Ambasada e Kosovës ka organizuar pritje me personalitete shtetërore me rastin e 8-vjetorit të festës së Pavarësisë.
Në pritjen e organizuar janë mbledhur të gjithë së bashku drejtues të lartë të shtetit shqiptarë, si presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha.
Ajo që ra në sy ishte bashkëbisedimi për një kohë të gjatë i kreut të shtetit Bujar Nishani me ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Sot, Nishani nuk dekretoi emërimin e dy ministrave të propozuar nga Rama, ndërkohë që pak ditë më parë u përplas me kryeministrin për çështje protokollare.
Kujtojmë që Bujar Nishani e ka pasur Berishën shef si në parti, ashtu dhe në qeveri para se të bëhej President. Madje, President u bë me votat e së djathtës duke marrë mbështetjen e ‘Doktorit”.
Më 17 shkurt të 2008-ës, Kosova shpalli pavarësinë e saj, ndërsa tashmë është shteti më i ri i Ballkanit. / DITA


Keta burra jane ne ceremoni mortore, apo ku?
Duken si kufoma, qe te gjithe, sidomos, Prasidenti yne dhe ish-prasidenti yne, gjithashtu.
Eshte shume e cuditeshme, mire sakati Jar e takon tutorin e tij dhe i jep llogari, por keta te se majtes perse i shkojne prane dhe qeshin bashke me kete Kriminel. Vendi i Saliut nuk jane me pritjet e aq me keq ne Ambasaden e Kosoves qe ai ishte kunder shtetformimit te saj dhe kunder UCK, ku bashkepunoji me vullnet te plote me Sllobodanin. Ky Kriminel duhet te jete ne burg se bashku me familjaret & CO, me Zani Caushin qe t’u mesoje lojen e kapjes se sapunit ne dush.