I nderuar z. Thano.
Në Tiranë mungojnë lajmet dhe kronikat mediatike mbi situatën që aktualisht është duke kaluar në këto momente sistemi bankar italian. Kalimi që qeveria e Matteo Renzi-t është duke i bërë sistemit të bankave përmes kalimit të tyre nga aseti “Banche popolari” në Shoqëri aksionere, po shkakton një tërmet në Itali.
Nga informacionet që lexojmë në media këtu në Itali, grupi Veneto Banca, i ka propozuar aksionistëve të saj që duan të tërheqin aksionet e tyre, një ulje drastike prej 81,5 % të çmimit që kanë pasur në prill të këtij viti.
Kjo natyrisht që mund të shkaktojë një efekt domino dhe do donim të kuptonim se sa këto zhvillime mund të ndikojnë edhe në qëndrueshmërinë e Bankës Veneto në Shqipëri.
Të paktën mbrojini ju klientët aty, se qeveria dhe Banka dihet që interesat e qytetarëve i kanë në fundin e renditjes së tyre.
Letër e nënshkruar
Abaz Skënderaj, Breshia
