Portali i djathtë ResPublica në një analizë mbi dy protestat që shenjuan fundin e vitit 2018, zbulon atë që Berisha nuk thotë për “protestën e Astirit” dhe atë që Rama nuk thotë për shkarkimet në qeveri.
“Protesta e banorëve të Unazës së Re ka gjeneruar një sërë zhvillimesh politike të cilat në sy të parë kapen jo lehtë. Përtej faktit se atë protestë kreu i opozitës e orientoi si betejë kundër Erjon Veliajt dhe se në të nuk mori pjesë asnjëherë Sali Berisha, ka disa elementë të tjerë që meritojnë vëmendje”, – analizon portali, sipas të cilit:
Së pari lëvizja e Bashës është e kuptueshme në kontekstin elektoral të vitit 2019. Veliaj duhet goditur përpara se të rivalizohet.
Së dyti, mungesa e Sali Berishës provon më së miri se ai ka patur dijeni se pas projektit qëndron biznesmeni Bashkim Ulaj.
Deri në këtë pikë, përballja u skematizua si zakonisht mes një PS-je dhe një PD-je që akuzojnë njëra-tjetrën me të njëjta akuza.
Në analizën e portalit në fjalë thuhet se gjërat ndryshuan kur në skenë doli skandali i DH Albania, fillimisht përmes biznesmenit deputet Agron Shehaj dhe mandej vijuar nga një emision televiziv. Kjo e ktheu vëmendjen drejt shkeljeve nga qeveria dhe jo nga Bashkia, duke vendosur në qendër kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
“Largimi i aq shumë ministrave nga ana e Edi Ramës në fakt është një dredhi për të mos bërë shkarkime individuale që do të interpretoheshin si pranim i fajit” – shkruan Respublica.
b.m. / dita
Po gazeta Dita e Thano-Dabulles cfare fsheh me sulmet ndaj Rames?
Sic e shof une kete pune dhe duke gjyuar dhe qendrimet e ashpra te gazetes Dita kohet e fundit, aktualisht Salu dhe Rama kane nje hall te perbashket: Erjon Veliajn
Tanimë kryeministri ka eliminuar plagët e hapura në qeverinë e tij dhe opozita është rifutur në lojën e vet që është: të tematizojë skandalin e Unazës së Re për efekt të zgjedhjeve lokale duke diskredituar e ndoshta eliminuar Veliajn si kandidat.
Perdite e me qarte duket se Veliaj në ambicien e tij për Tiranën ka kundër edhe kryeministrin që në këtë betejë mban fijet edhe të opozitës të cilës duket sikur po i vë në tepsi një kryebashkiak.
Asnjë prej ndryshimeve në qeverie nuk solli në ekzekutiv ndonjë njeri të afërt me Veliajn, ndërkohë që njeriu kryesor politik pranë tij, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është për momentin i neutralizuar.
Sado të mundohen që ta fshehin, pas heshtjes apo thurjes së skenarëve imagjinarë, fakti se mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës ka distancë nuk mund të fshihet.
Veliaj ka kontaktuar me njerëz të larguar nga Rama për të krijuar grupim kundër tij, por deri më tani asgjë nuk ka ecur siç duhej.
Eksperimenti politiko-financiar Veliaj-Xhafa dhe loja e ashpër në skandalin e Unazës së Re ka provokuar përballje të përshkallëzuar që do të përcaktojë karrierën e Veliajt.
Ne krah te te cilit eshte hedhur gazeta Dita.
Une nuk e di cfare fshehin te gjithe, ama nese eshte e vertete qe Edi Rama do eleminoje Erion Veliajn, te vetmin kryebashkiak te vertete e punetor qe ka patur ndonjehere Tirana, atehere eshte nje maskara qe meriton kunder jo vetem gazeten Dita, po te gjithe ata qe me shume se tifozlliqet per partite duan qytetin ku jetojne, te ardhmen e femijeve dhe te drejten kur behet fjale per njerez qe meritojne te ecin perpara bazuar tek puna dhe respekti per punen.
Askush nuk eshte perffekt, por te mos i japesh nje mandat te dyte Veliajt eshte mekat ndaj Tiranes
ej kokepalari
genjein hapur. Rama dhe velia jane shume te afert e te lidhur nyje,por qent si ty s’kane pune tjeter veç lehjeve…
Ti shqipe pelivani do jesh nga ata gardistet e 21 janarit.
Se ata m quajten qen n 21 janar.
Bravi t qofte
Vazhdoni me tifozlliqet tuaja nderkohe qe nue grusht politikan e biznesmen majmen ne kurrizin tend dhe timin
Po,nga ata jam,por,s’te pash ty diku ne proste se do t’a kisha hequr bythen…
Aha me fal
Qeke nga keta te bythes
Me fal, nuk e dija
Është thjesht një subversion i aleancës opozitaro- mediatike. I trembin të dy, si Rama ashtu dhe Velija. Aforizma “bashkimi bën fuqinë”, në këtë rast dhe në këtë moment pragzgjedhjesh flet kundër asaj aleance. Ata e dinë se Velija nuk ka kundërshtar në zgjedhjet e qershorit, ndaj dhe po përdorin gurin e fundit. Si do dhe ngado që ta shohësh, edhe sikur në thellësi aty ku mund të shohë vetëm ndonjë Nikoll lehës, të ketë ndonjë çarrje mes të dy figurave qëndrore të PS, sot për sot, ajo do të mbahet e taposur me beton dhe do të dalë në sipërfaqe, vetëm mbas 3-4 vjetësh, atëhere kur Rama mund të mos jetë më kryeministër, pra të ketë humbur në vitin 2021. Rama mu për zgjedhjet e 2021, po mendon dhe do ta ketë Veliajn edhe një mandat kryetar të bashkisë më të madhe e më të fuqishme ekonomike në vend, nga ku dalin 38-40 deputetë.
Kaq budallenj mendohet se janë Rama & Veliaj? Ë…!
O Keni Abelii. Te kuptosh nje gje. Ky Thano qe thua ti eshte kryeredaktori i dites e ky Dabulla qe shkruan ti eshte aksioner ne kompanine qe boton Gazeten Dita dhe nuk eshte vetem ai.Tani qe te kuptosh ti dhe te tjere komentues ketu qe shkruajne per dite dhe ne nje lartesi intelektuale per tu vleresuar krahasuar me portalet e tjera.
Dabulla nuk eshte shfaqur kurre ndonjehere si botues tundur shkundur neper kto festat mondane apo drekdarka sarhoshe qe shtrojne kta apo ata pushtetare qe per fat te keq te vendit tone sot jane te gjithe bashke.
Madje kte Dabullen qe thua ti as stafi i gazetareve pervec Thanos nuk e njeh as per fytyre sepse qe ne diten e pare te hapjes se gazetes Dita premtoi nje gazetari ndryshe e totalisht te pandikuar nga botuesi barkderr apo hunderr dhe der sot e ka mbajtur kete premtim. Per me tutje nuk dihet se tundimi ofertat jane te medha e pas tyre dhe shantazhet e presionet nese nuk perlan ofertat jane serish te medha.
Po ti kthehem kesaj punes se grupeve Veliaj e Rama.Kete Ramen gazeta Dita e mbeshteti e ka qene kryesorja ne ngjitjen e tij ne postin e Kryeministrit. Besonte te Rama duke u nisur nga monstruozitet e shpifjet vulgare qe kish hequr ne kurrizin e tij pike se pro e nga ajo formimi e aktrimi i perktyer qe ai bente ne rrethe te ngushta per nje Shqiperi ko ideale po normale. Zhgenjimi erdhi shume shpejt brenda 2013 por nuk ishte Rama ne vetvete objekti i mbeshtetjes se Dites se sa ishte nevoja ekstreme per te permbysur jo vetem nje tradhtar e barbar zullumqar si Sali Berisha por sistemin qe ai e bashkepunetoret e tij ne vite ngriten. Sistemin e antvleres. Ate sistem qe per fat shume te keq vazhdon ta dirigjoje i njejti Sali,ate sistem ku shkollimi u kthye ne analfabetizem,dinjiteti ne neperkembje,personaliteti ne sahanlepirje,morali ne orgji shteterore,drejtesia ne zhvatrrjepje totale.E gjitha kjo jo rastesisht ndaj dhe Rama nuk arriti dot te fitonte.Sepse ai llogariti si armik Saliun dhe e mposhti ne qershor 2013 por nuk llogariti qe Saliu ishte kudo ishte sistemi ishte ai sistem qe per fatin tone te keq shndrroi dhe ate vete ne Sali. Kte pra po mundohet serish Dita te luftoj Sal-ed-sistemin.
Veliaj ketu nuk hyn fare aq me pak Xhafa e te tjere si kta.Te gjithe keta mund te kene qellime te mira por nese ne si popull se bashku nuk shfarrosim njehere e mire Saled sistemin eshte e kote.Neser do jet Salersistem Salfat sistem e kshu me rradhe.
E pra duke ju falenderuar per komentet ju pershendes te gjitheve e ju ftoj te ngrihemi mbi cdo cic mic e te bejme te gjithe kte qe ben Dita. Te demaskojme Salbisht sistemin kushdo qofte bishti per sa kohe Saliu esht koka. E se fundmi kam nje propozim te guximshem per te bere. Le te komentojme ketu per here te pare ne blogun tone te Dites pa pseudonime por me identitetin tone te vertete le ta kthejme kete forum nga virtual ne real le ta bejme per te treguar qe ne nuk fshihemi e jemi vec kalores te se vertetes.
Gezuar 2019 e qofte Vit i mbare per te gjithe ju e familjet tuaja.l
Koment i pabesueshëm dhe aq me shumë ai propozimi gjasme i guximshëm në fund.
Je në konflikt interesi me disa vendime të Ramës së fundmi.
Që mos e zgjat: Rama e ka mbush kupën prej kohësh, por intesiteti i kritikave lidhet me një vendim të fortë që mori Rama e që cënoi rëndë interesat e tua.
Ai mesazhi, të themi i koduar, se Dita ishte kryesorja që e bëri Ramën kryeministër, them që nuk pi ujë. Ti duhet ta dije me kohë që Rama është tip rrëshqanor, tamam siç ai cilësoi rektorin Mynyr Koni.
Vito.Une nuk kam asnje konflikt interesi me vendimet e fundit te Rames.Perkundrazi.Dhe nuk kam asnje mesazh te koduar per askend ne sa me siper shkruaj.Mesazhet dhe komunikimet une i bej me kedo qofte drejtperdrejt dhe jo ketu.Ne respekt te ketij blogu mendoj qe ketu diskutohen vetem tema me interes publik ler te gjithe ne qe jemi pjese e tij.Nese ti nuk ndan te njejtin mendim me mua per sa i perket problematikes qe une shtroj kjo eshte e drejta jote dhe e mirekuptoj.Propozimi eshte i guximshem as gjysem e as gjasme i guximshem dhe serish une e respektoj drejen e kujtdo perfshire dhe tuajen per te mos komentuar me identitetin real.A sheh ti ndonje gje qe ka baze ne ate qe une shtroj apo jo?Ky eshte thelbi.
Unë nuk vij me emrin tim vërtet, por vij me IP reale që dmth unë nuk jam skuth interneti që punoj me proxy për të mos lënë gjurmë. Lehtësisht e verifikueshme kjo që thashë.
Për të qënë i drejtë me mundësinë që më jepet për të marrë pjesë ne blog e theksova që Rama ka kohë që e ka mbush kupën në raport me votuesit e tij, pra edhe me ty e po aq edhe me mua.
Rama, kryeministër i dalë nga PS-ja, favorizoi biznese që kanë financuar PD-në në vitet e zeza 1997-1998 kohë ku janë vrarë dhjetra aktivistë të PS-së nga falangat e Berishës, financuar nga Bashkim Ulaj dhe ai ushtari i Lul Bashës, ai llumi i Victoria Invest, Fatmir Kuçi, me 5 të vrarë në një ditë dhe disa raste me telekomandë në Durrës dhe Elbasan. Një vlla i Fatmir Kuçit ka qënë disa vite në kërkim për vrasjen e kunatit të një eksponenti shumë të rëndësishëm të PS-së në një qytet. Pyet në shpi se ta tregojnë më mirë. Kjo për temën.
Ama të zezës nuk mund t’i them e bardhë.
Mua më duket konflikt interesi. Qofsha i gabuar.
Peace!
Atëhere z.Alban si e shpjegon faktin, që ti na u shfaqe pikërisht sot si ai fand spathi në forum, ndërkohë që sipas supozimit tim askush nuk ta ka lexuar më përpara as emrin dhe as ndonjë koment si ky i sotmi?
Nuk jam sapak kundër idesë së shfaqjes së komentuesve me emra realë, POR kjo ose duhej të bëhej qysh në filllim pa u bërë “ai miku” mullar, ose përndryshe ai që sjell propozimet të ketë përmbushur të paktën një sasi të mjaftueshme komentesh, pshm le të themi 1000. Me vetëm 1 koment tëndin ti je i skualifikuar automatikisht, pavarësisht se sa gjendet në varësinë tënde kjo gazete.
Sa për atë se je apo s’je në konflikt me Ramën për çështje interesi, dhe se është apo jo i koduar mesazhi, kjo lexuesit nuk duhet t’i hyjë gjë në xhep se ai është fundja hesapi juaj. Por që ndërhyrja tënde surprizë lë tek ta një shije të hidhur – për këtë të jesh i sigurtë.
Nga njera ane shkruani se nuk ndikon linjen editoriale te Gazetes, nga ana tjeter e shtjelloni dhe e shpjegoni ate sikur te ishit bashkepunetori i ngushte i Thanos. Pra duke deshmuar se nga ana juaj ka pasur interesim qe c’ke me te per linjen editoriale te Dites.
Te jemi te sinqerte a do te lejonte Thano te shkruhej ndonje artikull qe t’ju cenonte juve si aksionere ne interesat tuaja si nga pikepamja politike-shoqeroe apo financiare-ekonomike duke vene interesin publik mbi ate personal? Kur keni zgjedhur te investoni tek Dita me Thanon kryeredaktor pa asnje dyshim qe i keni pasur parasysh keto gjera.
Lufta ndaj Saliut deri ne absurdin e ndertimit te nje sistemi edhe me te keq se ai i tiji, ju ben juve bashkefajtore si kontribues e media mbeshtetese kryesore e baterdise se rilindjoteve.
U bene 5 vjet qe mbuloni zullumet e tyre dhe kur vendi ishte bere Kolumbia e Europes ju me se shumti heshtnit.
Me Tahirin patet mbajtur ne fillim nje qendrim kritik per udhetimet ne Greqi e madje i bete dhe 10 pyetje po ajo ceshtje u harrua shume shpejt duke iu rreshtuar nder mediat qe mbeshtet edhe duke mbyllur syte perpara maskaralleqeve me evidente te rilindjoteve.
Me kujtohet qe edhe me Vllahutinin u treguat te ashper per faktin se kishte pushuar nga puna te shoqen e Ditmir Bushatit. Me pas “te shkuara te harruara” sepse plasi dashuria midis saj dhe rilindjoteve.
Dhe qendrimi ndaj Braces tani tingellon anakronik aq me teper kur i permendni mitmarrjen qe e shprehur ashtu sic keni bere ju, tingellon me shume si shantazh sesa si nje denoncim.
Nese do te donit te miren e vendit ate denoncim do ta benit ne prokurori por ju e dini shume mire se denoncimi ne nje prokurori nen urdhrat e Kryeministrit ka me pak efekt se nje artikull gazete.
Pra ju jeni te paret qe nuk i besoni perrallat me vetting e me rilindje apo shtetberje por ama asnjehere nuk e keni denoncuar hapur kete ne gazete.
Nese vertete jeni nisur nga dashuria per vendin ju nuk duhet te kishit mbeshtetur shkaterrimtaret e tij. Ky qendrim i juaji ju ben juve pak te besueshem ne kete pike.
Me mire jini te sinqerte e pohoni, ashtu sic beri pa dashur Shalsi, se ju mezi pritnit rrezimin e Saliut qe te mund te kapnit ndonje llokme nga Rama nen parullen “mjaft hengren keta, tani te hame edhe ne ndonje gje”
Me keto qendrime i ngjani shume atyre studenteve freshiste qe ngriheshin te kritikonin Ramen sipas kopionit me regjizure kryeministrore.
Te dilni tani ne pozita kritike eshte si kofini pas te vjelit. Pikerisht tani qe anija e rilindjes po fundoset ju gjetet sebepin e riatdhesimit te eshtrave te Md’hat Frasherit duke ngritur peshe zemrat e ca militanteve qe historine e njohin vetem nga filmat e propagandes se Kinostudios, per te kritikuar te keqijat e rilindjoteve.
Demi qe i kane bere e vazhdojne ti bejne ketij vendi beniaminet tuaj tashme ka marre permasa gjigande me borxhe 30 vjecare PPP-she.
Me pozicionet tuaja editoriale jeni bere as me pak e as me shume se nje Fahri Balliu i kohes se Berishes.
Mjaftonte te lexoje artikujt e Bedri Islamit e te ashtuquajturit Viktor Malaj e te neveritej se sa te renduar nga ideologjia e propaganda partiake ishin ato.
Dakord, jane ushqimi i perditshem shpirteror per ca militante, fjalori i te cileve nuk shkon me larg se dy tre sharje banale, por qendrojne shume larg nga ajo qe ju si Dita keni cilesuar si “gazetari dinjitoze dhe me integritet”
Te pohosh qe kishit pritshmeri pozitive nga Rama eshte me se paku naive aq me teper kur ju e keni njohur shume mire natyren dhe karakterin e tij qekur ishte ne bashki.
Por eshte akoma me keq kur edhe pse e keni kuptuar se po e shpie vendin drejt humneres ju keni vazhduar ta mbeshtetni “per inat te Saliut” duke marre persiper keshtu pergjegjesine si bashkepunetor ne shkaterrimin e vendit.
Ne syte e mi keto qendrime bartin shume inkoherenca e jane te pajustifikueshme.
Sidoqofte vit te mbare pa Sali, Edi, Ilir, Lul e servilet qe u shkojne nga pas.
Komentet me emrin e vertete behen kur ka nje nivel emancipimi dhe edukate standard e jo kur cdo koment qe behet te qepen me te shara banale. Rezultati do te ishte qe ne vend qe te komentohej per temat ne diskutim do te fillonim ti benim biografine njeri- tjetrit duke e degjenuar diskutimin ne nivele te uleta.
Duke njohur pak e ashume mendesine e komentuesve te Dites dhe duke pasur parasysh qe komentohet pa asnje lloj moderimi, preferoj te vazhdoj te shkruaj me kete nofke.
Me Dabullë a pa dabullë apo Thano, ne që komentojmë së pari i falënderojmë që na jepet kjo mundësi për të shfaqur opinionet tona ndaj atyre shkrimeve që e ndjejmë për të reflektuar. Sigurisht në këndvështrimin tonë dhe personalisht, mundohem të jem serioz në komentet e mia, sepse këtë linjë komunikimi e konsideroj si një foltore popullore. Unë zakonisht komentoj më tepër tek shkrimet e gazetës “DIta”, kjo për arsyen e vetme mbasi 80 përqind të mendimeve që shfaqen këtu janë vërtet të pa anshme. Por këto javët e fundit edhe unë shikoj një devijim në qëndrimin e këtij portali, jo në kuptimin se anon djathtas apo majtas por në kuptimin e mos pasqyrimit të komenteve të cilat flasin pozitivisht për qeverisjen e sotme, megjithëse dihet që kjo qeveridje ka dhe shumë për të bërë nga ato sa ka premtuar. Le të pasqyrohen edhe rastet kur flitet pozitivisht për disa arritje të këtyre 5 viteve, sepse ndikon në rritjen e përgjegjësive të kësaj qeverisjeje.
Fushatat kundër sistemit të kaluar dhe udhëheqjes politike e shtetërore të para nëntëdhjetës, këto 28 vjet kanë qenë dhe janë me bollëk, sigurisht shumica me inatin e trashëguar nga shtresat e goditëra, por aspak nuk është e saktë, e drejtë dhe e ndershme të mos shihen dhe të mos flitet për ndryshimet e mëdha që në atë periudhë hodhën bazat politike, ekonomike, kulturore, sociale dhe ushtarake të shtetit Shqiptar. Një fakt i pakundërshtueshëm është edhe shkrimi i sotëm , i cili publikon qëndrimin patriotik, trimëror dhe ku tregohet para gjithë Botës se ky vend, ky shtet ka “ZOT” dhe populli është i palëkundur ndaj ruajtjes dhe mbrojtjes së trojeve të tij. Le ta lexojnë pa komplekse politike dhe partiake edhe zotërinjtë e të gjithë krahëve politikë se si është ruajtur dhe mbrojtur ky vend, që në ditët e para të Çlirimit-1946, më pas edhe në vitet e “Vetmisë së Madhe” Kur një vend i vogël i tregoi gjithë Botës se ky vend ka Zot.
Nuk mohohet guximi, trimëria dhe vendosmëria e mbrojtjes së trojeve tona me largimin nga traktati i Varshavës, apo forca e pa imagjinuar e guximit dhe mbrojtjes së atdheut në mbledhjen e 81 partive komuniste.
Ka shumë momente që lartësojnë në vazhdimësi qendrimet e palëkundura të djeshme dhe që duhet të kihen si “hajmali” edhe në të sotmen. Jo dylbi për të shikuar çdo gjë negative, por më tepër qëndrime realiste dhe të shkëputemi nga të shikuarit vetëme “ZI” të gjërave. Fillozofi kjo e diktuar nga këta politikanë që më së shumti tregojnë paaftësi ose, siç shkruhet në vazhdimësi, zbatojnë politikat antishqiptare për të justifikuar pagesat dhe ofiqet që u dhurohen nga të huajt.
Qoftë vit i ndryshimeve të mëdha politike, ekonomike, juridike dhe sociale.
Arbëror Epiroti
Një pyetje kisha zotrote. Di gjë se si e ka patur emrin mendjendrituri i thënies: “Kur s’ke ç’të thuash, bën mirë të heshtësh”?
Jo po dibradar or bol
NDIEJ KEQARDHJE!
Dikur kisha SHEKULLIN idhull.
Tani po ngjet me DITEN.
Te flasim hapur. Takikat rrufjane te Saliut jane dy:
1.- KY VEND NUK BEHET ( eshte i mallkuar )
TE GJITHE NJESOJ JANE.
Kete te fundit ka perqafuar Dita me sulmet e drejta e
te pa drejta ndaj Rames.
–Kjo rrezikon reformen madhore te Rames- REFORMA NE DREJTESI. Kaq do Saliu dhe bandat 27 vjeçare.
–Kjo kthen mbrapsh KONSOLIDIMIN E SHTETIT qe ka filluar Qeverija Rama. A nuk e duartroket edhe kete Saliu?
Keqardhje edhe ne se nuk ma botojne!
Cfar del pas kesaj?
K A O S !
Reforma ne drejtesi e Rames??
Seriozisht e ke ti Shefqet?
🙂 🙂
1.-Une nuk pretendoj per “drejtesi te mirefillte”. Por me mire se palo drejtesija e Saliut, me kuadro plepiste, patjeter qe do jete.
2.- Une nuk e absolutizoj qe eshte merita e Rames, por mbeshtetjen e vertete te saje, perballe murit te blinduar te frontit te se keqes SALA – Meta, patjdter qe ka merite mazhoranca ne pushtet.
3..- Une e di mire rendesine e faktorit nderkombetar, per krasitjen e kesaj “drejtesije te korruptuar deri ne palce”, por mazhoranca ishte, dhe eshte ne sinkron mke ta.
4. – E kam seriozisht qe Rama ka hedhur hapa te mirefillte per nxjerrjen nga koma te shtetit.
Zoteri! Rama ka shume e shume te meta, qe nga mefshtesija per te vene para drejtesise te bandes hajdute- vrasese, gjyahet jo te vogla, ndaj te veteve; ndryshe nga Meta, pa le Sala, per te darovitur te vetet me llokma marramendese funksionesh e paurish te vjedhura shoqerise; deri tek ” çvarrim – varrimet” e kolaboricianisteve etj, etje. Por nuk hedh poshte se shpreha me siper.
LUFTA TOTALE, BJERI BURRI – BURRIT, DO KETE SI FRUT TE HIDHUR K A O S I N.
Respekte dhe faleminderit!
Sakte Shefqet Cela, besoj se shkruan me emrin e vertete! Edhe per mua metamorfoza e DITA-s eshte nje zhgenjim total.Perjashto V. Malaj nje mendje e ndritur dhe objektive, te tjerert si B.Islami …e te tjere perfshi dhe kete qe po shfaqet se fundi G. Burimi, jane gazetare thjeshte per te marr rrogen nga boss-i dhe interesi i boss-it nuk ndryshon nga ai i boss-eve te tjere qe ushqejne media per interesat e tyre ekonomike , si Frangaj, Hysenbelliu, Ndroqi, K. Kokedhima etj…Edhe mua do me pelqente te shkruaja me emrin tim, po e bej kete radhe, por vetem pasi gazeta te perjashtonte komentet e gojendyreve…!
Hajvanerija gjithmone eshte ngatruar ne kete jete.,,
Kur duhet te thuhet ,qe ky vend [ ka pas nje kriminel qe e rruajti] na thot qe ky vend [ ka pas nje shtet ka pas nje Zot qe e rruajti ] Nuk do shum koment per kriminelin qe ruajti kete popull se jemi lodhur duke shkruar !! Problemi I madh eshte [ hajvani ] qe dhe pas kaq viteve e duke pare reth e rotull kasaj Shqiperije nuk dallon dot Zotin nga krimineli . Hajvani nuk mer vesh akoma ,pas kaqe te thenave dhe te deklaruara se per kete vend,kene vendosur te tjeret,, [ kur te jete Brenda dhe kur te jete jashte,,,, se kete nuk e ka bene krimineli,,,, por krimineli
qe vendosur te qe ne krye ,[ Jo zoti I vendit ] Tjeter problemi tone i madh eshte ,,,, se ky lloj hajvani shqiptar qe na kultivoje krimineli eshte e pa mundur te ndryshoje ,,,, dhe ne qe Kohen tone ju u a kushtojme kesaj krijese te shkalles se fundit [ eshte kohe qe iken kot se koti ,pa as nje vlere ] !!!!!!!!
2008-2018 bashkepunimi Berisha-Rama kunder zhvillimeve demokratike ne Shqiperi vazhdon nen rrogoz; Berisha vendosi diktaturen personale ne PD, Rama ne PS. Edhe 30 vjet pas renies se Diktatures Komuniste ne Shqiperi, shqiptaret jane ende te pa pergatitur per sistemin demokratik.
Jo vetem kaq
Berisha vodhi PD-ne, Rama vodhi PS-ne
Historia perseritet kur nuk nxe mend
te skandali i fallsifikimeve i unazes se re u bo muti mullar dhe plasi sheshit. U prishen pazaret midis tyre dhe gener 2, dhe prandaj nuk permendet as nga Rama e as nga Berisha
Pisllik i paskrupullt, i tupshem, pa kufi i Rames me Berishen me oligarket ne kurriz te popullit… pty….
Zoti Dabulla, urime per vendin e nderuar qe keni zene tek lexuesit qe ne numrat e pare te gazetes Dita.
Analizat e kesaj gazete jane pika e saj e forte, shpesh jane perfekte. Gazetare apo opinioniste te tille e shendoshin shtetin e se drejtes, larg kukumjacve te cilet ndjellin njeri tjetrin neper ekrane.
Duhet te dini se perfytyrimi yne mbretet prapa ngjarjeve, kerkon kohe te thellohet ne sensin e tyre dhe te rroke permasat.
Edhe meritat e Dites dhe tuajat si ideatori dhe mbeshtetesi aksioner i saj, do dalin te plota ca me vone
As Edi Rama nuk i kupton ende te plota, e sigurisht as shume nga komentuesit e sotem.
Po Edin do doja ta keshilloja shume sinqerisht qe mos lere pas vetes kaq shume arrogance dhe cinizem se tullat e fasadve do dalin prape, por ajo qe mbetet ne zemrat e njerezve eshte shume e forte dhe e zgjatur ne kohe.
Me vjen vertet keq qe ai ka humbur nje aleat si ju. Arsyet mund te jene te ndryshme por une jam i prirur te gjykoj cfare shoh e konstatoj vete. Dhe me duket se Rames nuk i ka kush faj per gafat e njepasnjeshme qe ndoshta nuk jane gafa, por bindje te tij te brendshme, te cilat ka pritur diten e pershtatshme, ti shfaqi.
Vetem se duhet ta dije qe miqte jane armiq shume te veshtire.
Nuk e di nese e kini merzitur me qendrimet tuaja dhe cfare reagimesh ka patur privatisht
Por ndonjehere duhet te merzitesh ca njerez per te bere gjene e duhur
Une nuk e di si e keni menduar ju botuesi i Dites
Nese Rama bie cfare vjen me pas?
A ka brenda se majtes te tjere te gatshem per te marre pushtetin?
Se nuk besoj se keni ndermend te mbeshtesni Berishen dhe Meten, apo puoacat e tyre Lul e Monik?
A kam te drejte?
Jam dakord qe ky kryeminister na ka zhgenjyer. Per mua personalisht dyshimet qe kisha mu provuan me Mitat Frasherin
Por si i behet pra
E thene troc, per mendiin tim, kur nuk ke gati nje tjeter, me mire te mbajme kete qe eshte e keqja me e vogel
Biometri, kur duhet te zgjedhesh te keqen me te vogel, zgjedhja jote eshte gjithsesi e keqe
Studenti, mundet te jete ashtu
Ama eshte nje e keqe e nevosjme. Si te thuash, ben dicka te keqe per te bere mire
nuk di sa i qarte jam
Hmm
Kam frike se e ke gabim
Nje e keqe e vogel sot do sjelli nje te keqe te madhe neser
Ketu do jemi
Do shofesh sa vendime te gabuara dhe me shume pasoja do marri me vone Rama
Keto te deritanishmet do na duken lule
“E keqja më e vogël” është teori trushplarëse. Kush mendon se prej një të keqe, pavarësisht se cfare përmase ajo ka, mund të presësh dikur diçka të mirë, atëhere, keq më vjen biometër, po ai është ose tepër naiv, ose bythlëpirës. Po nga ata fare-fare ama. Ti qofsh biometër, por po shkele pa dashje një mut të vogël, këpuca do ta qelbë njëlloj shtëpinë, sikur të kesh shkelur mbi një mut pak më të madh. I ndjefsh lezetin aromës.
I urojme botuesit zotit Alban Dabulla dhe kryeredaktorit dhe gjithe stafit te gazetes DITA Gezuar VITIN E RI 2019. Ju falenderojme per gjithe aktivitetin tuaj te pasqyruar nepermjet gazetes ne mbojtje te shtresave te varfera te shoqerise shqiptare ku hyjme edhe ne pensionistet si dhe ne mbrojtje te vlerave te lirise e demokracise e te luftes nacional clirimtare. Jeni ne rruge te drejte dhe ne ju mbeshtesim prandaj vazhdoni me vendosmeri perpara. Nderime. Haris Fistaj Inxhinier Mekanik.
Eshte nje idiotesi qe disa komentues bejne te zgjuarin pa qene nevoja e duan te dine apo zbulojne cfare e shtyn njerin aoo tjetrin botues ne media te kritikoje X a Y politikan.
Ceshtja eshte A ka te drejt sot gazeta Dita dhe mediat qe i thon bukej buk e ujit uje per te kritikuar qeverine??
Kush ka ende dyshime per kete mjafton te shofi konferencen e djeshme per media te Rames.
Doli Edi Rama, kësaj rradhe, jo për të larë gojën, por për të na folur për arritjet ekonomike. Habija lind natyrhëm ku gjen kurajon ky tani?!
Për cfarë do të flasësh zoti kryeministër?!
Për biznesin eksportues që shkatërrove, të cilit në më pak se një vit i ke marrë 9 % të ardhurave dhe komplet fitimin me degradimin që i bëre euros?!
Për ato mijra punonjës që pritet nga dita në ditë të dalin në rrugë?!
Për papunësinë e ulur të shqiptarëve që s’janë më, që kanë marrë rrugët e botës dhe zotëria jote votat po rrekesh t’i marrësh në emigracion?!
Për papërgjegjshmërinë tënde që emëron ministër financash më të përfolurin për korrupsion e paaftësi dhe bashkë me të bëni ligje për interesat e 10 kompanive miliardere, që iu mbajnë me lekë votash, ndërkohë që i fusni haptas dorën në xhep të gjithë biznesmenëve shqiptarë që punojnë me djerse e mbajnë mijëra familje.?!
Për Gon Papulin, Vilma Nushin, Manen e të tjerë që importojnë me miliona euro mall nga jashtë?!
Atyre doje t’i mbaje dorën ti duke i bërë euros spektakël, nderkohë që cmimet e produkteve në treg vetëm janë rritur?!
Për c’arritje flet, thuaje mos hezito!
Për eksportet që s’janë fare, po fare, meritë e një qeverie kaq armike me biznesin eksportues, që i ka shkatërruar besimin e avenirin, por janë meritë e krahut të lirë të punës në Shqipëri, të cilit shpejt do t’ia ndjeni krismën?!
Për bilancet e mira në letra që do të na nxjerrësh në fillim të 2019, sikur gjoja meritë e menaxhimit të mirë, jo shkatërrimit që i bëtë euros?!
Për punonjësit e kompanive eksportuese, punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, që iu vratë cdo shpresë për prosperitet në vendin e tyre?!
Për shoqërinë e mesme që e zhbitë nga ky vend me metodat tuaja të promovimit të lloj lloj idioti në administratë, në emër të paaftësisë e servilizmit?!
Ah Edi Rama, Edi Rama, me sa duket ti je ai katranjosi tipik, që nuk kupton gjë prej gjëje në problemin e matematikës, por kopjon vetëm rezultatin final, dhe kështu shpreson t’ia hedhë gjithë jetën sistemit.
E vetmja pyetje e sinqertë që kemi për ju nëse dënjoni, është të na shpjegosh se si është e mundur, që një tip kaq rastësor sa ju, krejtësisht në kontekst negativ, arriti të superojë barrierat e ngritura nga një nivel i lartë intelektual, në një parti me profesorë ekonomie e shkencash dhe e uli nivelin e saj deri këtu, dhe jo vetëm të Partisë Socialiste, por të kryeministrisë e parlamentit?
Kur lexon gjithnjë e më shumë shkrime autorësh të njohur por edhe shkrime modeste por mjaft të sinqerta, ku brenda tyre gjithkush gjen vetveten, te rritet besimi se ky vend i bekuar nga zoti por i mallkuar nga grykësit e babëzitur dikur do bëhet.
Tellallët bythëshitur kanë kohë që megafonin e tyre të ndryshkur e përdorin për të përhapur teorinë trushplarëse: “E keqja më e vogël”, pa e vrarë aspak mendjen, se brenda PS-së (dhe jo vetëm) ka mjaft individë, më të ndershëm dhe me moral shumë herë më të lartë se “e keqja më e vogël”, të cilët me vullnetin e tyre të hekurt mund të fillonin të ndërmerrnin qysh nesër hapat e nevojshme, për të rritur besimin e elektoratit të majtë duke u munduar të përmbushin hap pas hapi gjithë premtimet boshe të mbetura prej gjashtë vitesh në letër.
Pyetjet e tua të gjitha me vend Zef. Të lumtë!
Z. Zef, komenti juaj është brenda konceptit të duhur, por problemi është tek paanësia ku duhet të qëndrohet nga mediet. Paanësia nënkupton të vërtetat që duhen thënë, në rastin konkret qeverisja e sotme në disa drejtime i ka dhënë Shqipërisë drejtimin e munguar drejt të mirave. Në këtë kuptim i duhen thënë apo nuk ka arsye që komentet për anët pozitive të mos publikohen . Sa e kuptova unë komentuesi Arbëror, këtë ka theksuar mes të tjerave. Kjo kërkohet nga “vettingu” në shërbim të pavarësisë së medieve. Është më se e vërtetë që ky portal është rritur dhe vlerësohet pikërisht nga trajtimi i saktë dhe i vërtetë i veprimeve dhe mos veprimeve të pushteteve tek ne si për të djeshmi të dhe të sotmit.
E fundit nuk është merita e portalit por merita e stafit që e drejton portalin. Këtu bëjnë pjesë analistë të aftë, me vetëdije për të ndikuar nëpërmjet fjalës në “shkollimin dhe arsimimin” e këtyre politikanëve tanë që 27 vjet vetëm dinë të shpifin, mashtrojnë, që bëjnë njëmijë mënyra për të errësuar të shkuarën dhe ato të mira sado të pakta që bëhen. Mendje si të kryeredaktorit Thano, të analistit Xhevdet etjerë që ky portal i ka në staf, janë modele që duhen ndjekur nga të tjerët në role të tilla gazetareske.
Respekte dhe qoftë një vit i mbarë për një konceptim dhe paanësi edhe të medieve tona të shumta në numër dhe të pakta në cilësi.
Xha Suloja
Thanon e Diten, jo rralle, e etiketojne si te Majte,
Dhe shpesh shfaqet realisht e tille; sikur E Majta e Kuqe Flake te mos kishte qene aq e ngaterruar me dhimbjen e varferimin e privimet e shqiptareve, s’do kish ndonje te keqe…
Por, kur sheh se Thano e rrethi i kolegeve te tij, shfaqet e artikulon shqetesimin e njerezve te drejte e te ndershem, pavarsisht pozicionimit te tyre politike Dje dhe Sot, atehere natyrshem vjen e drejta tu pergjigjesh atyre qe qortojne DITEN per majtizem.
Nese DITA vertete vazhdon te shpreh rezervat e po atyre 1 milion votuesve qe shpallen paqesisht vete-renien e Berishes, vote te ciles u shtohen edhe ata qe nuk shtyheshin dot aq majtas sa ta hidhnin voten e tyre per PS-ne (qofte edhe si thjesht paragjykim te arsyetuar nga nami i komunisteve), atehere ku eshte e keqja e DITES?
Nese DITA u mbetet kerkesave qe Rama dhe Çunat e Gocat e tij te realizojne premtimet e tyre, madje nese DITA nuk hesht as ndaj perseritjeve te ca veseve te para 23 Qershorit 2013, edhe 5 vjet pas tij, madje nese u shfaqet perballe Rilindasve kur keta japin shenja se ka 23 Qershori rrezikon te kthehet ne thjesht rrotacion karrike-kthyerish e jo reformatoresh, ku qendroka mekati i DITES?!
Nese DITA vazhdon t’i bjere kesaj trumpete, DITA DRITE u befte per tere shqiptaret, pavarsisht partive apo ATYRE qe jane ne krye te tyre!
Thjesht se nuk ka demokraci, dhe as drejtesi, pa dinjitet e s’ka dinjitet pa prone e pasuri legjitime.
Lexova me vemendje te gjitha komentet e mesiperme dhe vecanerishtr ate te botuesit te nderuar Alban Dabulla dhe arrita ne nje konkluzion personal qe dua ta ndaj me te tjeret!
Kemi 28 vjet qe kemi mbajtur mbi shpine te gjithe sundimtaret e ketij vendi te bekuar dhe sot gjithkush eshte i bindur se keto vite kane qene absolutisht te kote qe nuk i kane dhene asgje te mire popullit shqiptar!
Arsyeja e vertete eshte se sundimtaret nuk kane pun uar per popullin,por per vete dhe qarqet antishqiptare brenda dhe jashte vendit!
Miti mashtrues se demokracine e sollen studentet e dhjetorit tashme ka rene perfundimisht dhe kjo mbi tre gjitha veretetohet ne faktin se vendin e komanduan vetem ish komunistet dhe bijte e tyre,pra kapitalizmi u vendos jo nga shtresat e pakenaqura te popullit,aq me pak nga ish burgaxhinjte qe sot trajtohen si antikomuniste duke u falur miliarda leke nga xhepi i te gjitheve,pa asnje merite!
Askush nga ata nuk e mori pafajesine me gjyq,por me vendim politik populist,gje qe shkaktoi nje percarje ne popull!
Pasurite kombetaree u grabiten dhe sot askush nuk ndalet qe te hetohet me rrenje kjo menxyre!
Sot populli vuan per buken e gojes kur nje grusht horrash kane grumbulluar miliarda ne llogarite e tyre!
Mbi te gjitha deri me sot askush nuk ka marre kurajon qe te nderrmerret nje konference shkencore ku te gjykohen te gjitha veprimet politike,ekonomike,juridike,diplomarike e ushtarake te te gjitha partive politike dhe qeveritareve qe kane qene ne krye!
Ne se nuk gjykohget e kaluara,pas 90-tes kurre nuk do te mund ta gjejme perspektiven e te ardhmes!
Sot ndodhemi para shpopullimit masiv te vendit nga shqiptaret,por askush nuk po merr kurajon te thote pse ndodh akoma kjo gje dhe si mund te ndalet!
Kuptohet se pushtetaret e sotem kurre nuk do ta bejne kete gje se do te duhet ta nxjerrin veten para gjyqit te historise,por edhe opozitaret nuk do jene te besueshem se vetem fajin do t’ia hedhin Rames & co duke harruar se edhe vete jane ne tave!
Konkluzioni i vetem dhe i gjithe pranuar gjykoj se do jete qe KLASA POLITIKE E KETYRE 28 VITEVE KA DESHTUAR dhe duhen perjashtuar nga politika pergjithmone!
28 vite jane gjysma e jetes aktive e njeriut,pra keta politikane te ashtuquajtur na kane shkuar dem gjysmen e jetes,nderkohe qe grabiten per vete te gjithe pasurite kombetare!
Akti i pare qe duhet te bejne njerezit e urte e te pergjegjshem te ketij vendi ,si konkluzion i analizes se thelle shkencore te 28 vjeteve te kaluar eshte thirrja e nje Konference Kombetare si ato te Beslidhjes se Lezhes dhe Konferences se Pezes per te percaktuar shtyllat e te ardhmes se shtetit shqiptar!
Duhet te ndalet urgjentish humnera e vendit njelloj sikur te ishim ne prag te pushtimit nga fuqi te huaja!
Vendimi i pare qe duhet te miratojne ne kete Konference gjykoj se duhet te jete hartimi i “STRATEGJISE KOMBETARE TE ZHVILLIMIT TE VENDIT”,si “kushtetuta” e ardhshme politike,ekonomike dhe ushtarake e vendit!
Kjo te jete ne kundershti me praktikat e deritanishme anarkike korruptive te ndjekura nga “baballaret e kombit”,qe leket e popullit i kane perdorur per qellimet e tyre personale per te mbajtur karrigen pushtetore!
Detyra e pare e pushtetit te ardhshem duhet te jete studimi dhe percaktimi i MINIMUMIT JETIK te njeriut ne Shqiperi,qe t’i jape fund tmerrit te shqiptareve per buken e gojes dhe qe rrogat te jene njelloj si ne gjithe Europen!
Vetem kjo do t’i mbaje shqiptaret ketu dhe do te nxise punesimin,prodhimin dhe interesin per te besuar ne te ardhmen!
Koment me këmbë në tokë Feniks. Ideja e thirrjes së një Konference Kombetare mund te ishte hapi i pare drejt nje zgjidhje te mundshme te problematikave te shumta qe jane shfaqur gjithe keto 28 vite demokrature.
Kjo kërkon angazhim serioz, të asaj kategorie intelektualësh, të cilët:
1.) kanë nuhatje dhe pjekuri të mjaftueshme politike,
2.) gëzojnë integritet të mjaftueshëm moral në popull,
3.) kanë aftësi të mjaftueshme organizative,
5.) nuk i lidh absolutisht asgjë me ata që kanë dominuar politikën githë këto vite,
5.) janë të bindur dhe të vendosur për ndërmarrjen e reformave të guximshme radikale, ku nder te tjera, prioritare të jenë:
– rishikimi i kushtetutës (evtl. përshtja sipas “normave” të bashkimit evropian)
– reforma e drejtësisë, (ku t’i jepet fund një herë e përgjithmonë mosndëshkueshmërisë së “peshqve të mëdhenj”)
– reforma elektorale (rikthimi urgjent i paktit të paskrupullt të 2008 dhe jo vetëm)
BASHKIM ULAJ KA QENE “PASTRUESI” I PARAVE TE DROGES EDHE PER SALI BERISHEN ASHTU EDHE PER EDI RAMEN,
prandaj:
I ka mbetur ne dore si “Fandi Spathi” te dyve dhe prandaj nuk ja permendin emerin te dy dhe i largohen si “Djalli nga Tamjani”
njashtu:
Sic ishte financuesi i te dyve Fullan Kusari qe vodhi Banken e Shtetit dhe doli i pafajshem nga Drejtesia servile shqyptare ne mareveshje ne terrin e nates bashke me Like Floririn.
Duhet te jesh fare tutkun te mos e kuptosh kete
Me pelqejne shume disa nga komentet e mesiperme qe po e tregojne realitetin e hidhur dhe te pa imagjinueshem qe populli shqiptar ndodhte sot 1-ka 28 vjet qe nuk kemi arrit te zhvillohemi si komb ne te gjitha aspektet 2-nuk kemi ushtri,arsimin katastrofe duke u blere me lek,nuk kemi shendetesi me doktorra te pa afte qe nuk te prekin me dore pa paguar ( nje pakice e vogel mund te jene te afte) ,me politkan te pa shkolluar per te drejtuar fatet e vendit,dhe te gjithe ne I shofim dhe I jetojme per cdo dite ket gjendje sepse e kemi dhurat nga yjet e ndritshme qe bejme tifozllek dhe nuk mund te rrim pa to Saliun , Fatosin,Ilirin ,Edin ,Lulin sepse kta keshtu na duan neve se nuk rrine dot ne pushtet sepse kan ne zotrim te pakten 70% te pasurise kombtare te vjedhur haptazi dhe jeten luksoze qe bejne prandaj po nuk u zhduken kta kriminela nuk kemi asnji shanc me u zhvillue si komb