Liqeni i Shkodrës po shkon çdo ditë e më tepër drejt degradimit. Alarmi jepet nga specialisti në Shkodër Sulejman Vekshari.
Ai tregon se liqenit me kalimin e kohës po i humbet edhe vlera.
Sipas Veksharit liqenit të Shkodrës i mungon oksigjeni dhe kjo ndodh për shkak se bimët ujore të liqenit janë mbushur nga inerte të ndryshme, që nuk pastrohen prej kohësh.
Edhe menaxhimi i ujërave të zeza vijon të jetë një problem i pazgjidhur sipas specialistit shkodran.
Kësisoj, Vekshari kërkon një angazhim më të madh nga qeveria apo pushteti lokal për pastrimin e liqenit dhe marrjen e masave në mënyrë që situata të mos rëndohet më tepër.
