Çfarë pamë në listat e zgjedhjeve në Tiranë?

anazapta

Përshëndetje Dita. Jam nga Durrësi, por banoj dhe jam me pasaportizim në Tiranë. Jam duke kërkuar emrin tim dhe të shoqes në listat afër shtëpisë. Po më ndihmon një shok nga Kavaja.

Duke shikuar, shoh emrat e një familjeje prej 4 vetësh prej Durrësi. I them shokut tim, ai më thotë se mos je ngatërruar. Jo, them, se me ta jam rritur. Emrat, mbiemrat, datëlindjet e tyre i di përmendësh. Ata banojnë ngjitur me prindërit e mi dhe punojnë në Durrës.

Pasi kontrollojmë edhe dy qendra të tjera, shoku nga Kavaja më thotë se paske pasur të drejte se shiko, këtu qenka një familje kavajase dhe më poshtë një djalë kavajas që ndodhen në listat e lagjes sime në Kavajë.  Nuk kanë frikë nga ligji personat që i kanë futur dhe as këta që i kanë pranuar? Th. Lukaj

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *