Çfarë parlamenti kishte Shqipëria përpara ’44-s?

b.m.

Parlamenti i shtetit shqiptar para ‘44-s në periudha të ndryshme ka qenë i përbërë nga një ose dy dhoma: dhoma e ulët dhe dhoma e lartë (senati).

Krijimi i këtij organi në Shqipëri parashikohej për herë të parë në “Statusin Organik” (1914) me emrin Asambleja Kombëtare, e cila kishte kompetenca shumë të kufizuara. Asambleja Kombëtare në atë kohë nuk u krijua për shkak të gjendjes së brendshme dhe të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Organi i parë përfaqësues me funksionet e parlamentit në Shqipëri ishte Këshilli Kombëtar që doli nga Kongresi i Lushnjës dhe veproi në fund të vitit 1920. Në fillim të vitit 1921 u bënë zgjedhjet e reja për Këshillin Kombëtar (parlamentin) me 75 deputetë.

Në vitin 1922 parlamenti miratoi “Statutin e zgjeruar të Lushnjës”. Në bazë të tij Këshilli Kombëtar kishte kompetenca të gjera e të rëndësishme. Ushtrimi i tyre praktik i jepte atij tiparet e një parlamenti.

Gjatë viteve 1925-1928 parlamenti shqiptar përbëhej nga dy dhoma: Dhoma  e Deputetëve me 57 veta dhe Senati me 18 veta, të cilat mblidheshin në të njëjtën kohë.

b.m. / dita

Share This Article
9 Comments
  • Parlamenti i nji popullit zhelan aq dhe analfabet!!
    Parlament i nji mbretit hajdut,kriminel dhe tradhetar i vete mbretenise.
    Parlament i nji populli me shpirte te sakatosur ne fukarallek te skajshem qe na e kujtoj Zhozefina zhelet qe gezonte i gjithe populli i asaj kohe mbretni zogolliane nga duhesh kapur nji deputet i majt ne plrulizmin e sistemit sot sa hokatare aq dhe i krimbur me korrupsion e krime.

    • Marash, qenke ne piken me te ulet te gjendjes shpirterore, apo aq e ke takatin botkuptimor? Ne nji nga ato parlamente i ben atentat Zogut, dhe ai e fali. Nuk bente te tilla gabime shoku Enver, i cili shkoi ne hell kush binte ndesh me sundimin diktatorial personal te tij, deri sa e la vendin ne pik te hallit, efekte qe ende sot jan te pranishme.

  • Shiko cfare urrejtje ka ne shpirtin e zi llumi i katundarise per fisniket,bejlere e agallare,sakrifikuan pasurine per te bere Shqiperine.
    Nuk kishte Shqiperi.Muslimanet e dinin veten turq,kaurret i quanin greke.Keta bejlere te veshur allafrenga e bene Shqiperine,ja rrembyen nga dhembet serbit dhe grekut,.Mirenjohje!
    Rreckamanet I ka mesuar enveri gjylo cucit,qe te urrejne bejleret.

    • Bejleret,agallaret,bajraktaret e soji e sorollopi i tyre i kane pire gjakun popullit!
      Ne se ata do ishin te mire sic llap “demo” cari atehere pse e lane Shqiperine pa drita,pa uje,pa industri,pa miniera,pa universitet,pa teatro,pa stadiume,pallate sporti,pa porte e aeroporte,pa rruge te asfaltuara,pa hekurudha,pa ushtri moderne qe pervec pushkeve dhe ca topave te vegjel nuk kishte artileri tokesore e kunder ajrore,as aviacion luftarak,Flote Detare Luftarake as nendetse etj!
      Populli ishte 90-% analfabet dhe veshja kryesore ishte shallvaret dhe opingat!

      • Shiko keta sot qe po te pine gjakun edhe ma zi e ti nuk bene ze,se te ka mbetur horra tek para 90 vite..
        Shiko keta qe po ta pine gjakun,qe u bene millionera ne kurriz tend duke vjedhur pasurine e shtetit,kurse keta me pasurine e tyre u munduan me ba shtet.

  • O bariu me dhente e beut,o produkt i jashteqitjes se memedheut.Te bejsh humor eshtë sa dhunti,aqe dhe profesion,por te bejsh te pamoralshmin dhe kurr flitet për moral,do te thotë te mbetesh po mizakali.Historia ka vertetuar ne shekuj se nuku jane qene te paket ata bejere e agallarë ngriten pesligjin Shqiperisë ne vite,sikurse kryetrimi i krishterimit Gjergj Kastrioti SKENDERBEU,e Ismail Qemal Beu apo Aqif Pashë Elbasani etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *