Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi ka sqaruar sot për publikun dhe mediat se çfarë përcakton kodi i sjelljes për deputetët.
Hysi pohoi se kodi i sjelljes rregullon mënyrën se si duhet të sillen deputetët, që nga aktivitetet që u lejohen dhe deri tek dhuratat që ata duhet të pranojnë. Mes të tjerash në kod përcaktohet edhe etika e veshjes dhe fjalorit.
Vasilika Hysi gjithashtu tha se ky kod nuk u miratua pasi opozita kërkoi të rishikohej edhe një herë kjo strukturë, dhe se nuk ishte i nevojshëm një kodë sjelljeje.
“Sa mbaroi mbledhja e këshillit të rregullores dhe mandateve që kishte në rendin e ditës miratimin e kodit të sjelljes së deputetëve. Kodi i sjelljes ka 3 vjet që nuk miratohet nga Këshilli i rregullores, i mandateve dhe imuniteteve. Është një standard që e kanë të gjitha vendet e rajonit dhe është i bazuar në një studim. Këshilli diskutoi sot dhe arriti në përfundimin se nuk ishim të gatshëm ta miratonim sot sepse kolegët e opozitës kërkuan të rishikohej dhe shtruan pyetjen pse na duhet një kod sjellje.
“Për 2 javë mund të depozitohen sugjerime”, ka deklaruar Hysi.
