane te sanksionuara me ligj . Ju kerkoni ligje shtese ? Me keqardhje ve re se varferine e mendimeve te Profesorit dhe arrogance e tij intelektuale , e perkrah shtypi . Tiranes dhe Shqipersise I kane dale per zot njerez te perkushtuar , te ditur dhe kurajoze , qe do te ligjerohen sot me voten popullore . Te deshperuarit , le te shkruajne vjersha pesimiste ! I. Foto