Çfarë po ndodh me ndërtimin në Tiranë? Sa është vlera e tyre, kush i blen ato dhe përse janë kaq të shtrenjta?

Edlira Shehu

Çmimi i apartamenteve në Tiranë në 5 vitet e fundit ka pësuar rritje në vlerën 30-40 % për ndërtimet në qendër dhe 10% për ato në periferi.

Në ndërtimet e reja, kryesisht komplekse apo kulla në zonat pranë qendrës së kryeqytetit, çmimet e apartamenteve të banimit variojnë nga 1200 – 4000 euro për metër katror.

Ajo çfarë vihet re është se çmimet e shitjes janë 2-3 fishi i çmimit të referencës për metër katror.

E thënë më konkretisht, nëse kërkon të blesh një apartament pranë liqenit artificial çmimi varion nga 1600- 2200 euro për metër katror, në varësi të pozicionit të apartamentit, teksa çmimi i referencës në këtë zonë është 107 000 lekë të reja.

Sipas Lefter Sila, përfaqësues i një agjencie imobiliare në Tiranë, ky çmim vjen si pasojë e ofertës së paktët për shkak të mungesës së lejeve të ndërtimit për një periudhë 5 vjeçare.

“Në 2019 rritjet kanë qenë 30-40 % vetëm për ndërtimet që janë pas vitit 2015, ndërsa ndërtimit para 2015 kanë një rritje 10%. Kjo ndodh se për 5 vite nuk ka pasur fare leje ndërtimi në Tiranë , kështu që oferta ka qenë shumë e paktë”,- tha Sila për Euronews Albania.

“Për ndërtimet që janë në ndërtim e sipër pagesa bëhet me pjesë 30,40,50% deri sa përfundon pallati, ndërsa pronat që kanë hipotekë bëhet më shumë me bankë e më pak kesh. Ato që blejnë janë biznesi i fuqishëm, kurse larg qendrës blejnë shtresa që vijnë nga rrethet”,- u shpreh Lefter Sila në lidhje me klientët e apartamenteve në kulla dhe mënyrës se si paguhen ato.

Në një analize të thjeshtë te tregut mund te thuhet se në Shqipëri ka një hendek të madh të çmimeve të ulëta dhe atyre të larta.

Sipas kësaj analize çmimet në Shqipëri janë të ulëta në vendndodhje periferike me mungesë infrastrukture publike dhe me akses të vështirë të transportit publik.  Ndërsa çmimet më të larta në godina të qendrës së kryeqytetit janë të krahasueshme me vende si Beogradi e Lubjana që përfaqësojnë ekonomi shumë herë më të zhvilluara se tonat dhe me të ardhura më të larta për frymë.

Në vendin tonë niveli i lartë i çmimeve u përket kryesisht projekteve të reja në proces zhvillimi e sipër në qendër të kryeqytetit dhe realizimi me sukses i tyre do të varet nga shitja, duke pasur parasysh faktorë si tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të theksuar vitet e fundit, pasojave të pandemisë nga ku u humbën 50,000 vende pune dhe një shtrese të mesme që e ka të vështirë t`i përballojë të tilla shpenzime.

Shqipëria ka një boshllëk të stokut për një shtresë të mesme të punësuar të cilët synojnë dhe përballojnë shpenzime mesatare për banesa deri ne 1,000 euro për metër katror.

 

e.sh/Dita

Share This Article
8 Comments
  • Qe kur ndertuesit ne profesion dolen nga tregu dhe hyne ata me leke te dyshimta tregu eshte anormal….sepse me ate lloj leku nuk funksionon me tregu…

    • O vlla, në.allbaninë.urupiane pastrohen paratë e drogës te një pjese të madhe të tregut europian, pra jo thjesht paratë e drogës të tregut shqipëtar (që as nuk llogaritet fare për vlerë). Nuk ka polic e prokuror ti ndalojë këto, për sa kohë duam integrim urupian, vend trafikantësh do të jemi, këtë na ka rezervuar uropa kurvë

  • Perdridhen te gjithe me argumente te cuditshme per te justifikuar cmimet jashte llogjike te apartamenteve ne Shqiperi.
    Nderkohe eshte fare e thjeshte:
    Ku ka cmime jo logjike, ka pastrim parash!!
    Ajo qe nuk kuptoj eshte se pse gazetaret I bejne “fresk” ndertuesve dhe nuk Investigojne ?

  • veliaj ka dy mandate ne detyre tashme dhe qe ne te parin i shprenadu lejet si pamfleta promocioni…boom ndertimesh sidomos brenda unazes
    sas per cmimet e larta nuk ka dale asnje expert ta sqaroje tamam dhe sinqerisht sepse ky qe prrallis ketu ose eshte budalla ose do te bej te tjeret budalla. besoj shumica e dine qe tregu i ndertimeve eshte nje flluske e madhe qe mbahet ne kembe nga pastrimi i parave sepse nuk ka llogjike qe po ndertohen kulla a thua se do mbushen te gjitha se ktu te ne plasi biznesi sheshit…

  • Shpjegimi me tregun nuk eshte i bindshem. Cmimet jane te larta sepse ato (gratacielat) ndertohen nga mafia e cila nuk ka qellim shitjen por uzurpimin e te qendrave te Tiranes si nje investim per te ardhmen. Milionat e droges vijne ne Tirane te xhirohen nepermjet bizneseve te ndertimit; (Ne fakt asnje nga keto pallate nuk ndertohet me kredi bankare). Pasi kane arritur qellimin (pra ndertimin ne qender), c’rendesi ka per mafian qe ta shese ? Perkundrazi “ata” duan te ndertojne edhe te tjera. Ne te gjitha rastet e kullave nuk ka shitje por shkembehen pjese te tyre me nje favore. Jepet leja per kullen , por tre-pese kate jane te KM, Kryetarit te Bashkise etj. Mafia e droges dorezohet para mafies se politikes deri sa te “pushtojne qendren”. Pushtimi i qendres i ben ata te fuqishem perjetesisht ndersa politikanet jane te perkohshem. Prandaj ne mes te gjithe ketyre aferave jane politikane, administrata e larte, Kryetari i Bashkise, ministra, kryeministri etj. Asnje kulle nuk eshte shitur, vecse eshte ndare midis “lubive te medha” Une i konsideroj gratacielat e Tiranes si pushtim te territorit, si spostim te mafias ne qender, dhe te “shtyrjes” se popullit te Tiranes drejt periferise. Kjo levizje do te vazhdoje deri sa nje dite te gjendemi ne nje mut nga i cili nuk del dot kurre. Ne ate kohe nuk kane me vlere as mendte, as shkolla, as dijenite dhe aq me pak morali; Nga pas do te degjosh vetem nje fraze; ” Po ik ore pirdhu”

  • Per mendimin tim cmimet jane te larta sepse tani po ndertohen apartamente bashkohore ne tirane dhe ato jane shtrenjte . Shumica e ndertimeve te viteve te kaluara jane pa cilesi . Njerezit tanime nuk jane ata te viteve 90-te qe oburra te veme ne tirane pa futemi dhe ne bodrume .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *