Prapaskenat e tensionit dhe debateve mbi kandidimin e një prej deputetëve më të spikatur të Partisë Socialiste. Propozimi për nga Berati në Tiranë e më pas ripropozimi për në Fier. Çfarë thotë vetë Erjon Braçe, çfarë është thënë në një takim mes Braçes dhe Gramoz Ruçit dhe çfarë ka komunikuar Braçe orët e fundit me një mikun e tij në FB. Çfarë po ndodh me të tjerët në PS, pak orë para dërgimit të listave në KQZ.
Përgjatë gjithë ditës së djeshme mediet kanë raportuar një “kërkesë emergjente” të organizatës rinore socialiste, FRESH-it, e cila këmbëngulte publikisht në drejtim të kreut të PS-së, Edi Rama, se ku i fundit duhej të përfshinte në lista me doemos Erjon Braçen dhe Elisa Spiropalin. Kjo e fundit është dhe vetë kryetare e FRESH-it, ndërsa “problemi” me Erjon Braçen përfaqëson një shqetësim më të veçantë ndër radhët e socialistëve.
Në fakt të panjohurat në lidhje me një kandidim të Erjon Braçes kanë qarkulluar në qarqet politike dhe mediatike në Tiranë prej disa javësh. Vetë Braçe më parë nëpërmjet disa statuseve publike në faqen e vetë zyrtare në “facebook” ka dhënë disa mesazhe pakënaqësie, por duket se në realitet brenda radhëve të kryesisë të Partisë Socialiste ka pasur një tension konstant dhe debate të vazhdueshme në lidhje me pozicionimin e tij në raport me alternativën e PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit.
Mbrëmë “DITA” kontaktoi deputetin Braçe, i cili si gjithë këto ditët e fundit, refuzoi të bëjë publike detaje dhe ka preferuar të flasë shumë shkurt në lidhje me këto zhvillime. “Shikoni, mund t’iu them vetëm se do të respektoj deri në sekondën e fundit frymën institucionale të partisë time. Jam duke pritur mbledhjen e radhës së kryesisë. Bëj pjesë te ata socialistë që kanë luftuar në mënyrë të pakushtëzuar për dinjitet dhe jo për deputet”, – na tha Braçe i cili më pas ka refuzuar në mënyrë kategorike kërkesat e gazetës për të ofruar detaje në lidhje me situatën e shumëpërfolur të tij në partinë Socialiste ditët e fundit.
Prapaskenat
“DITA” ka mundur të mësojë disa nga detajet e debateve mes Braçes dhe një pjesë të lidershipit socialist në javët e fundit. Duket se fillesa e mosmarrëveshjeve ka qenë komunikimi që i është bërë deputetit nga disa drejtues të PS-së, të cilët i kanë bërë të ditur atij në muajin janar, se nuk do të ishte më një kandidat në rrethin e Beratit, të cilin Braçe e përfaqëson që prej vitit 1996, por do të transferohej në listat e Tiranës.
Mësohet se deputeti nuk e ka pritur mirë këtë vendim fillimisht, madje në momentin që i është komunikuar ai ka sfiduar lidershipin e PS-së duke i ftuar që “të shkonin së bashku në Berat dhe nëse dikush në Berat do të kërkonte largimin e tij atëherë ai do të hiqte dorë përfundimisht nga statusi i deputetit”. Pasi ka bërë këtë sfidë, Braçes i është thënë se transferimi i tij në Tiranë nuk lidhej aspak me rezultatet apo popullaritetin e tij në Berat por me nevojën që ka Partia Socialiste për të pasur figura sa më të spikatura në qarkun e Tiranës, në të cilin pritet të zhvillohet dhe beteja më e fortë e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Duket se deputeti ka pranuar këtë arsyetim dhe ka rënë në paqe me idenë se do të shkëputej nga një zonë të cilën ai e përfaqëson prej 16 vitesh. Por javët kalonin dhe po trokiste afati final i dorëzimit të listave të kandidatëve nga PS-ja në KQZ, ndërsa për Braçen asgjë nuk ishte konfirmuar edhe për sa i takon përfaqësimit në Tiranë.
Mësohet se së fundmi Braçe ka pasur një komunikim me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçin në lidhje me kandidimin e tij, madje mësohet se Ruçi nga ana e tij e ka ftuar Braçen që të kandidonte së bashku me të në Fier. Kjo ofertë e ka acaruar edhe më tej Braçen i cili ka bërë të qartë se nuk ka nevojë “për lëmoshë” dhe se kërkonte një vlerësim në bazë të meritave dhe të produktit dhe jo thjesht të vegjetonte në parlamentin e ardhshëm.
Është ende e paqartë nëse Braçe do të jetë ose jo në listat e deputetëve të PS-së, mund të vendosë gjithçka edhe sekonda e fundit.
Konfliktet
Pakënaqësitë dhe debatet në Partinë Socialiste në lidhje me hartimin e listave të kandidatëve për deputetë janë shpeshtuar ditët e fundit. Një pjesë e deputetëve aktualë që pritet të kenë pozita më të dobëta në listat e ardhshme kanë kërkuar nga kryesia që të zbardhë metodologjinë e hartimit të këtyre listave.
Burime të besueshme nga PS-ja bëjnë të ditur se një debat të “zjarrtë” kanë shkaktuar ata që së fundmi në PS etiketohen si “Katërshja e Korçës”. Bëhet fjalë për Ben Blushin, Pandeli Majkon, Mimi Kodhelin dhe Arben Ahmetajn. Që të katërt tashmë kryesojnë listat në të tjera qarqe por disa prej deputetëve të PS-së kanë kundërshtime me promovimin e tyre në qarqe të tjera pasi sipas këtij grupi deputetësh ata janë përgjegjës për rezultatet e dobëta të PS-së në Korçë në vitin 2009, madje edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2011.
“Katërshja e Korçës” është komentuar gjatë sidomos javën e fundit në korridoret politike të Partisë Socialiste madje deputetët apo zyrtarët socialistët që kanë rezerva mbi procesin e hartimit të listave e përmendin “Katërshen” si një shembull të mungesës së analizës mbi produktivitetin dhe meritokracinë gjatë hartimit të listave zgjedhore.
Një bisedë e Braçes me një mik në FB
“Më mirë të më çajë trapin 4 ditë se të më çajë trapin 4 vjet, ka thënë” – i thotë ai bashkëbiseduesit duke iu referuar me sa kuptohet nga konteksti i bisedës, Edi Ramës
Më poshtë është një bisedë në një faqe në FB mes Braçes dhe një personi afër mediave, të cilin nuk po e identifikojmë. Biseda është zhvilluar orët e fundit.
G: S’po marr vesh. Seriozisht e ka ai?
Braçe: Po
G: Ke përkrahje të madhe nga të gjithë, po bëjmë ç’është e mundur. Ishalla na dëgjon ai shalëgjati.
Braçe: Nuk dëgjon ai jo! Më mirë të më çajë trapin katër ditë se të më çajë trapin katër vjet – ka thënë
G: Po lexoj tek muri yt. Njërës i paska thënë që je në lista. Do e hajë po s’të vuri ty.
Braçe: S’do ai. Dhe unë nuk kam asnjë mundësi të hyj në Kuvend me forcë. Na mbajti zvarrë deri tani dhe humbëm edhe mundësinë të kandidonim të pavarur.
G: Futu me partinë e Dojakës.
Braçe: Po jo mor vëlla, nuk e ndërroj unë PS-në, pavarësisht Ramës…
G: Po thonë se do të të vënë ministër.
Braçe: Hahahahahahah! Nuk kam pranuar kur më ulërinte Nano në fytyrë që të pranoja.
G: Do të organizoj njerëzit në protestë te shtëpia e Ramës.
Pas disa orësh…
G: O gjigant, hë mo ç’u bë? Mua më thonë se do të të fusin ministër, e vërtetë apo jo?
Braçe: Hahahahahaha, i shtati në Fier përhapën llafe lart e poshtë.
G: Po tallen ata?
Më shumë, sot në DITA

po
E vertet esht ajo qe lexova ne MAPO qe do kandidoj nje nga familja Kokedhima ne vendin qe i ishte premtuar Braces ne tirane??
Nuk duhet te shitet Brace per Fidel Yllin.
O njerez Fideli e ka mbaruar IKF-ne me korrespondence ! Ca beni keshtu ?
po këta njerëz i duhen kryetarit mo’… ça mendon ti? Pse io bëjnë dot këtë që bëjnë BErisha me Ramën po nuk patën delet që emërojnë vetë???
Le ta pranoja Edi Rama,edhe kete here deshtimin,eshte i pa shmanshem.Vetem fakti me Erjon Braçen,qe po mundohet ta eleminoje nga PS,verteton se rotacioni ka qellimin e vjedhjes se Shqiperise me Ilir Meten.Nuk ka me as ngjallje as rilindje,as zhvillim,as perparim,por grabitje e krahut te majte te pasurive te kombit.
Shume vota do te jene kunder,njerezit e ndershem qe kane pare tek i vetmi deputet,drejtesine dhe ndershmerine do jene kunder dhe do votojne kunder,ketij regjimi me ngjyre tjeter qe kerkon te mare pushtetin.
Perfundimisht,shqiperine e kane mare maskarenjte.
eshte me te vertete per te ardhur keq qe nje njeri si erion braçe te jete jashte lestave per deputet. Duke pare cfare ka ndodhur, mund te them me plot goje se shume nga ata qe jane ne lista nuk jane as sa gjysma e braces. Eshte i vetmi qe ka bere opozite ne keto 4 vjet
Me Bracen kam komunikuar edhe une ne fb(privatisht) por se di kush eshte e verteta se dhe fb ia kane vjedhur mavrise…:(
Turp, turp, turp
“Shpetoni ushtarin Braçe” – quhet filmi i fundit nga selia roze. Pasi ka humbur gjithe “familjaret” e tij te ngjashem(Kaçi, Dogjani,Kadeli, Bello etj) shtabi i partise ka vendosur ne ekstremis te kurseje kete partizan i vijes se pare te frontit anti-berishe para se te humbase kordinatat dhe te gjuaje nga deshperimi duke thirrur “perpara”, ashtu si Duka, ne drejtim te focave aleate.
pa Bracen ne lista dhe ne vend te mire biles, nuk fitohen zgjedhjet (DELETED – RUAJ ETIKEN, OSE MOS KOMENTO – MODERATORI)
MEDET NE DORE TE KUJT KA RENE POLITIKA! PER EDVIN K.RAMEN E KAM FJALEN.
Edi Rama, ne pozicionin e atij qe do jap llogari, sidomos ne rast humbje, i takon te vendose … Brace te rri urte dhe te pranoj propozimin e kreut te PS … Ne fakt me linjen e tij “personale ” ceguevariste, ai i ka sjell dem kohezionit te PS … Ishte Brace , ai qe qysh ne fillim , madje ne menyre te hapur anarkiste, sikur te ishte ai kryetari dhe kryesia, kundershtoi strategjine e PS per levizje apo spostim te kandidaturave neper rrethe …Te mos harrojme qe me kete fryme anarkiste ai e demtoi PS ne zgjedhjet e vitit 2009 , me kundershtite ndaj E. Veliaj apo F. Yllit …Edhe ne kete rast , E.Rama po zbaton te njejten strategji si per Bracen ne qarkun e Beratit ashtu edhe ne qarqet e tjera…E kam thene ne disa raste te tjera, fryma e E.Braces apo E.Spiropalit me protagonizmin e tyre “anarkist” , natyrisht qe nuk mund te perputhet me frymen e pergjithshme per largimin e se keqes ….e sidomos me frymen e Rilindjes qe do te duhet te aplikohet pas fitores se zgjedhjeve . Kjo fryme ngjan disi me ate te K. Spahiut ….dmth opozitarizem donkishotesk ndertuar mbi protagonizem individual , i ngjashem me opozitarizmin e K. Islamit …Sa me perket mua, Brace duhet te jete deputet, nuk ka rendesi ne cilin qark, por minister nuk mund te jete ne asnje menyre …
Jam dakort me mendimin tend, Brace eshte figure shume e rendesishme e PS, nuk eshte legen si Dogjanerat me shoke, shume me i ndershem se A.Duka etj por e ka ekzagjeruar me menyren per protagonizem ne disa raste, duke folur publikisht edhe kur nuk eshte dakort me mendimin e shumices dhe rrjedhimisht demtuar opoziten ne nje shtet jo-normal si yni. Po ashtu ke shume te drejte per mendimin se Rama mban gjithe pergjegjesine mbi fitoren ose humbjen, strategjine, aleancat, negociatat (ne rast humbjeje ai duhet te japi doreheqjen e te kthehet ne nje deputet te thjeshte, edhe nese i vidhen votat pasi tregon paaftesi te perseritur per ti mbrojtur ato). Rama eshte kryetari i PS mban barren kryesore ne vendimmarrje edhe nuk mund te hidhet poshte apo ti vendosen gure nen-rrota sa here dikush nuk eshte dakort me te… Brace meriton respekt por edhe ai perpara se te shaje ata qe ka ne krah per shume vjet, te mendoje sot per nje qellim akoma me te madh, per ata njerez qe cdo dite vuajne ekonomikisht ose psikologjikisht dhunen e kesaj diktature, neser do te kemi kohe boll per te permiresuar te metat e kesaj opozite, por te largojme sa me pare e paqesisht nje familje-shtet qe ka zaptuar e shkaterruar cdo gje (individe qe me gjykata, polici, dryna te mbyllur poshterojne cdo dite popullin, vullnetin apo te drejtat e tij)
ti ke pjerdhur ose je i paguar
Ore ne c’vend te botes demokratike keni pare parti keshtu sic i kerkoni ju se po na lini me goje hapur? Cilat parti demokratite operojne ne kete menyre ku kryetari vendoska gjithcka e te tjeret mbyllin gojen per hater te “kohezionit”???
Jeni ne metro ju apo keni filluar me nostalgjite per kohet e xhaxhit? Harroje o xhaxh ate kohe se kohezion te atij lloji nuk kemi nevoje fare. Demokracia eshte lufte e perplasje e perhershme per te mos lejuar askend te behet mbret e per te lejuar rrotacion te perhershem te elitave. Ti xhaxho ben mire qe here pas here te shofesh si behen zgjedhjet e kandidate presidenciale ne Amerike ku njerez brenda te njejtes parti nuk i lene gje pa i thene njeri tjetrit perballe kamerave. Nuk besoj se Amerika po vuan nga kjo mungese kohezioni, perkundrazi gezojne standarte demokracie e mirqenie qe ne ketej vetem mund ti imagjinojme.
shifeni shifeni si e quajnë “shalëgjati” epike! 😀
Ne jemi kundra e s’po leme gje pa i thene kriminelit Sali Bisha, nga ana tjeter po na cfaqet nje Ram Berish tjeter . Misioni i Edvinit qenka i qarte te shpartallojre PS dhe te majten shqiptare. Po largon te perkushtuarit dhe dinjitozet e PS dhe ben pazare bashke me Gramozin, per te bere deputet lajkataret e obortaret e tij. Ky pa e marre pushtetin eshte bere diktator, por po e mori do te na behet nje Sali ne katror. Me mendjene nje femije ky, po ja le Saliut edhe 4 vjet qeverisjen. Z. Edi partia nuk eshte si bashkia, me liste bordero, ke 8 vjet ne opozite dhe nenqesh me nje pamje jo normale. Edvin Kristaq Rama hiqe njehere e pergjithmone nga mendja : ” Dhe i vetem, trim ne lufte”. Ty nuk te ben pershtypje dhe po humbe, po cfaj ka populli opozitar qe ke 8 vjet qe po e MASHTRON. Per kete ke dhene prove te shumta, nuk je aq “trim” sa dukesh. Tyc & Toc.