Çfarë po ndodh me garën për rektor të UT?

redaktor

Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se është duke përdorur Emiliano Shullazin për të ndërhyrë në garën për rektor të Universitetit të Tiranës, duke kërcënuar kandidatët.

Sipas Berishës, profesori Mynyr Koni ka paraqitur dorëheqjen pas kërcënimeve të ardhura nga ana e Shullazit.

“Emiljano Shullazi i kërkon profesor Mynyr Konit të tërhiqet nga gara ose do t’i rrëmbehet djali, dhe i thotë se po fole ke kokën.

Dje, profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen,” thotë Berisha. Ish-kryeministri shton se personi në fjalë ka shkuar edhe tek Dhori Kule me tre makina të blinduara, duke e shantazhuar atë dhe duke i thënë që të pranojë dorëheqjen nga gara të Konit.

Berisha iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama duke i thënë se, do të mbajë përgjegjësi nëse i ndodh diçka profesor Konit, si dhe i bëri thirrje prokurorisë që të hetoië këtë ngjarje.

 

Koni: Vazhdoj të jem në garën për rektor të UT

Prof. Dr. Mynyr Koni ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook pas deklaratës së bërë nga ish-kryeministri Berisha, në lidhje me zgjedhjet për rektor.

“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës”, thotë Koni në profilin e tij.

Përmes postimit ai u kërkon studentëve dhe stafit akademik që, “së bashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”.

 

Policia shoqëron Shullazin

Pas akuzave të Berishës mbrëmjen e djeshme është shoqëruar në komisariat Emiljano Shullazi.

Shoqërimi i tij është bërë në Rrugën e Kavajës, ku më pas është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku është marrë në pyetje.

Pas shoqërimit, mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e Shullazit dhe miqve të tij.

Sipas burimeve nga policia Shullazi ka mohuar kërcënimin duke u shprehur se nuk e njeh fare personin që garon për rektor në universitetin e Tiranës.

Pas shoqërimit, kryeprokurori Llalla ka thirrur në një takim kreun e Policisë, Haki Çako për të diskutuar për rastin e denoncuar.

Pas takimit është vendosur edhe masa e arrestit për Shullazin.

Share This Article
1 Comment
  • PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT DHE DRITAT E EMERGJENCES SE ADRIATIK LLALLES

    – Ne krye te akuzes shqiptare apo ne qeli nen akuze !?

    Jo sot…
    1- Qysh diten kur ofendoi me gjuhe prej rrugaci kolegun e tij Hajdari ne mbledhjen e
    e prokurorve te mbare vendit.
    2- Qysh diten kur grushtoi si nje halabak kolegun e tij Hajdari , sekretar i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise ne syte e lemerisur te prokuroreve Shqiperise…
    3- … Edhe nje rrugac ordiner arrestohet nga policia kur kercenon e aq me teper
    grushton nje qytetar tjeter jo me kryprokurori i Shqiperise Sekretarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise…
    4- Qysh diten kur “me urgjence” levizi, ngriti ne detyre e gradoi nje lukuni prokuroresh te perfolur e denoncuar jo vetem per paaftesi por edhe per afera korruptive sipas sherbimeve dhe tarifave, qe i kane paguar atij te njohura si “taksat e korrupsionit” dhe kontratave te fshehta per sherbime ne te ardhmen
    5- Qysh diten kur iu mohua viza kryprokurorit te Durresit nga Ambasada amerikane si pjese e “delegacionit” te tij per nje konference te nje shoqate nderkombetare juristesh e jo si
    i ftuar zyrtarisht nga FBI-ja amerikane, sic mashtroi Llalla ne Tirane dhe sic u detyrua te rrefehet nga “Zerin e Amerikes”.
    Kush pagoi per shpenzimet e udhetimit, tarifat e pjesemarrjes ne konference, per hotelet, dietat e sherbimit… Taksapaguesi shqiptar apo Llalla e co.!? Ta hetoje KL(e)SH i Leckajt!
    6- Qysh diten kur mashtroi shqiptaret per delegacionin e Prokurorise se Pergjithshme qe do te takohej me drejtorin e FBI-se amerikane dhe nuk u prit as nga portieret e saj .
    7- Qysh diten kur u zgerlaq keqazi nga Zeri i Amerikes ne intervisten me te turpshme te nje funksionari te larte shqiptar qysh kur eshte krijuar ajo.
    8- Asnje pergjigje konkrete… Pergjigje kodra mbas bregut… Genjeshtra nga me te trashat per cdo pyetje te holle te saj.
    9- Qysh diten qe jo vetem nuk e pranoi ta nenshkruante por as ta takonte drejtori i FBI-se, syshqiponjave amerikane … Pse!?
    10- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    11- Qysh diten kur Ana Veizi ( Ana Franku shqiptare ), nusja e Aleks Nikes, familjaret e 4 viktimave te 21 janarit dhe Gerdecit, te Otrantos e 1997-es u drejtohen Gjykates se Starsburgut ( ne fakt duhet ti drejtoheshin Gjykates Nderkombetare se Hages sepse behet fjale per krime te mirefillta kunder njerezimit ) e jo Prokurorise se Pergjithshme, Gjykates se Larte, KLD-es, kryetarit te shtetit qe i ekzekutoi pa gjyq e ne Bulevardin ku nuk guxoj te ekekutoje as nazi-fashizmi dhe as komunizmi…
    12- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    14- Qysh ditet kur Plaku nga Vicidoli dhe banda e tij kusare e vrastare, ” Qveria e tij e gangstereve” dhe ” Mafia e tij qe ka dale krejt jashte kontrollit” kapi dhe nuk po leshon kurrsesi te gjitha hallkat e drejtesise dhe te shtetit shqiptar .
    15- Qysh diten kur ne vend te homologut shqiptar Adriatik Balla, Drejtori i Pergjithshem i FBI-se amerikane nenshkroi marreveshjen e bashkepunimit per Byrone Kombetare te Hetimit, me ministrin e me te suksesshem te Shqiperise Saimir Tahiri ne prani te kryeministrit Edvin Rama.
    Pse!? Sepse amerikanet si askush tjeter te shohin , te vleresojne punen e jo gunen e shqyer te nje kryeprokurori qe nuk ka nisur asnje hetim serioz per aferat me te renda te korrupsionit ne historine e Shqiperise duke nisur nga… Autostrada e kusarise se kombit e deri tek CEZ-i, nga Gerdeci e deri tek 21 janari, nga Fazlici e deri tek Fullani, qe nga vrasja makaber e gjyqtarit Ikonomi e deri tek ekzekutimi nen hunden e tij i Artan Santos, qysh nga shkarkimi i Ina Rames e deri tek vete emerimi i tij me kontrate besnikerie e impuniteti nga Mafia politiko- financiare e Tiranes e me tej.
    Cdo njeri prej fakteve te mesiperm do te mjaftonte qe Adriatik Llalla sot te ishte ne burg e jo ne krye te organit qe ka per detyre te shenjte e ligjore hetimin, ndalimin dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit qe po ia ze frymen e merr shpirtin demokracise shqiptare.
    Shqiptaret jane ngopur me sirenat e alarmit dhe “mbledhjet urgjente” te nje kryeprokurori sharlatan qe prodhon show mediatik, por qe nuk ka hetuar, kopsitur asnje dosje te plote ne keto pese vjet… Te pakten te kishte apeluar vendimet skandaloze te gjyqtareve te sterkorruptuar te dosjeve te Fullanit, Tafajt.
    Me siguri keshtu do te veproje edhe me ceshtjen e Kseres, per te cilin edhe amerikanet kane informacion te sakte se, midis te tjerash bashke me sekseret e tij, eshte marre edhe me trafik njerezor duke shitur viza amerikane, deri ne 25 mije euro copa per shqiptare qe kurre nuk kane punuar ne ministrine e tij.
    Kaq eshte edhe cmimi qe paguajne shqiptaret tek Mafia italiane dhe Greke e pasaportave dhe vizave per ne SHBA.
    Ne vend te flinte pas kangjellave te burgut Adriatik Llalla jo vetem po fle por edhe po majmet nga kllapia e tij totale mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit.
    Me kete mbledhje urgjente Adriatik Llalla dekonspiroi ehd me keq veten si kryeprokuror me kontrate nga Mafia politike e Tiranes…
    Sa leshoi ajo nje pordhe me ere plaku i Vicidolit, u ndezen dritat e emergjences ne zyrat e pergjumura te Llalles.

    Petrit Vjosa, London

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *