Nga Fatos Tarifa
Në rrethana të tjera, më normale sesa këto në të cilat jetojmë sot, mundet edhe të mos i kisha shkruar këto radhë dhe të mos i botoja një ditë para zgjedhjeve për përfaqësuesit e pushtetit vendor.
Por janë pikërisht këto zgjedhje që më shtyjnë të shkruaj, shkurt, për të vënë në pah një dukuri, që është prej kohësh e njohur, por që e konstatova sërish, me keqardhje, në studion e emisionit “Opinion”, në TV Klan, ku isha ftuar të flisja dy ditë më parë. E them qysh në fillim se mbeta tepër i zhgënjyer nga ç’dëgjova të thonin në atë emision z. Neritan Ceka dhe znj. Rezarta Çaushaj, me të cilët, unë dhe dy gazetarë të mirënjohur, u vumë përballë në një debat mbi zgjedhjet e 30 qershorit.
I zhgënjyer jo sepse pikëpamjet e tyre ishin diametralisht të kundërta me pikëpamjet e mia dhe ato të dy gazetarëve të sipërpërmendur. Kjo është krejt e natyrshme, madje edhe e mirëpritur në një debat publik, për më tepër në një debat mes intelektualësh, siç u prezantuam kolektivisht në atë emision shumë të ndjekur nga shikuesit shqiptarë.
Zhgënjimi im rezultoi nga shterpësia e mendimit të tyre “intelektual”. Gjatë tërë debatit në studio, “argumentet” e tyre ishin sharje, mallkime dhe zëri i lartë (veçanërisht i znj. Çaushaj).
Unë ende nuk arrij të kuptoj se si një arkeolog i njohur dhe, ndoshta, njëri prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të shkollës shqiptare të arkeologjisë të periudhës komuniste, i konvertuar në politikan pas vitit 1990, si z. Ceka, të pretendojë se është një konstitucionalist (pa asnjë ditë shkollë në fushën e drejtësisë) dhe, në cilësinë e një “konstitucionalisti”, të thotë broçkulla për të mbështetur pikëpamjen e tij se zgjedhjet e 30 qershorit nuk duhen zhvilluar.
Akoma më shumë nuk arrij të kuptoj se si ky intelektual shkon deri atje sa të mallkojë në mënyrën më të shëmtuar çdo qytetar shqiptar që, me ndërgjegjen dhe vullnetin e tij të lirë, do të votojë më 30 qershor për përfaqësuesit e organeve të pushtetit vendor.
Mallkimet e z. Ceka, të artikuluara për turpin e tij në studion e një televizioni tjetër, u sollën në vëmendjen e publikut edhe gjatë emisionit “Opinion”: “Shqiptarë! Në 30 qershor ju vraftë zoti nëse shkoni në votime! Do të jeni të marrë dhe ju vraftë zoti! Ju zëntë bukën e kalamajve! Ju qorrofshin sytë!”. (!!!)
Nëse ky zotëri përfaqëson intelektualët shqiptarë, unë refuzoj të jem pjesë e asaj klase intelektualësh që e konsideron atë të tillë. Sepse argumentet dhe, sidomos, mallkimet cekajane, si ato që dëgjova në atë emision, nuk kanë asnjë meritë që mund t’i bënte ato sadopak intelektualisht të vlefshme dhe logjikisht të kuptimshme, qoftë edhe për një njeri të zakonshëm. Mallkimet e z. Ceka janë tipike mesjetare e inkuizicioniste.
Qëndrimi i tij ndaj zgjedhjeve të 30 qershorit, tërësisht i paargumentuar në emisionin “Opinion”, si dhe në raste të tjerë, dëshmon nivelin e mjerueshëm të klasës politike shqiptare (sepse z. Ceka ka qenë për një kohë të gjatë një eksponent i rëndësishëm i kësaj klase), por edhe nivelin po aq të mjerueshëm të një pjese të atyre njerëzve që ne i quajmë “intelektualë”. Unë, këtej e tutje, do t’i quaja “cekalektualë”.
Na ishte në atë emision edhe një tjetër “cekalektuale”, një zonjë, e cila, edhe pse tha se ka studiuar për shkenca politike, nuk kishte as njohuritë më elementare për teorinë dhe praktikën demokratike. Dihet se shkenca politike, ashtu si dhe sociologjia, janë disiplina shkencore relativisht të reja. Ato kanë lindur me modernitetin, si një nevojë për të reflektuar në mënyrë racionale mbi shoqërinë.
“Reflektiviteti racional i modernitetit”, shpjegon Anthony Giddens, “është një parakusht për të gjitha shkencat sociale”. Dhe moderniteti e demokracia (pa përmendur demokracinë e Athinës së lashtë), janë, pak a shumë, produkte të së njëjtës epokë historike. Në këtë vështrim, zhvillimi i sociologjisë dhe i shkencës politike pasqyron historinë e vetë modernitetit dhe, si pjesë e tij, edhe historinë e zhvillimit të demokracisë, si teori dhe praktikë.
Unë nuk e di se sa ka arritur ta mësojë në shkollë, ose sa ka arritur që ta kuptojë pas shkolle këtë fakt të thjeshtë znj. Çaushaj, por nga monologu i zhurmshëm i saj në studion e “Opinionit” kuptova se ajo është tërësisht “out” në këtë fushë dhe krejt e paditur mbi atë se çfarë përfaqëson një sistem politik demokratik. Zonja në fjalë e konsideron demokracinë si një sistem moral (njëlloj si feja, apo doktrinat morale) kur, në fakt, demokracia, si çdo formë tjetër e organizimit politik të shoqërisë, është një sistem politik dhe juridik. Injoranca shumë herë shprehet si prepotencë dhe zonja në fjalë mund të konsiderohet si një Idealtypus perfekt i atij lloji njerëzish që pak më sipër i cilësova “cekalektualë”.
“Argumentet” e saj janë: Zgjedhjet mund të shtyhen pa problem. Nuk ka ligj që e ndalon këtë. Kryetarët e bashkive mund të qëndrojnë në detyrë edhe pas mbarimit të mandatit të tyre kushtetues etj.
OK, mund të pranojmë se ajo kaq di, kaq thotë, edhe pse me formimin e saj universitar argumente të tillë tingëllojnë absurdë. Ajo çka më bëri veçanërisht përshtypje në ndërhyrjet e kësaj zonje në studio atë mbrëmje ishte epilogu i saj: “Unë nuk do të shkoj të votoj dhe do shkoj në një qendër, në këdo qendër, që të frymëzoj këdo që mundem që të mos votojë”.
Ky është, siç vura në dukje më sipër, “tipi ideal” i një cekalektuali publik. Dikush që s’është në gjendje të bindë askënd me ato çfarë thotë, pretendon “të frymëzojë” këdo që mundet që të mos votojë. Mission impossible!
Të gjithë e dimë se ka njerëz të manipuluar e trushpëlarë. Trushpëlarja nuk ka qenë një tipar vetëm i komunizmit. C. Wright Mills me kohë ka argumentuar se manipulimi (ose trushpëlarja) është një ndër tri format e pushtetit, krahas dhunës dhe autoritetit shtetëtor dhe kjo, sipas tij, është një tipar edhe i shteteve demokratikë. Madje, në shtetet demokratikë, ku dhuna përdoret gjithnjë e më pak, manipulimi (trushpëlarja) bëhet jo vetëm “forma më e preferuar e pushtetit”, pra e atyre që kanë pozita drejtuese në shtet, por edhe atyre që kërkojnë të vijnë në pushtet.
Njerëzit trushpëlarë i gjen kudo, edhe ndër ata që e mbështesin një qeveri të dhënë, edhe ndër ata që kërkojnë rrëzimin e saj. Znj. Çaushaj shpreson të gjejë njerëz “trushpëlarë” në radhët e qytetarëve që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e nesërme, me shpresë se me fjalët e saj (që s’mundën të bindin askënd në atë emision) dhe me shembullin e saj, do të mund t’i “frymëzojë” ata që të mos votojnë!
Çfarë i dallon cekalektualë të tillë nga kryeplaku i një familjeje të zgjeruar patriarkale, që i detyron (apo i “frymëzon”) anëtarët e familjes së vet të votojnë, familjarisht, për këtë ose për atë parti politike? Thuajse asgjë. Është pakashumë i njëjti mentalitet arkaik, autoritarist dhe antidemokratik.
Lërini qytetarët shqiptarë të veprojnë siç mendojnë ata vetë, me mendjen e tyre, dhe të vendosin me vullnetin e tyre të lirë nëse duan ose jo që të votojnë nesër. Kjo është një e drejtë qytetare dhe politike individuale. Qytetarët nuk kanë nevojë që disa të ashtuquajtur intelektualë apo artiste, edhe nëse këta janë disa qindra (shumica krejt të panjohur për qytetarin e thjeshtë), të dëgjojnë “këshilla” si ato të z. Ceka apo të znj. Çaushaj për të kuptuar se si duhet të veprojnë e të sillen nesër, më 30 qershor.
Le të vazhdojnë një pjesë e artistëve, e gazetarëve dhe e pedagogëve të universiteteve tona (shumica e të cilëve nuk mund të quhen intelektualë) t’i shtojnë emrat e tyre nismës #Edhe unë, e inicuar si një hashtag në mediat sociale (një kopje e lëvizjes feministe #Me too në Shtetet e Bashkuara).
Qytetarët e informuar nuk ua vënë veshin nismave të tilla kur është fjala për një të drejtë qytetare e politike, siç është e drejta për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, që është një e drejtë për të gjithë, një e drejtë, e cila, në një rend demokratik, as nuk mund të mos i njihet, as nuk mund t’i hiqet, as nuk mund t’i rrëmbehet e tjetërsohet individit.
Karl Popper, një ndër filozofët më origjinalë e më të shquar të shekullit të 20-të, i kritikonte ashpër ata intelektualë që të vërtetën e përcaktonin nisur nga standardet e tyre individuale—e vërtetë është ajo që mendoj unë. Sipas tij, narcisizmi, solipsizmi dhe besimi i verbër në të vërtetën “tënde” nuk bëjnë tjetër veçse inkurajojnë intolerancën dhe izolimin intelektual. Për të arritur tek e vërteta, e cila është gjithnjë relative, Popper sugjeronte që pjesëmarrësit në një debat duhet të krahasojnë argumentet e tyre dhe jo personalitetet e tyre, siç bënë z. Ceka dhe znj. Çaushaj në debatin e sipërpërmendur.
Zëvendësimi i diskutimit rreth argumenteve të njëri-tjetrit me “analiza” për njëri-tjetrin, sipas Popper-it, s’është veçse “metoda shkencore” që zhvilluan dhe përdorën në analizat e tyre marksistët (mbështetur në paragjykimin klasor), frojdistët (mbështetur në idenë e represionit) dhe adleristët (nisur nga pasioni për të provuar superioritetin tënd, pasion që, siç thoshte Popper-i, “shpjegohet me përpjekjen për të kompensuar inferioritetin tënd”.
Në përfundim, duke iu referuar debatit që u zhvillua dy ditë më parë në studion e emisionit “Opinion”, përmend përsëri Popper-in. Sipas tij, qëllimi i një debati nuk duhet të jetë kurrë që të fitosh; qëllimi i vërtetë i një diskutimi duhet të jetë progresi intelektual, jo afirmimi social. Afirmimi social duhet të jetë rrjedhojë e suksesit intelektual.
Po kështu, kriteri i fitores në një debat intelektual nuk duhet të jetë kurrë i jashtëm (social, ekonomik, politik); ai duhet të jetë thjesht intelektual. Në këtë mënyrë, edhe nëse ti përpiqesh të mbrosh interesat e tua personale, ose ato të grupit të cilit i përket, ti duhet të përdorësh vetëm argumente të vlefshëm intelektualisht.
Popper theksonte se: “Fitorja në një debat s’është asgjë, ndërsa sqarimi sado i vogël qoftë edhe i një problemi të vetëm, madje edhe kontributi më i vogël për një kuptim më të qartë të pikëpamjes tënde, ose të pikëpamjes së kundërshtarit, është një sukses i madh. Një diskutim, të cilin ti e fiton, por i cili nuk arrin të ndryshojë, ose të sqarojë sado pak mendimin tënd, mund të konsiderohet si humbje”.
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
CIRK ne KOLONI qe zyrtarisht u inagurua nga Gonxhe Bojaxhi.
Dritero Agolli (VICIDOLI).
Z.Fatos ju jeni profesor,vini re sa here e keni perdorur fjalen “intelektual” ne kete artikull relativisht te shkurter,
To begin with; nuk eshte aspak “intelektuale”te besh dallim shtresor ne nje debat publik.”Po flasin intelektualet”budallejte po degjojne.Ku ne cilin debat kemi degjuar te thuhet “fjalen e kishte intelektual filani ” Ne US jo nje here,marrezira te tilla i degjon vetem ne Shqiperi,ku “intelektualet” jane te ndare me thike.Ne kete rast debatin duhej ta zhvillonin juriste te fushes se
drejtsise konstitucionale,jo “intelektuale filozofe” te cdo fushe”
I drejte komenti i NY. debatin mbi ligjshmerine e disa vendim marrjeve apo dekreteve duhet te zhvillohet nga expert te fushes dhe jo nga kafexhinj apo mejhanexhinj politik. Shkrimi eshte i mire dhe e vertets eshte siç thote zoti Fatos qe nuk kainyelektuale sepse ne keto 30 vjet forca antishqiptare shkaterruan komplet arsimin apo zhvillimin shkencor ne Shqiperi.
Oor une gjate ketyre 2 muajve te fundit jam surprizuar me numerin e madh te atyre gjoja artiste, intelektuale, analiste e gazetare gjoja te pavarur, qe vrapojne neper studio televizive duke bere afirmime qe te ngrejne lesht e kokes perpjete. Qe ketu kuptohet qe ne Shqiperi eshte rrenjosur me vite dhe brumosur ai qe quhet njeriu i ri berishian. I cili imponohet me dhune e me argumenta skandaloz tevtjereve per jo vetem te pasur te drejte por edhe per te sunduar te tjeret.
Fatos Tarifa e ka perdorur fjalen intelektual shume here gjate shkrimit te tij me nje pikesynim te caktuar.
Kur Bujar Kafexhiu dhe Flutura Açka quhen mbare e mbrapsht intelektuale, atehere kjo fjale eshte zhveresuar pa filluar debati. Si rjredhoje Fatos Tarifa ka te drejte t’i veje shkelmin ne fyt kesaj fjale pa meshire, duke i dhene ate qe ne anglisht quhet “sucker punch”.
Kjo taktike e arriti qellimin. E respektoj Fatos Tarifen per nivelin dhe qartesine e mendimit.
Gregor,”Mbledhja ja arriti qellimit” ?! Puna prapagandistike e partise i bind masat ne rrugen e drejte te partise ? Intelektual universal qe i pergjigjen cdo shkence politike,filozofike,ekonomike,shoqerore ne Shqiperi i gjen me tonelata,ne fund te diskutimit te thone “E ka thene Shekspiri” kete qe po te them une !
Bota nuk funksionon ashtu,Keta ja fusin njeri gozhdes tjetri patkuas,Kush jane keta ? Nuk gjen nje akademik te cerifikuar shkencerisht qe flet per kete topic te caktuar(subjektin) juridik te ceshtjes.
Sidoqofte per temen,shume me i kualifikuar se te tjeret pa dyshim qe eshte prf.Tarifa,Not Always Right (per mendimin tim) dhe nje gje te ben te dyshosh, pse ulet ne ate tavoline ku te tjeret jane profane,thjeshte per te bere propagande?!
Daku, ne fakt mua nuk me ngrejne leshte e kukes perpjet, por te bythes, se ne koke s’kam me nga studimet. E ka marre ne dore injoranca dhe te diturit e vertete po shikojne punen e tyre ne nje vorbull injorantesh. E pashe ate nate emisionin dhe habita se si Tarifa me gjithe ate capacitet intelektual perballej me ta femren qe ne fakt ishte e degjeneruar dhe hidhej perpjete se na qenkej dhe profesore. Me ra çatia e shtepise mbi kokee, por çfare te besh: Shqiperia eshte rrumpalle. Une te isha ne vend te Fatos tarifes , nuk shkoja ne emisionet qe vete Mark marku. Lume studentet shqiptare dhe lume ne per Shqiperine se çfare brezi na edukuojne keta balasha!
Fatos, me vjen keq qe nje intelektual i kalibrit tend, duhet te beje analiza lidhur me nje ambjent shoqeror qe nuk meritom asnje lloj vemendjeje …
Shefqet Peci, OFICER I ZOGUT dhe Pellazg me kafk superiore.
Degjova pak nga debati juaj televiziv ate dite deri ne momentin qe i thate nje vajze qe kishit perballe, “Mjaft ti se flasim ne qe i dime mire keto gjera e ti nuk i di fare”. Aty te them te drejten i thashe Fevzos te dhjefsha ne debat, dhe e ktheva kanalin.
Kush jeni ju more zoteri qe i jep te drejten ti thuash te tjereve ke zerin e larte e bej kujdes, apo Nuk i di ti keto pune po i dime ne?
Ne momentin qe ke shtru bythen ne ate studio, dhe kudo tjeter, nese kerkon respekt, duhet te japesh perpara.
Po na ben qytetarin ti, apo specialistin e marredhenieve shqiptaro amerikane, me ate fare karriere ate pak kohe qe punove ne USA. Te gjithe e dime se u hoqe per batakcilleqe te nivelit te ulet, gje qe nuk te japin absolutisht te drejten te mburresh me etiketimin “Intelektual” qe bujarisht Fevzoja ua ngjeshi te gjitheve.
Edhe une u habita e nuk prisja mallekime nga goja e Cekes, po kjo nuk te ben ty burre me te mire se ai gjithsesi.
Po merrke ti persiper ti dallosh kush mund te quhet intelektual dhe kush jo, nga ata qe i bashkohen nje nisme, cilado qofte.
Te ty paska mbet me ba kete lloj ndarjeje, intelektual apo jo? Vaj medet per ata te shkrete student qe u duhet te kalojne ne doren tende.
Une skam asgje personale me ty, po me rracen tuaj nuk me del inati. Jeni ju kermijte qe gjalloni ne shoqerine tone e pa bere asgje pozitive ne jete, kerkoni kaq shume nga shoqeria
Turp tju vije goxha burre.
Neritan Ceka s’ka qene asnjehere arkeolog cilesor dhe aq me pak perfaqesues i shkolles shqiptare te arkeologjise. I ati, po, Hasan Ceka, I shkolles austriake. Neritani ka rrojtur nen hijen e te atit . Sa per politikan…
fyell !
Aleksander, duket qe tani ke dale ne pension ne Amerike, ju bere vetem punen e kamerierit, pasi zhveshe kostumin e oficerit te sigurimit. Ndenje 30 vjet ne ate vend te bekuar dhe nuk ishte i zoti te shkolloheshe e te beheshe dikushi. Ti nuk mund te flasesh per Ceken. Per te flasin veprat e tij.
Sa per te atin, qe sigurimi e kishte vene ne list at qe ti i kenjohur mire, me mire mos fol.
Llogje akksvaJe Ziti tarifa
Lka plot MJRT QECSyUDioJe ne tjetervdehvev’leaxojn tjete edge keshtu Mt cejsa eshtegjakli e bashkpunyoti I njevakademik arkelogubtevshquare Mr Prof has an ceka
Ne butt 1960 ne qyteze e lashtert te tiiosujes ne maldin e gjkakoves rastsisjt e mam takutrvne Te qytez me gjith students e vitiit fundi te
Duke beer ‘pinkie aekeologjikend nje bunlotrek t Vogel kishte libbta name gjuhe huskserbsrkeologji por fhe filoxzifin.llogigdn pdiko”ogjinjuridiceskii faculty mexhngunarodnaja prage
Keshtio we ju nuke muni Ta ndsloni fhe nuke keno te drejtbta cvleftsoni Jo vetem erudition zMr Narita ceka
aldwmik veka njfet shkrnctare nderkombetarishtr
Ai inks dune Shuler albankolohkise elect tarif marksiste Leninist z fhe soote e lpkdh.
SHIKO MRRVTARIFS GJENDJE NE SHQIPERIBEDJT YTSGJIKEedhe urn jam shame I shqetsuarene kete sit
Lingustike paleontoologjise Sau familjsrudhngs pecks e bashkdhortykabedhtebtrug me lo fijdhren ne sjkencstvdhqoptsre
Tarifa nitrate shperthenbehet ne shqiperi???mje thumbit yjrtrinpstkojt
Kryemijistrinnuk shkon trknpresideri????bsjrskysrizem mendje mashed Deliranteponc faje ka popilliMosbenguc greased mrr kramdevz )Le nguce te zeseb tented
ptrsudent gjthkushredhe urn them v benuk ka ndoodh we kgyeminityti mos shkojn teak ppresidetilo?????? Kino ski maeeveshje ??????
tokorrivdr,afC,
June 2802019\ 11.55pm
Junprifteve mbare?
Ps te yoni tonet
Populoi ju Beeson cur e fegjoni demoiratet kerkojn ndrushime
Ski gje PPS ti pawyroj me beota ndrushimet
Edie jam intelektuale Mr titullbeiirdjra sukencore
Sridjure Biloxi ..gjrnetik DHENE PROBIN HISTOTI GJEOGRSFI USA.GJUHEN ENHLEZE .,SYUDJUSRE PER KURISPONDENC EVHISTORIBDHE po keehtu yNUK ISfrohem kete nee lands Prof drvzneritanvCekeseho fhe nje pelf Na shipyard e Maqedonise qe Prof ceka eskt polio glotr per sshkencar sobanis so anti Illohjimnr
Fani dr & Prof.m..ikce
z yatifa me ngzdale kinpto m.d.ka mbaruarebekonomi politicize cagre doktorature zotron gjuhet be shqipen serbo krtorishten ballgame prudish ilalish frengjisht englishtr,dpanisht fjernmanisht zotron shume mire historic hjrografin e shqiperise Egyptian zllabishten
Historian e notes perhjithsishtd.E nukbdhrte mende.
Diplomat j’s endavak Na natyra e pines fid perkrahja bilgrafike njofin eshte ne diplomat bile me mjekwe made e l. tape.
Ne kete vend jam mesuar te duroj shume gjera ,por hipokrizine kur diskutohet per tema zgjedhjesh nuk e duroj dot .
Nuk e vej ne dyshim dashamiresine e z.Tarifa kur perpiqet me argumente psikologjiko – shkencore te shpjegoj situaten parazgjedhore ne Shqiperi por pse harron ose me keq ben sikur harron se partite politike vetem per afate kushtetuese skane pyetur .
Zotni Tarifa duhet ta mbaj mend se per ca certifikata qe pretendoheshin te leshoheshin fallco dhe me gallata ishte se i leshonte Bashkia e drejtuar nga Edi ,u shtyn zgjedhjet pa problem .Per ceshtje certifikatash flas .
Zotni Tarifa duhet ti kujtohet kur mbas zgjedhjeve te 2009 ,ankesave te opozites per manipulime Berisha u drejtohej me togfjaleshin ” drejtohuni ne gjykate ,vetem aty zgjidhen ankesat ” dhe oppzita kerkonte zgjidhje pa gjykata .Kush socialist ishte dakort atehere me kete formulim .Mos ishit ju z.Tarifa .I permenda keto shembuj sepse nuk duroj dot kur sot flitet per afate Kushtetuese nga persona qe se kane pyetur Kushtetuten asnjehere .
Neritan Ceken si arkeolog se njoh Fjale te mira degjojj dhe i lumte ,por si politikan ja kam hequr vizen qe ne 97 ,kur manipulonte dhe mashtronte njerezit per ti shfrytezuar per ardhjen ne pushtet .
Atekohe z Tarifa socialistet e kishin yllin e tyre politik ,sot e shajne…..prandaj e nisa shkrimin tim me fjalet ne kete vend hipokrizia mi sjell zorret ne fyt .
Sa per info une do votoj .Nuk mund te rri pa i dhene vleresim Erjon Veliajt per superpunen ne lagjen time .
Per Cilen Gjykat e ke fjalen…. per Gjykaten Berishjane te Plepave qe jepte vetem Drejtesi me Pare ose me te Fuqishmit…. Drejtesia e Zh’Drejte e Plepave na solli ne kete pike, se po te kish Drejtesi te gjith Politikanet Shqiptar duhet te ishin ne Burg denuar me nga 101vjet secili. Tu lutem mos na trego Drejtesine e Plepave
Meqe po mu lutke po te jap nje sqarim te vogel.
Ajo sipas teje qe ishte Drejtesia e Plepave e perfaqesuar nha Gjykata Kushtetuese i kthehu Sali Berishes 33 ligje qe nuk perputheshin me Kushtetuten dhe Anulloi Marreveshjen Detare me Greqine .Kete Gjykate Kushtetuese qe Edi Rama e shpalli Mbrojtese Heroike te Detit nas ca kohesh po vete Edi per Iinteresat e tij.e shpartalloi si te korruptuar.
Vere mendjen ne pune ndonjehere o dashamir se nuk te quhet gabim.Vetem nese je i.kpmpletuar me fjalimet e udheheqesit….aty ste bej me faj.
O EPIIIIROS,
ESHTE EDI RAMA AI QE I SHTYRE NGA SHOQERIA CIVILE E COI CESHTJEN E DETIT NE GJYKATE kUSHTETUESE DHE AJO ME 100% TE VOTAVE E QUAJTI ANTIKUSHTETUESE. ESHTE PO KY EDI RAMA I JUAJ, THEM I JUAJ PASI EDHE AI ESHTE FILLOGREK E FILLO SER, MIK I GREKEVE DHE I VUCICIT, QE PASI E SHUAJTI GJYKATEN KUSHTETUESE I RIFILLOI BISEDIMET PER DETIN. POR TI, TARIFES DHE SHUME FILLOGREKEVE NUK UA KAP ANTENA KETO TRADHETI TE EDI RAMES. MBYTUNI ME MIRE NE LUME E MOS U NDJENI.
Bajga Ceka I leshoje nje bajge ketij [ balgori te madh Tarifa ] tek debati dhe ky deshtak tani derdellit pa fund !
Lexo ,,, Jo more ,,dole te na mesoshe ,,por harove ,qe ju dje
gezonit t,ju hiqnit te tjereve ato qe ju takonin,per te plotsuar tuajat .Debat pisash,,,akuzojne pisat se kane vjedhur pisat. Nuk jane vjellur votat e popullit te zgjuar ,se ai nuk shkon per te votuar. Qelbesiret keshtu vjellin njeri tjetrin dhe keshtu mbrojne vehten ne diskutime perpara miletit [ turrme ]
Nisur edhe nga mbiemri, ky fare arkeologu politikan ka pesuar nje deformim te màdh, nje mutation te parioarueshem. meriton te quhet jo cekalektual, por fekalintelektual.
Fakenderim per shkrimin e argumentuar.
NJE RADIOGRAFÍ E PERSOSUR PROFESOR TARIFA
JO VETEM E OPINIONEVE TE BLENDI KORAN TOPTANIT DHE KREJT OTURAKUT MEDIATIK TE BANDES SE GANGSTEREVE TE SALIKEKRACISE
Ndoqa vetem 15 minutat e para te ketij emisioni tipik te nje sharlatani e papagalli si Blendi Fevzi Toptani dhe zjurmuesve te SaLike- Bandes.
Pa mallkuar as veten per durimin aq te gjate perballe mallkimeve te nje qyqeje Vicidoli si Neritan Ceka, te perdorur e shperdorur keqazi nga Saleh Ramollah Ajatollah Milllosh Putanini sa here ia ka dashur qejfi, te rrjedhur krejtesisht nga truri, me beri pershtypje nje rrugace Vicidoli pa edukaten minimale njerezore qe demonstroi ne menyren me qasharake misionin e vertete te saj- ate te zhurmueses dhe zallamahise berishiane, qe askush nuk mund ta beje me mire se vete drejtuesi i ketij emisioni nul nga ana gazetareske, zero nga niveli e opinioneve, krejt vulgar nga rrahja e mendimeve e kryekeput rrugaceror nga mesazhet qe percjell tek teleshikuesi dhe opinioni publik ne teresi.
Opinionet, ne shqip mendimet e “ Opinioneve” te Blendi Koran Toptanit jane gjithcka pervec mendimeve te te ftuarve si ku dhe mendimtare te tjere te shquar, qe perfaqesojne eliten e inteligjencies shqiptare.
Opinionet, ne shqip mendimet e Blendi Fevzi Toptanit nuk jane fare mendime, por kryekeput diktime te opinioneve te tij pa opinione, kuturu, rremuje, ulurima me shkop dirigjenti qe drejton, imponon, detyron te ftuarin vetem per te thene e miratuar, per te duartrokitur jashteqitjen mendore te trurit te tij pa substance gri, pa tru.
Me vend te beje interlokutorin, moderatorin, ne shqip zbutesin e qetesuesin e debatit dhe bashkebisedimit rreth temes apo ceshtjes qe shqyrtohet, Blendi Fevzi Toptani ben Toptanin me shkop dirigjenti ne dore ne vend te kobures ne doren sterdajes se tij me serb se serbet Esat Pash Toptanit, me Haxhi Qamil se Haxhi Qamili .
Eshte kjo aresyeja qe ai perzgjedh me lupe kategorine e tij si Ceka mallkimtar si ajo kukumjacka Kukudhe nga pamja edhe me nga truri, qe ua kundervuri zonjes intelektuale perkrah jush dhe ju me kukamat e saj te peshtira deri ne krupe e me fytyren e saj me te tute diten e jo me naten!
Ne vend te perdore forcen e fuqine e aresyes dhe mendimit, qe kurre nuk e ka pase dhe as nuk perpiqet ta kete, Blendi Koran Fevzi Toptani perdor aresyen e forces dhe fuqine e shkopit, klithmat deri ne cjerrje zeri, ulerimat, kotesine intelektuale te garipit dhe te fortit tipike per xhuxhmaxhuxhe mendore dhe fizike me pasion prej te cmenduri po aq sa edhe padije kronike!
Kete e pohon me gojen e vet ne cdo hapja emisioni kur klithe si nje skizofren kronik “ Pasioni na mban gjalle… ! “
Te pergezoj i nderuar filozof e sociólog, profesor e diplomat per durimin tend kinez qe qendrove deri ne fund te atyre Opinioneve me ulerima e kukatje kulumjackash e mallkime qyqanash te matufepsur si Neritan Ceka dhe i biri !
Megjithese kam studjuar e jetuar per 4 vjet ne Kine nuk munda te duroja me shume se cerek ore kukamat e qyqeve te Opinioneve pa tru te korit te tyre !
Pergezime per mendimet tuaja e analizen e shkelqyer prej Profesori pa plagjiature !
“Pergezime per mendimet tuaja e analizen e shkelqyer”
Alban nuk ke nevoje te komentosh me shume se sa kjo fraze ne fund per te treguar injorancen,Analiza mundet te jete me te vertete e shkelqyer,po ti kush je per ta vleresuar me superlativa ?! Mbi c’baza “akademike” tuajat ?! Mentaliteti i nje maloku(nje maloku,nuk jane njerezit te gjithe njesoj) per te treguar devotshmeri pa kushte, koke trashesi e genit qe shikon bardh e zi.
Replike e detyruar me nje paemer qe nxjerr jashteqitje nga truri dhe goja
KY ESHTE ALBAN DEGA !
Frymezim i pashtershem
Alban alias Hamdi Dega nuk ka nevoje te krahasoje vetveten me askend tjeter…
Nuk eshte asnjehere i kenaqur nga vetvetja. Puna me e keqe ne Bote eshte te mos punosh!
Nese nje apo tjeter komentues e krahasojne me Konicen, me Kafken, me… apo e shajne me fjalorin e sterrrugaceve te Brakes apo zhulit e laperave antikombetare te Berishes qe gjuajne si cubat mbas ferrave te pseudonimeve te internetit sepse nuk kane emer ose kane frike nga emrat e tyre te vertete.
Alban Dega i shikon te dyja si nje frymezim te pashtershem per te denoncuar edhe me fort me fakte dhe te verteta figuren me te urryer te politikes shqiptare dhe qeverine me te korruptuar ne historine e Shqiperise !
Shume vete bejne pyetjen ku e gjej kohen per te shkruar !?
Shkencetaret kane zbuluar se vetem pese ore gjume jane krejt te mjaftueshme per trurin e te rriturve.
Nuk mbaj mend te kem bere me shume se 4 ore gjume ne dite te pakten tash 15 vjet.
Per mua te shkruarit eshte zbavitje, shplodhje, qetesim. Eshte si pianoja per pianistin, si noti per notarin, si shahu per shahistin, si kenga per kengetarin…
Tash 40 vjet te shkruarit eshte kenaqesia ime jo vetem ne shqip por edhe ne kater – pese gjuhe te tjera !
11 vjec kam botuar shkrimin e pare tek revista simpatike ” Pioneri” Vetem 13 vjec kam botuar shkrimin e pare tek gazeta ime e dashur “Zeri i Rinise”.
Asnje dite nuk kam punuar as tek “Zeri i Popullit” as ne nje gazete tjeter. Edhe po te kisha punuar aty do ta kisha per nder !
Dhe mos mendoni se jam me shkolle terri …
As me diploma Plepash, Vitrinash, Kristali, UET-i e dhjetra universitete shitore diplomash e Akademi Domosdove qe gelojne akoma si ne Shqiperi edhe ne Kosove me gjithe Reformen e deshtuar !
As me mik me mire se nje ciflig!
Krejt e kunderta.
Rruge e thepisur me gjarperinj neper kembe e duar e ujqer e arusha perreth, jo vetem figurative letrare, por edhe fizike prej verteti qysh 7-8 vjec e deri kur kthehesha me pushime verore nga Kina duke pastruar pyje, shqyer shkembinj per kerkime gjeologjike siperfaqesore, mbledhur boronica e mbi 28 loje bimesh mjekesore deri edhe 150 kile te thata X 430 leke kilja= 64500 leke, gati sa rroga vjetore e dy prinderve se bashku …
Ishim 6 femije 3 vellezer e 3 motra, secili me i mire se tjetri ne mesime e punetore…
Jeteshkrimi akademik
Nxenes i shkelqyer ne shkollen fillore e tetevjecare “ Valbona” ne Shoshan te Tropojes ne vitet 1962-68.
E njejta gje ne klasen e 8 -12 te shkolles 8 e te Mesme “ Asim Vokshi” ne Bajram Curri.
Fitues i tri konkurseve kombetare ne kimi, letersi e Histori ne vitet 1973-1974…
Student i shkelqyer ne Institutin e Gjuhes se Pekinit 1974- 1975.
Student i shkelqyer ne vitet 1975- 1978 ne Universitetin e Pekinit, themeluar nga amerikanet, qysh ne 1904, nje nder me te miret ne Bote edhe sot me profil marredheniet dhe politiken nderkombetare
Masters ne Gazetari ne vitet 1979- 1981 ne Universitetin e Tiranes
Tre programe pergatitore ne UNAM te Meksikes dhe Universitetin Complutense te Madridit me bursa te vecanta nga Ish- Presidenti historik i Meksikes miliardeti Luis Echeveria Alvarez dhe Mbreti i Spanjes Juan Carlos I.
Fitues me konkurs elektronik dhe me vote demokratike te kolektivit krijues te ATSH-se perballe Intrigave te Liljana Hoxhes- Ish – Zevendes Drejtoreshe e ATSH-se, qe donte te conte nje shoqen te saj pjese e ish- nomenklatures dhe Mehmet Elezit ish- Drejtor ne Drejtorine e Shtypit te KQ te PPSH-se per te derguar bijte e bijat, dhenduret e Byrose Politike ne Programin e Departamentit te Informacionit Publik te OKB-se UNDPI… “ Cfare ka Mehmet Elezi me familjen tende dhe me ty” me pyet bashkevendasi yne nga Salca e Nikaj Merturit Marash Hajati kur me therret per te marre CV- te e 7 konkurenteve e per ti nise me Faksin e ATSH-se.
CV-ja ime qe kisha me shume shkrime e analiza cilesore, te botuara ne shtypin shqiptar dhe ne RTSH, per kerkesat qe kishte programi, se sa te gjithe ata se bashku, ishte sa cereku i CV-se se secilit prej tyre.
– Vetem lidhje miqesore familjare dhe asnje meri a perplasje, i pergjigjem une…
– Ah mjere ne tropojanet per Sindromen Tropojane me ngushellon Marash iduke shtuar se kam parandjenjen se ti do te jesh fituesi… Nuk ka kohe OKB-ja qe te harxhoje kohe me carcafet tane…
Pra titulli ose nentitujt qe kam perdore disa here per Sindromen Tropojane eshte krijim i Marash Hajatit jo imi…. I doli fjala .
Edhe nga ky Program u ktheva me Flete Mirenjohjeje nga Zevendessekretarja e Pergjithshme e OKB-se ne ate kohe Teresa Savigni, kanadeze qe mbulonte UNDP-ne per cka kam deshmitare re gjalle kolegun tim Genc Mlloja dhe ish- Ambasadorin e Shqiperise ne OKB Bashkim Pitarka.
Nje Akademi per cdo gazetar jo per shitje!
Kam punuar me dy e ne shume raste me tri turne ne Agjencine Telegrafike Shqiptare, ATSH, nje pune vertete rraskapitese.
Edhe nje Akademi e pashoqe per cilindo gazetar e perkthyes shqiptar, ku kam pasur si kolege por edhe si profesore e keshilltare te pashoq pionere te gazetarise bashkekohore dhe mjeshter te gjuhes shqipe e atyre te huaja si Petrit Bushati, Genc Kondi, Aristidh Ristani, Agron Koka, Kristofor Grillo, Liljana Verdha, Zenel Sejdi Marjana Duro e te tjere.
Dikush mund te thote se e bej per fobi apo per emer… Gabohet rende. Nje gazetar profesionist qe qysh ne moshen 23 vjec eshte cituar nga agjencite dhe gazetat me ne ze te Botes, qe kontrollojne mbi 90 per qind te krejt informacionit boteror nuk pret te beje emer nga nje shtyp qe nuk perfaqeson as 0.0001 per qind te informacionit boteror, sic eshte krejt shtypi shqiptar sot.
Nje gazetar qe ka sherbyer si korrespondent i gazetave me te madhe ne Evrope e Bote si “El Pais”- e para nga tirazhi dhe e treta nga reputacioni ne mbare Boten mbas “ The New York Times“ dhe “ Le Monde “, “La Vanguardia” te Spanjes, si ” Huftington Post” me mbi 150 milione lexues ne SHBA dhe ne mbare Ameriken Latine per Shqiperine e Kosoven per te pakten 25 vjet, nuk pret te beje emer me asnje prej gazetave shqiptare, tirazhi total i te cilave nuk arrin ate te gazetave ” Koha Jone” ne vitet 90 apo te ” Shekulli” ne fillim te viteve 2000.
Asnje politikan as force politike nuk me ka kerkuar asnjehere te shkruaj kete ose ate gazete.
Nuk kam qene e as nuk jam per shitje! Eshte thjeshte kenaqesi, hobi sic u pelqen ta quajne ata qe njohin me mire gjuhet e huaja por jo shqipen.
Gjaku nuk behet uje.
I vetmi motiv , synim, kenaqesi e imja eshte detyrimi atdhetar dhe nje sherbim vullnetar ne dobi te popullit e kombit tim ! Eshte detyrim por edhe nder per popullin e kombin tim. Pse!?
Tri here hordhite serbe kane djegur shtepite e stergjyshit, gjyshit dhe babit tim ne Grac te Malesise se Gjakoves, pasi kishin shkretuar Kosoven.
Stergjyshi Ibrahim Izlami eshte plagose per vdekje nga serbet ne 1913-en. Vdiq 44 vjec nga ato plage. Dy gjysherit nga nena e babai Elez Hoxhe Berisha dhe Ali Ibrahimi jane plagosur nga terroristet e Beogradit.
Babai im Ram Dega mbajti ne trup per vite ciflat e xhamave te bombave te nazisteve gjermane dhe te terroristeve UDB-es se Rankovicit qe ia hoqen mjeket e jashtezakonshem te Spitalit Albert Ajnshtajn te Nju Jorku.
Ndersa kryeterroristi Mehmet Shehu i shkruante ne Raportin “ Teper Sekret “ per Qoftelargun Enver Hoxha “ ekzakt mr 3 nentor te vitit 1954 se Ram Degen do ta spastrojme ne rastin me te pare, ndersa babai im po luftonte me vdekjen ne spitalin ushtarak te Tiranes, nga 5 granata te hedhura kunder tij nga mercenaret e terroristet e Aleksander Rankovicit, qe e lane per te vdekur tek Shkambi i Rajes ne Nikaj Mertur te Tropojes..
Ia shpetoi jeten Profesor Veli Tota dhe nje mjeke e talentuar ruse qe punonte aty ! Kjo ishte kucedra komuniste !
Kush harron e perdhos, kush shet gjakun e te pareve shet edhe atdheun edhe shpirtin tek i pari qe e paguan me shume !
Mbi 50 mije lajme, kronika, permbledhje ” Shtypi Boteror per Ngjarjet ne Kosove”
Mijera komente, analiza per ngjarjet ne Kosove nga shkurti i vitit 1981 e deri sot si editor per Kosoven ne ATSH, deri kur Berisha dhe klani e tij vendosi ne krye te saj nje “magazinier peshku”, ne RTSH, ne shtypin shqiptar dhe ate nderkombetar , ne ” Illyria” e ” Albanian Herald”.
Si biri me nenen !
Dhjetra thirrje ne mediat e komunitetit shqiptar ne SHBA per te ndihmuar luftetaret per liri e popullin e Kosoves…. qe edhe sot vleresohen si kushtrime per liri e pavaresi nga bashkekombasit tone
Perkthimi dhe pergatitja pa asnje cent shperblim e dokumenteve te qindra refugjateve te Kosoves ne SHBA ne vitet e gazepit 98-99…
Kam dhene kontribute per luftetaret e lirise se UCK-se dhe populli e Kosoves ne vitet e gazepit te madh dhe lavdise madhore
.. Jam nje bir i Malesise se Gjakoves. Jam rritur me kenget, vallet, “Pershendetje e Urime”, Ditarin e Radio Prishtines…
Pra , jam aq larg me Kosoven e Shqiperine, sa c’eshte biri me Nenen, sa c’eshte mishi me thoin….
Cfare kam bere per Shqiperine, Kosoven!?
Asgje… Cfaredo qe kemi bere dhe bejme per Kosoven, per Shqiperine, per kombin tone e aleatim e mikun tone me te madh me Bote ne ditet me te veshtira , SHBA-ne eshte detyrim.
Eshte kontribut per vetveten, per te sotmen e te ardhmen tone e te femijeve tane.
Prandaj them se cfaredo qe kemi bere e bejme per atdheun tone, per lirine e demokracine eshte asgje… Asgje.
Cfaredo qe te beje biri ose bija per Nenen eshte pak… eshte hic! Eshte vetem nje detyrim njerezor dhe qytetar!
Ky eshte Alban Dega ! Nje nder 8 milione bijte e bijte e Shqiperise naturale!
Jam krenar per Atdheun e kombin tim 95 per qind proamerikan e properendimor….
I vetmi popull e komb Dielli i te cilit lind e perendon ne Perendim !
Shenim per lexuesin jo per Votuesin Zhurmuesin e Saplehut
I rashe gjate sepse nuk pata kohe ti bija shkurt.
Gjithesejt 14 sekonda kopjo e ngjir! Nuk meritojne me shume keta konet e Salehut!
Alban ti more malok muti, meso te shkruash dhe mos i thur lavde nje Matufi si Makuti Tarifa. Ai eshte nje plak i marre qe nuk di se cfare shkruan. Ndaj shiko boj noj pune, laje dhe qafen se akoma ne shekullinje 21 te vjen era fshatar dhe malok si Makuti Tarifa. Kaf per momentin. Malok muti….
Zoti Tarifa, per nje gje me vjen keq per ju, fakti qe llogaritet zonjen çaushi. Ajo ishte gazetarja me injorante qe kam njohur, le me pastaj te kishte mbaruar studimet per shkenca politike dhe komunikim. Nuk mendoj se ka diplome, ne se do kishte minimumi duhej te dinte te komunikonte, le me te jepte argumenta. Thjesht gabove, ajo duhej injoruar qofte edhe duke u larguar nga emisioni.
LARGIMI I TARIFES DHE INTELEKTUALES PERKEAH TIJ NGA EMISIONI DO TE ISHTE VLERESIMI ME I MADH PER NJE HIC SI AJO!
Nje e vetqusjtur gazetare e papune “ me orar te pjesshem ne nje media sociale” pa emer e pa mbiemer sic e prezantoi ajo vetveten, te perzinte dy mendimtare nga “Mendimet” pa tru te Blendi Koran Toptanit do te ishte dekorata dhe nderimi me i madh per dy hica !
Votues ti more malok muti, meso te shkruash dhe mos i thur lavde nje Matufi si Makuti Tarifa. Ai eshte nje plak i marre qe nuk di se cfare shkruan. Ndaj shiko boj noj pune, laje dhe qafen se akoma ne shekullinje 21 te vjen era fshatar dhe malok si Makuti Tarifa. Kaf per momentin. Malok muti….
TE LUMT PROFESOR,PENE-ARTE I D I T E S.JU LEXOJ SAHERE..DEGJOVA NE TV EDHE NERITANIN KIU-FIU NE PARTI E TV SI PREPOTENT E GOJE ÇARAPE.
-UNE DO TE THOJA SE KTA TIPA JANE TE SHKOLLES SE SALIZMIT QE:
1-NUK PRANOJNE MENDIMIN NDYSHE E CILA ESHTE PRIMARE NE DEMOKRACI.SE KTE DEMOKRACI ABARSHI E BERI VET SB TE DIKTUARE NGA QARQET E HUAJA.KJO TEM ESHTE DISKUTUARE PETHERE..
2-QE NUK PRANOJNE ZBRITJEN NGA “KALI”,PRA DUAN QE TE IMPONOJNE SEZBEN MENDIMIN E TYRE,PER RHEDHOI ATA DUHET TE JEN NJESH NE MENDIME VEPRIME E DREJTIM.
3-ISHTE FATKEQSI KOMBETARE QE SB
U VENDOS NE DREJTIMIN E VENDIT DHE DREJTOJ VENDIN ME METODAT ENVERISTE,STALINISTE,HITLERIANE…SIKUT TE QEM NE DIKTATURE.DHE KTO 30 VJET NUK KAN NDRYSHIM THELBESOR..
4-DUKE MOS PRANUAR KUNDERSHTAR POLITIK,SB FILLIMISHT FUTI NE BURG FATOS NANON PER TU BERE K.MINISTER I VENDIT,E ME PAS HOQI QAFE NGA PD AZEM HAJDARIN.DHE KJO ESHTE HISTORI ME VETE.QE NERITANI E DI POR NUK BZAN..
5-KY MENTALITET IMPONUES TE MENDIMIT E VEPRIMIT PREPOTENT TASHME ESHTE BERE USHQIM PER DERRAT PER SHUME INTELEKTUAL,ANALISTE,POLITIKAN ..QE FLASIN ÇU THOT RRYMA BERISHISTE PER NJE GRUSHT PARA DHE NUK MENDOJNE SE SI TE KONTRIBUOJNE PER NDERTIMIN E DEMOKRACISE NE SHQIPERI.DHE KJO NGJET ME SISTEMIN ENVERIST KU DIKTATORI ISHTE FUTUR THELLE NE ZEMRAT E POPULLIT FUKARA,SAQE AI ISHTE BERE ZOTI E PERENDIA MBI TOKE.
-ESHTE KJO ARSYEEJA QE PROBLEMET TONA POLITIKE NA I ZGJIDHIN PRRHERE ND/KOMBETARET,PASI SHUME POLITIKAN NUK ZBRESIN NGA KALI EDHE KUR VJEDHIN E VRASIN ME ZE E FIGURE.DHE PIKERISHTE KTA QE PERMENDNI JU..CEKA E CAUSHAJ JANE TE DETYRUARE TE THON ATE QE THOT QAFTHYERI..NDRYSHE PERFUNDOJNE SI A.HAHDARI,ARBNORI,ALI SPAHIA,S.OLLDASHI,ETJ.
-FAKTI QE ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT DO TE BEHEN ME IMPONIM TE SHBA+BE TREGON SE DEBATIN NE “OPINION”SOT(JO DJE)E FITUAT JU Z.TARIFA DHE UROE CEKUN PLAK TE MOS I BJER A T A K.
-JU FLM PER ANALIZAT TUAJA,FLM – D I T E S QE NA JEP HAPSIRE EDHE NE TE VOTOJME NE 30 QERSHR SI FAMILJE,
FIS,LAGJE..MASIVISHT,PASI PUSHTETI LOKAL DO NA JAPI BUKE,UJI,DRITA GJELBERIM,AJER TE PASTER,PLAZH DINJITOZ,MJEDIS TE KULTURUARE,ETJ.
-ATA QE MENDOJNE NDRYSHE EDHE SI BUJAR KAPEXHIU(PEPINIT) LE TI MARRIN ERE SALIUT.Nga ish ushtaraku madhor-mallakastriot-jo anonim.
Te lumte profesor!
Kete koment po e bej, jo thjesht se jam nje mbeshtetes pasionant ” i pandreqshem” i analizave te tua dhe si nje pasues i denje i familjes tuaj te nderuar, por mbi te gjitha, per te deshmuar se shoqeria jone ka nevoje me shume per mendje te iluminuara si juaja.
E ndoqa edhe une emisionin per te cilin po flisni. Dhe a e dini pse? Vetem per te degjuar shtjellimin e argumenteve te tua prej nje njeriu, te ditur, te ekuilibruar dhe mbi te gjitha racional dhe i urte ne mesazhet qe i percjell publikut. Mirpo ku te linin zhurmuesit dhe gjoja intelektualet me tru te shplare. Prandaj analizen tuaj brilante te sotme e prisja me padurim. Dhe e kam konsumuar si nje ushqim shpirteror kurues, por mbi te gjitha, me vlera te pashoqe shkencore dhe intelektuale. Ky eshte pushteti i vertete. Pushteti i dijes dhe urtesise.Vetem kesaj kemi nevoje ti referohemi perhere e me shume si individe dhe si shoqeri.
I kam neveri keta sojsorollopi qe cdo dy rreshta citojne nga nje filozof qe tu japin me vlere atyre qe shkruajne.
Te lumte Profesor.
Si gjithmone I sakte dhe dinjitoz.
Reapekt per ju,
Ish studenti juaj,
Borian
Fatos Makuteria dhe Sevilizmi! po nuk hoqe dore ti o njeri nga spiunlliqet dhe servilizmat, ti je njeriu me kompleks qe kam njohur ndonjehere! Ti je njeriu me antagonist i shoqerise shqiptare, fatkeqesi per ne qe kemi inteletuale te nivelit tuaj! antagonizmi vazhdon te mbreteroje te personi juaj…Gjykimi juaj ne kete shkrim lyp patjeter te kesh prane nje spikolog, ose nje psiko-analist. More Makut i Sociologjise, Fusha jote e dijes eshte nje fushe e djerre dhe qe ka nevoje te punohet dhe te mbillet fare e dije, more Plak Matuf i mjere, cfare po ju trashegon te rinje, veç sharje dhe perçarje, dhe asnje lloj dije. Prandaj more plak i marre dhe matuf, shiko te punosh fushen tende dhe te mbjellesh farene dijes per te rinjte. Por mua me duket se ty tu eshte mbire dora dhe vullneti per te shkruar diçka ne te mire te shoqerise…Ne shkrim pashe se merresh me Prof. Ceken, po ti atij nuk i vjen te thembra e kembes more makut, ai te dhjet ty more malok gjirokastre, po nuk ke faj ti se kur zbret katunari ne qytet trimerohet dhe mburret. Harron se çfare ka lene mbrapa! shiko more hajdut te ardhmen e familjes tende! Plak Matuf…ke fetyre ti te fyesh edhe ate vajzen e Rezarta Caushaj, nuk e njoh personalisht, por logjika e saj eshte shume me e shendoshe se jotje! Ajo more Makut, te dhjet ty me mut… cfare te mesosh nga ti more malok muti! Ndja keto pak rreshta qe ke hskruar te japin pershtypjen se jeni zhytur ne detin e mjerimit dhe te paditurise Makut, Servil, Malok…kush te ka bere prof. ty more Makut..
Fatos Makuti, po kush te ka bere Prof ty more Plak matuf. Ty te ka bere dalje familja jote more malok gjirokastre. Vini ne tirone dhe hapeni bythesh. Ti ke nevoje per psikolog more plak i marre.
Neritan nuk ka qënë kaq gomat,por si duket ka pjerdhur nga mosha e nga trutë.Bile edhe që deformuar nga fytyra.Duhet porositur Mina të mos e ketë vetëm rrugëve.Me mallkimet.cfaqi shënja të theksuara largimi në.drejtim të spitalit të specializuar në vendlindje
Martin Neritanit ti personalisht dhe te tjere si ty ti hani mutin. Ai eshte Prof.dhe jo mendje thare si ju dhe shoket e tu qe komentojne dhe nuk dine se cfare shkruajne. Beje te fala Plakut te rrjedhur Makut Dhe Malok . Tarifa.
Martin Neritanit ti personalisht dhe te tjere si ty ti hani mutin. Ai eshte Prof.dhe jo mendje thare si ju dhe shoket e tu qe komentojne dhe nuk dine se cfare shkruajne. Beje te fala Plakut te rrjedhur Makut Dhe Malok . Tarifa.
Nje hajdut bir ktimineli komunist qe perpoqet te kompleksoje te rinj me vlera.
Lam studiuar vete Shkence Politike para shume vitesh dhe duhet pranuar qe ai Fakultet nxjerr studenta me mendim te mprehte kritik dhe vlera per vendin.
Urime Rezarta vazhdo keshtu modeste dhe e vendosur.
Bukur.
O Z. Fatos, a jeni i biri i Sevo Tarifes? E di une ç’kam hequr e ç’kam degjuar nga babai juaj kur isha nxenes (i shkelqyer) ne gjimnazin “P. N. Luarasi” ne Tirane me 1963 !!!