INTERVISTË: Konflikti Greqi-Turqi dhe “Pleshti” i heshtur shqiptar. Ku ndodhet Barketa, rëndësia e një shkëmbi në paktin e rikthyer detar me Greqinë

Ornela

Emri i Myslim Pashajt është i lidhur me marrëveshjen për detin me Greqinë. Njohës i mirë i hartave detare ai flet në këtë intervistë me detaje mbi këtë marrëveshje, e cila është lënë në hije që nga viti 2009, kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Pashaj deklaron se ka një draftmarrëveshje të re me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar, e cila duhet të zbardhet nga grupi negociator.

Ai shton dyshimet se kemi të bëjmë me rastin e parë të ngjashëm dhe kërkon nga institucionet shqiptare të mbajnë përgjegjësi dhe të mos heshtin.

 

-Ju ishit i pari që denoncuat marrëveshjen e detit me Greqinë, e cila u rrëzua më 2009 nga Gjykata Kushtetuese. Tashmë, kjo “marrëveshje” ka mbetur pezull, në heshtje. Çfarë po fshihet nga Tirana dhe Athina zyrtare? A po përgatiten skenarë të tjerë të mundshëm, që shkelin ujërat territoriale të Shqipërisë, nga Greqia?

– Marrëveshja Famëkeqe midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, që mbush vitin e njëmbëdhjetë, që si një transhe detare mbetet një moment historik aq me ndjeshmëri të madhe,  vijon edhe sot. Illyria pyet e habitur se si kaluan kaq vjet dhe kjo çështje ka ngelur pezull?! Pse ka një heshtje dhe pothuajse të fshehtë?

Të gjithë këto të vënë në mendim, të ndijojnë në shqetësimin kombëtar të natyrshëm. Shqipëria ashtu e papërgatitur, po me kurajo, për Paktin e pushtimit të Detit Jon të Shqipërisë, bëri një oponencë po aq historike në vitin 2009 dhe ia doli që të thyejë atë kompasin e turpshëm të Sali Berishës në  Gjykatën Kushtetuese.

Por ç’është bërë deri tani?

– Sali Berisha dhe njerëzit e tij të politikës dhe po ashtu edhe teknikë të Detarisë, por që kanë fytyrën e Politikës, sipas modelit shqiptar vijojnë të mbrojnë atë vendim që e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të ketë qëndrim më anormal se ky. Këto ndodhin në Shqipëri.

Pas saj Sali Berisha, i kthehet në të kundërt dhe flet për Qeverinë e Edi Ramës sikur ajo po shet 1200 km2 (!!) në një logjikë që s’mund të ketë përputhje racionale. Flasin për ndarjen  e Detit, kur nuk dinë se sa Det Territorial përfshihet dhe deri ku shkon ai, kur nuk dinë se ku ndodhen hapësirat  Ekonomike Ekskluzive në Otranto!

Sepse Qeveria shqiptare është e papërgatitur të mbrojë dhe të fitojë të Drejtën e saj Ndërkombëtare, por në mënyre naive e dhuron dhe ia dorëzon atë hapësirë si një pushtim shtetit fqinj. Ja dhe kjo është e pazakontë!

Po qeveritë socialiste ç’kanë bërë e ç’kanë arritur?

– Është dramatike t’ua thuash shqiptarëve se institucionet tona nuk janë të gatshme dhe nuk janë në gjendje që të ndihmojnë në sfond, qeverinë me studimet e tyre për të mbështetur mbrojtjen e së Drejtës sonë Detare Ndërkombëtare.

Një Institut i tërë është në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ai nuk e kryen dot misionin e tij. Ky është një realitet kur pas njëmbëdhjetë vjetësh ende nuk ke të prodhuar një hartë të Detit dhe hapësirave detare që do të delimitohen!

Nuk mund të ketë kumt më pesimist se sa mungesa e përgjegjësisë kombëtare, në mbrojtje të së Drejtës sonë Detare Ndërkombëtare.

-Ju po thoni se nuk kemi institucione përgjegjëse dhe individë të aftë, që të mbrojnë hapësirën territoriale të vendit gjatë procesit të delimitimit me Greqinë?

Duhet që të bëjmë me dije atë që e kemi theksuar në disa intervista në mediume të ndryshme shqiptare, se gjatë vitit 2019 janë dhënë deklarata skandaloze që do të bënin çdo qeveri të turpërohej përpara popullit të saj.

Së pari, se ka ndodhur që të mos përmenden termat dhe argumentet e Gjykatës Kushtetuese, me të cilët është hedhur poshtë Pakti i Parë. Nuk janë përmendur faktorët gjeografikë, por me një ligjërim që duket i çuditshëm, hapet vija ndarëse detare tipike si ajo” Vijë e mesme e baraslarguar nga të dy brigjet”, siç u pushtua në vitin 2009.

Dhe pas kësaj, shqiptarët duhet ta dinë se sipas informacioneve që jepen në mediume, është përgatitur dhe dorëzuar zyrtarisht një draftmarrëveshje e re, dhe  ajo është firmosur nga Anëtarët e Grupit Negociator. A duhet të ketë tejdukshmëri për këtë draftmarrëveshje tinëzare?

Vetëm Prof. Ksenofon Krisafi nuk e ka firmosur! Dhe kjo nuk ka përbërë ndonjë shqetësim! Ato mund të jene bërë për të venë në gjumë palët shtetërore që përgatiten për ndarjen e re, dhe ne studiuesit e pavarur, gjithë opinioni i ndjeshëm shqiptar do ta marrim vesh vetëm atëherë kur kjo farë draft marrëveshje të shndërrohet një ditë …në marrëveshje!!

Dhe këtu mund të vijmë tek tmerri braktisës shqiptar, që gjen mënyrat për të sjellë sërish në tryezë Marrëveshjen e firmosur “toidhio” si ajo e Basha-Bakojanis.

Dua që të jem i kuptueshëm me lexuesit. Për ta thënë shkoqur se e tërë kjo që po ndodh duhet që të vlerësohet me ndjeshmëri të lartë!

-Z.Pashaj, ju sapo hodhët sërish dritë mbi këtë skandal të lenë në heshtje. Sapo thatë se ka një draft-marrëveshje të re. Po sa i takon grupit negociator, a keni ndonjë informacion?

– Oh! Kjo është një mandolinë tjetër në sfond. Një grup i gjerë e i gjatë, shumëngjyrësh dhe pangjyrë, të cilët mblidhen rrotull asaj tryeze. Që në krye të fjalës për ato që mund të kenë ndodhur,  mendoj se në radhë të parë mbajnë përgjegjësi të lartë anëtarët e Grupit Negociator, ata që kanë firmosur draftmarrëveshjen, ata që kanë dëgjuar deklaratën e Ministrisë së Jashtme dhe nuk kanë reaguar.

Duhet që në mënyrë urgjente të bëhet një ballafaqim dhe pas këtij duhet që Grupi Negociator të dorëhiqet dhe ta marrë vesh i gjithë opinioni shqiptar.

Faqja e parë, DITA

-A ka specialistë të rendit të lartë, që dallojnë dhe kanë peshë në atë grup negociator?

– Padyshim që ka dhe njerin prej tyre tanimë e njohin të gjithë. Ky është Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari. Unë kam lexuar disa prej studimeve të tij të cilat ai i ka paraqitur edhe para një auditori të lartë në Ministrinë e Jashtme para shtatë vjetësh.

Ky studim merret me vijat bazore në vijën bregore të Shqipërisë, përgjatë Detit Jon. Çfarë është nxjerrë në pah? Ai ka lënë mënjanë të gjithë ato pika të cilat e kanë bërë të ndryshme marrëveshjen e parë që u rrëzua.

Aty s’ka një radhë, për faktorët gjeografikë, për natyrën e brigjeve, për tiparet arkipelagore të ishujve në Korfuz, për ishujt, shkëmbinjtë detarë, për Barketën ( Pleshtin) që është pika kulmore e “pushtimit” të Detit Territorial të Shqipërisë, aty nuk është veçoria e Gjirit të madh të Sarandës dhe të gjirit të Qytetit, po asilloj, aty nuk është analizuar me hollësi Gjiri I Ftelias.

-Pse janë lënë mënjanë?

– Atë e di grupi negociator. Veç kësaj, kush e ka ushqyer me informacione institucionin e lartë? Ku janë bazat studimore dhe ku janë këshillimet? Unë mendoj se ish-ministri i Jashtëm Bushati nuk e ka patur nga afër ekspertizën e duhur dhe kjo e ka çuar atë,  në disa përfundime paraprake shumë të diskutueshme. Atëherë ç’bën Grupi Negociator?

-Barketa, siç thoni ju është shëmbëllimi më real i padrejtësisë së madhe detare që ka ndodhur në Detin Territorial përkundruall gjirit të Sarandës, apo Jo?

– Them se do të vijë një ditë që Kryeministri i Shqipërisë do të gjejë një hapësirë kohe për të bërë një pyetje ‘pleshti’ (se kështu e ka emrin e dytë ai shkëmb!) për pozicionimin e tij,  teksa vjen nga thellësia si një turrë relievi nënujor dhe aty  dikton të dy shtetet, që të mendojnë mirë për të drejtat e tyre detare.

Këtë duhet ta kishte bërë Meçollari dhe Grupi gjatë inkursionit Detar përgjatë vijës detare, të kishte matur thjesht se ç’pozicion zë ky shkëmb mbiujor në atë hapësirë. Aty, ky grup i gjerë dhe i gjatë, do të merrte vesh se qendra e shkëmbit është 32 metër në drejtimin juglindor prej vijës së mesit të ngushticës, pra ‘SHKËMBI ËSHTË I SHQIPËRISË’ dhe këtë nuk e di askush.

Në qendër të tij, Sali Berisha dhe Kostandin Micotaqis kanë vënë kompasin ndarës duke ia pushtuar Detin Territorial Shqipërisë. Atëherë, për çfarë është shqyrtuar tërë ai studim madhor, ku ka qenë qëllimi i tij?

Cilat ishin vijat e kuqe që rrëzuan marrëveshjen me Greqinë, dhe cila është strategjia e shtetit helen për të nënshkruar një marrëveshje më Greqinë? 

– Vijat e kuqe ishin vijat pushtuese të shtetit fqinj që në kushte thjesht diplomatike, pa luftë dhe përpjekje të tjera të pushtohet deti territorial dhe Hapësira Ekonomike Ekskluzive në Otranto. Për një kohë të shkurtër në hark të një viti pa u thelluar në të Drejtën Detare Ndërkombëtare u përcaktua një gjeometri e “Vijes së mesme të baraslarguar”, për ta bërë këtë pushtim të jashtëzakonshëm.

Ditët e fundit janë shtuar përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë, sa i takon kontestimeve për disa ishuje në Egje dhe Zonen Ekskluzive Ekonomike. Si i shihni këto përplasje?

Ndarjet detare në Mesdhe kanë zënë vendin e alarmeve të mëdha Europiane e Ndërkombëtare, çka ka paralajmëruar tërmete të tjera në këtë zonë. Konflikti Greqi-Turqi, është për shkak të pozicionimit të ishujve dhe shkëmbinjve ujorë të panumërt që ndodhen aq afër brigjeve kontinentale turke.

Në 113 km gjatësi e tillë është edhe situata midis Shqipërisë dhe Greqisë, ku 85% e kësaj vijë është Det Territorial (njëlloj si dhe hapësira tokësore) pra është një gjendje Cassus Belli (gjendje luftë që mund të ndodhë nesër midis të dy shteteve tona) dhe këtë mund ta sjellë si e thamë atypari Barketa (Pleshti) për të cilin ne nuk bëjmë zë.

 

——

Intervista është marrë nga gazetarja Eneida Jaçaj e gazetës Illyria, që botohet në SHBA dhe është botuar si kopertinë e DITA. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

 

 

Share This Article
53 Comments
  • Nuk eshte vetem shkence i dashur Pashaj! Jane shume faktore te tjere shoqerore,shteterore dhe politike dhe te fqinjesise se mire! Mos harroni se me shume se peseqind mije shqiptare jetojne ne Greqi kane shtetesi shqiptare shume dhe mendoj se Shqiperia duhet ta kete parasysh kete! Le ta ndajne barketen me dysh si Qipron! Kjo eshte si puna e Offsitit ne futboll qe per nje milimeter anullohet goli!

    • Po ti o “Z”,gruan,vajzen etj tende qe ke te punesuar ne ndonje zyre apo biznes,mos valle u ke thene qe para se te vijne ne shtepi te pallohen me pronarin,qe t’i mbaje ne pune?
      Beje kete gje qe te na mbushesah mendjen tamam!
      Hyyyy vrrome e ndyre!
      Po shtetewt kane bere lufte per kufijte e tyre,o maskara!
      Pse Greqia nuk pipetiu sa ishte gjalle Enveri,as per kufirin tokesor e as ate detar,por kafshoi gjuhen!

    • Z do nje si puna e Esat Pashes, ndryshe, keta te shesin me gjithe rreckat e shtepise te greket dhe serbet.
      Tradhetare te felliqur

      • Z.mirel ,po ky mercenari grek e thot vet ,për një milimetër anullohet goli !…..Pa përmendur se goli i futet trojeve shqiptare.

      • I lexoj komentet e tua dhe ne te shumten e rasteve ndaj te njejtin mendim me ty.
        ( natyrisht, kjo nuk te intereson fare ty).
        Por ne kete rast gabohesh.
        Ky, Pashaj, eshte nje dikush qe shkakton turbullime me nacionalizmin e tij te skajshem, me diturine e tij gjysmake.
        Dhe turmat, qe nuk marin vesh fare nga konventat nderkombetare detare mbi ndarjen e ujrave teritoriale, perkrahin mendimet e tij te pabazuara.
        KY KA MBARUAR PER METEOROLLOGJI, PER TE PARASHIKUAR MOTIN, PARASHIKIME QE JO GJITHMONE DALIN TE VERTETA.
        TE LUTEM KUPTOME:
        KY KA NJOHURI PER HARTAT VETEM PER TE HEDHUR NE TO IZOBARET DHE IZOTERMAT.
        KETO NJOHURI NUK KANE TE BEJNE FARE ME KONVENTAT DETARE PER UJRAT TERITORIALE.
        Dhe shqiptaret, qe sebep duan qe te bejne sherr dhe qe gjithmone, edhe pse greket ndane buken me ta ne vitet kur iken gurna turma nga Shqiperia, perseri komentinne se greketit nuk jane popull qe i ka dhene njerzimit me gjuhen e tij, emerat ne astronomi, gjeofrafi, mjejesi,matematike. Nuk njohin as Homerinsi grek dhe edhe Iliaden e Luften e Trojes, duke aluduar se jane ilire.
        Kjo sepse kane dhe jane krenare te semyre.
        Kjo ben qe problemi qe ngre injoranti Myslym Pasha, te zere vend dhe te shtoje urejtjen e tyre ndaj Greqise.
        Gjith te mirat!

        • Peci,me ndiq me tru e jo me interesat e tua!
          Kolonel Myslim Pashaj ka qene ai qe ka qene dhe nuk eshte vendi ta diskutojme!
          Se edhe Berisha,Nano,Meta,Majko,Meksi dhe sidomos ky Rama nuk kane mbaruar ndonje shgkolle per…kryeminister apo president,por ja qe i kryen ato detyra!
          Ndersa sa i perket kolonelit Pashaj,ai ka NJE DIPLLOME TE ARTE,qe nuk e ka sot asnjeri,se ishte ai i VETMI,QE ARGUMENTOI NE GJYKATEN KUSHTETUESE SHKENCERISHT te drejten e Shqiperise ne mareveshjen tradhetare te Berishes!
          Cfare duhet me teper se kaq qe nje njeri te ishte shpallur qe ne ate kohe “NDERI I KOMBIT”,kur kete dekorate e kane marre njerez qe kane qene ARMIQ TE KOMBIT?
          Por ti,si grekofon dhe militant i Rames ke nje hall te madh,qe hedh balte mbi kolonelin!
          Ti do qe te largohet nga kjo LUFTE kryetrimi Pashaj,se me ata qe ka caktuar Rama ne grupin negociator,prap do shitet deti Jon!
          Pra TRADHETIA do perseritet!
          Se ne materialin perfundimtar te TRADHETISE,nga grupi negociator,vetem prof.Krisafi nuk ka firmosur,ndersa te gjithe sahanlepiresit e Esat Pashe Toptanit,keta TRADHETARE te Atdheut e kane firmosur shqyerjen e tokes shqiptare njelloj sic beri Zogolli me Vermoshin dhe Shen Naunin,qe ua fali serbeve ne shenje nderimi per mbeshtetjen qe i dhane per t’u bere mbret ne Shqiperi!
          Me kete tradheti,Rama kerkon te marre mbeshtetjen e Greqise,jo per shqiptaret,por per hapjen e negociatave me BE!
          Kjo eshte njelloj,qe ta kuptosh me mire ti Peci,sikur te mbetesh pa leke ne xhep dhe ta japesh gruan,vajzen tek komshinjte per….!
          Kurdohere Shqiperise i kane dale plot tradhetare,ndersa sot ka tradhetare pa hesap,por nuk ka tjeter si kolonel Pashaj!

        • Ah more Peci. Shume I cuditshem pseudonimi qe ke perdorur. Por dukesh qe shqipen e njeh mire dhe nuk ke perdorur Google Translate nga greqishtja ne ship.
          E para Pashaj eshte nje nder specialistet me te mire ne fushen e gjedezise dhe te hartografise. Shteti shqiptar ne fund te viteve 80 perfundoje 100% hartografimin e teritorit ne rruge fotgrametrike dhe Pashaj ka qene ne stafin teknike drejtues.
          Pashaj deri tani nuk ka pasur asnje keqkuptim ne planin social ose te marrdhenieve me shtetin fqinje. Ketu behet fjale per kufirin e nje shtepie te madhe qe e ka emrin Shqiperi dhe mos e fut komentin ne rruge te gabuar. Ju pretendoni se keni jnohje te mira per konventat nderkombtare. Pa me thoni ku shkambi Barketa a ka pasur ndonje here ndonje reference ekonomike apo socile per shtetin Grek ne shekuj? Pa shiko njehere harten veteve 1913? Pa shiko hartat e viteve te kaluara te botuara nga ne dhe nga pala Greke nuk ka pasur nota dipllomatike per ta kundershtur ate. Pashaj beri vetem interpretim hartografik dhe kalkulime gjeometrike bazuar ne ligjet qe ai kishte njohuri dhe hartuesit e kesaj marveshje nuk ishin ne gjendja te benin avokatin e produktit te tyre. Lus zotin qe te ndricofte mendjen dhe respekting per drejtesine.

    • Ke 7 vjet bat bat na thua se nuk ndahet deti keshtu. Dakord. Po na thuaj pra si mendon ti se ndahet, ose ik pirdhu.

      • Zeqo dashka te ndaje detin, po o Zeqo dashke te ndash detin. Deti ka qe ne kohen e pordhes qe eshte i ndare. Kush ja jep te drejten kurvave te Rilindhes te ndajne detin? Te kujt e kane, te Anetes apo Kristaqit?

        • Qenke vertet gomar o Reli. Po ne eshte I ndare ky Lymi cfare mutin do? Ne duhet ndare, ky Lymi te mos beje gam gam po te thote mendimin e tij se si ndahet. Ndryshe, si ai dhe ti o koqe hani mut kot.

          • Na ti Zeqo greku!
            Pashaj e mbrojti Shqiperine ne Gjykaten Kushtetuese si askush tjeter!
            Dhe ne kete mbrojtje ishte mbi te gjitha jo ku ishte TRADHETIA,por sidomos ku ishte e DREJTA e jone!
            Ne se ti je me ata qe shiten detin Jon,pjese e Shqiperise,qe ketu ti e shpall veten armik te saj dhe nuk duhet te llapsh me!
            Ku e sheh gabimin tek kolonel Pashaji ti,o qen i zgjebosur?
            Pashaj po lufton me te gjithe,i vetem,si dje kunder Berishes edhe sot kunder Rames!
            Te gjithe jane tradhetare te atdheut!

    • zoti Z. na plasi kari per ata refugjatet te cilet jane te gjithe, lexoje mire, te gjithe me letra greke dhe pasaporta greke keshtu qe mos ua qaj hallin atyre. Ne jemi shtet vasal dhe pike.

      • Me vjen shume keq per mediokritetin e bashkeatdhetareve te mij me “gjak te paster shqiptari”! Injoranca juaj eshte epike! Pothuajse te gjitha vendet e botes kane probleme me kufijte! Dhe Z.Pashaj ka te drejte per ato qe thote! Qellimi i komentit tim nuk ishte te denigroje askend! Por nuk jane gjithmone ligjet nderkombetare ato qe percaktojne kufijte! Jane qeverite ,eshte politika! Ky eshte realiteti! Por ju jeni disa injorante shqiptare qe s’e keni idene perse flitet! Jeni gjysem analfabete! Qetesojuni dhe edukohuni o njerez te shekullit te 19te! Lerini njerezit te japin mendimet e tyre!

        • Po mor kurve e Dules, paskan te gjitha vendet problem me kufijte dhe ne krijojme me deshire nje problem per detin qe nuk ekziston, sepse eshte i percaktuar me kohe, per ti dhene detin Greqise.
          Ne keto probleme me kufijte tane tere vendet te marrin, vetem Shqiperia te jape.
          Na quan dhe medioker, plera

          • Komentin tim me e kusha oer ju zoti Mirel.
            Te gjithe ju qe komentini “ pro” apo “ kunder “ “ ndarjes te detit, me lejo t’ju them se, NUK KINI ASNJE NJOHURI SADO TE VOGEL NGA KONVENTAT DETARE NDERKOMBETARE “ MBI UJRAT TERITORIALE”.
            Prandaj, fatkeqesisht, te gjitha komentet tuaja ( te te gjitheve) nisen nga simpatia per partite politike ose dhe nga sjo “ se doni te mbroni kufijte e shqiperise”. Te mbrosh kufijte e Shqiperise, natyrisht, eshte diçka patriotike, por ne jete rast, komentet e te gjutheve jane te pabazuara ne ligje.
            E theksoj KOLONEL MYSLYMI KA MBARUAR PER TE PARASHIKUAR KOHEN, DUKE U NARE ME IZOTERMAT DHE IZOBARET TE CILAT I PASQYRON APO I HEDH NE HARTA. KAQ HANE NJOHURITE E TIJ.
            Ju uroj već te mira!

          • Po mor Perci, izoterma e izobare e mbajten Shqiperine zot, pa i levizur asnje milimeter
            Boten dhe mareveshjet i shpiket ju qelbesirat e Ramut Berishes, para jush asgje nuk ka ekzistuar ne rregull. Tani u shpik rregulli, tani qe do Greqia det. Tani u shpik dhe koncepti PPP, konvente, delimitim, ekip negociator, demarkacion, dhe tani merr vlere dhenia e territorit si koncept akademik, jo si tradheti kombetare

        • Me ju , zoti “Z”, mund te jemi bashkeshqipfoles , por kurrsesi bashkeatdhetare . Gjuha jote , eshte as me shume dhe as me pak , e ngjashe me ate qe perdori disa vite e pare nje palo zv.minister kulture i qeverise greke , ne viziten qe beri ne qytetin e Korces , me rastin e nje koncerti qe do te jepte grupi i buzuqeve greke dhe , ne njoftimin e popullates shkruhej qe , ky grup do te jepte shfaqje ne pallatin e sportit per bashkekombasit e vet . Cilet ishin bashkekombasit greke , qe do te mbushnin pallatin e sportit ? Ky ishte nje provokim shume i ulet e cinik , por qeveria jone e Sali Berishes dhe ministrit plehre te kultures dhe arsimit , Genci Pollo , nuk u bene fare te gjalle per te reaguar per keto pislleqe banale te qeverise greke . Mediat tona , qe ne te vertete nuk jane tonat , sepse jane te shitura e te blera nga greket e serbet , nuk u ndien as edhe me nje fjale te vetme . A mund te imagjinohet nje heshtje e tille varri ne Greqi , ne se do te ishin provokuar nga pala shqiptare ?! Ishte koha kur shkollat greke te ngritura ne kete rreth , e fillonin aktivitetin ditor , duke i detyruar nxenesit e rreshtuar para shkolles te kendonin himnin grek te flamurit . Kur prinderit e nxenesve ia bene prezent kete gje ministrit te arsimit , kellira e asfalise greke Genci Pollo , u pergjegj me indiferentizem se nuk kishte dijeni per nje gje te tille dhe i inkurajoi drejtuesit greke per te shtuar kerkesa te reja ndaj nxenesve , ne hovin e marre per helenizimin e tyre ! Tani Berisha e Pollo kerkojne me insistim te rikthehen ne pushtet , pedr te cuar deri ne fund misionin e tyre antikombetar !

  • Edhe ne ate shpresojme.Qe “majeshtiza gjuheshpate ” te gjeje hapesire kohore te prononcohet mbi tradhtine qe po i behet popullit shqiptar.

  • Sa kohe nuk ka transparence te tregohet ne popull ndonje vendim tjeter, ai vendim qe hodhi poshte Gjykata Kushtetuese do behet e ky Lym Pashai do ta pershendese.
    Transparence, kete te kerkoje Lymi te pushteti po ja mbajti ajo e shkrete kesaj here me Ramen.

  • Me paktin detar po peresritet po ajo TADHETI qe beri atehere Sali Berisha:Edi Rama do ta shese kufirin detar t Shqiperise!
    Ku duket kjo?
    Se pari ,PS-ja qe fitoi te drejten per detin Jon,u perfaqesua nga mencuria dhe zotesia e kolonelit Pashaj dhe ne se filluan prap negociatat,duhet te ishte po ky kolonel Pashai ne krye te grupit negociator shqiptar!
    Por Rama as si keshilltar nuk e mori kolonelin,por caktoi ne ate grup po ata TRADHETARE qe perdori Berisha kur e shiti heren e pare!
    Se dyti,kane vite qe vazhdojne negociatat me Greqine,por ndersa greket flasin pa pushim,nga pala shqiptare ASKUSH NUK KA THENE QOFTE EDHE NJE FJALE!
    Pse heshtet per nje gje kaq te rendesishme?
    A mos Rama po tradheton njelloj si Berisha per interesat e veta?
    Une personalisht,nuk dyshoj,por jam i bindur se Rama po TRADHETON POPULLIN SHQIPTAR!

  • DITA: Marbeshja per detin po sabotohet nga Ilir Meta dv.Ai nuk i jep OK ministrit te Jashtem per negocim.Ai ka hall se Edi Rama hedh posht marveshjen e LulSaliut te 2009 dhe zemerohet Monarko Fashizmi Grek.
    -Meta,Saliu jane per marveshjen e 2009 dhe Greku pret qe te bjeri Qeveria e Edi Rames.
    -Ndaj Greku kerkon detin,Vorio-epirin,Himaren…dhe pozicionon rende Janullatosin ne Shqiperi me bekimin e Sb.
    -Kjo eshte arsyeja qe opozitarizmi rruges e Presidenciale pengon GJK.
    -Sa te jene ne pushtet Sb,Im ky vend do vuaj pasojat e tyre.
    -FLM-DITA

    • Mbete gomar tere jeten o kapterr Temja!
      Lere Meten ne hallet e tij,por merru me mbrockullat e Rames!
      1-Pse Rama nuk e caktoi kolonel Pashajin ne krye te grupit negociator shqiptar,meqenese ishte ai i vetmi qe beri te mundur argumentimin shkencor te tradhetise se Berishes ,qe sot mburret PS-ja?
      1-Pse ne kete grup negociator jane potrhuaj te gjithe renegatet tradhetare te ish grupit negociator te Berishes qe shiten detin Jon?
      3-Qeveria per disa vjet beri negociata te reja me Greqi8ne,por kurre nuk e thirri kolonelin Pashaj,qofte edhe si keshilltar!
      Dhe kulmi fare se kur ministri i Jashtem grek fliste pas cdo takimi dy palesh,nga pala shqiptare kurre nuk u dha ndonje fjale!
      Pse ka heshtur deri me sot Rama?
      Cfare po na fsheh prapa kraheve ky tradhetar?
      Per keto na shkruaj,po dite gje ti zaberhan militant tru tallash!
      Te njoh mire sa tru ke,se kam punuar me ty o faqezi!
      Me pare duam Shqiperine,pas saj mbase edhe partine,por jo kur vret Shqiperine!
      Se ti je faqezi,qe per nje vend pune ne administrate per njerezit e tu ti mbeshtet Ramen!
      Keshtu ke qene edhe ne ushtri,ti o kerme e ndyre:BYTHELEPIRES!

      • e gomar dhe me maskara se ti “777” nuk gjendet aq lehte . Si guxon t`i dalesh ne mbrojtje nje hajduti me vule ne balle , qe i ka bere e vazhdon ti beje ketij vendi 1001 te zeza ? Te flasesh te verteten per kete felliqesire , nuk do te thote se kerkon te besh burre te mire psikopatin E.Rama . Kur ti i del ne mbrojtje palacos qe kemi president , do te thote se je duke ndejtur ne prehrin e bajraktarit serb te Vicidolit , njeriut me te urryer qe ka rritur kjo toke .

        • O ti “Cuni i vuk Karaxhicit…”!
          Qe je po aq gomar sa kapterr Temja,ne mos ai vete,kjo nuk do shume mend!
          Ketu nuk diskutoj banditin Sali Berisha,qe duhej cuar nga Rama para drejtesise per qindra krime,por edhe per shitjen e detit Jon,por ketu flitet per KRIMIN E RI QE PO BEN RAMA, njelloj si Berisha ,new mos njellopj!
          Rama e ka nje Vendim te Gjykates Kushtetuese,qe hedsh poshte mareveshjen e pare dhe argumentet e saj mbrojtese PS-ja i hartoi duke patur si krye ekspert kolonelin Pashaj,ndersa ne negociatat e tanishme,kolonelin Pashaj as keshilltar nuk e mori,le me ta caktonte kryetar te Grupit Negociator se e meriton!
          Ky fakt verteton ate se Rama po TRADHETON Shqiperine njelloj si Sali Berisha,ne mos me keq!
          Cfare hajduti mbrojta une ketu,o gomar Malinati pa samar?
          Cfare pune ka ketu presidenti,kur Rama beri negociatat 3-4 vjet me greket pa pyetur njeri dhe pa bere fare transparence kur greket flisnin per dite se cfare ishte biseduar?
          Fshehja e bisedimeve eshte TRADHETI,o gomere pa samar!

    • o e them
      o gomar i lindur,akoma me ilir metën ti??
      o dobiç gomari,kur do shkosh në PS(p të satëme) e të na lësh rehat nga nervat??

  • O Z o zorzop , se kemi 500 qind mij SHQIPTAR ne greqi e pastaj çkerkon te thuash me kte , apo mendon ti japim paj me vete atyre qe kan shkuar ne greqi dhe te falim pjes deti , kush shkoj udha mbar, vendi i tyre nuk i perzuri iken me deshir , pazare me detin dhe trojet qe na kan len te paret nuk bejm , nuk kan ikur 1 milion shqiptar e pastaj , kur erdhen 5qind mij çamer nuk na dhan janinen peshqesh greket o injorant pallavesh , por kerkonin dhe vorioepirin , ju jeni kail te shisni atdheun pisa pa shtyll kurrizore , ç’far llogjike prej fshatari injorant. Ike ne greqi , hik pirdhu ne hale te gomerve te shkosh , me atdheun nuk ke te drejt te besh pazare palavos palikaris se ha plumbin si tradhtar.

  • Ky Z duhet te jete grek si nuk te vjen turp SA i pacipe je kur thua se duhet te marre parasysh emigrantet po ITALIA Zvicra Gjermania qe ka emigrante Shqiptare dukesh se cfare njeriu je ti nuk kerkon drejtesi ti kerkon padrejtesi dmth Shqiptaret nuk kane nevoje per gas dhe nafte por tja falim grekeve se jane keq apo ne jemi me keq edhe sikur te ishim miré greku nuk te jep territor as ne nuk duhet ti japim

    • Po ik o Pasha se nuk ke mbaruar te drejte nderkombetare detare nqs nuk gjendet zgjidhje sipas traktateve nderkombetare kryesisht Uruguai 1982 therriten experte nderkombetar ose qe quhet ndryshe arbitrazh qe jane gjyqtar me fame ne fushen e te drejtes nderkombetare detare me dakortesine e dy shteteve

  • Ky Pashaj nuk ka as shkolle e as dipllome per te drejten e detit. cdo lloj sharlatani mund te flasi ne media pa asnje lloj shkolle. fshatare te qelbur.

    • Kapter,
      Kur behet fjale per ndarje kufijsh, nuk ka vend te diskutosh per kualifikimin por per argumentet qe sjell dhe sa ato perputhen me konvetat nderkombtare. Por me kryesorja, eshte qendrimi parimor I te ineresurave ne tavoline. Komisioni jone u ule per te biseduar kufirin e shtepise vete kur ata (pala Greke) kane ne fuqi ligjin e luftes. Shikoje mire kontributin e Arvanitsave ne 1827. Megjithate, cdo debat intelektual ka vleren e vet. Ne qofte se je burr
      kundershtoje Pashane ne nje nga organet zyrtare ose akademike ne Shqiperi ose ne Greqi. Fqinjesia e mire fillone tek gardhi I shtepise. Ne asnjehere nuk kemi per ta harruar pritjen shiptareve atje. Ata gjeten pune dhe jetojne atje.

  • O kapterr…koloneli eshte hartografi me i mireShqiptar….e drejta detit mendohet dhe ai ka 40 vjet qe e studion….e keqja eshte se Shqiptaret shiten kollaj per nje placke, burse studimi etj ose me leke te thata

  • DITA:Po na ofendon nje ANONIM 777 dhe shkruan se na njehe si kapter,servil,b..lepires i E.R,etj.Une nuk e njohe.Nuk po e ofendoi se kam kulture Qytetari demorati e jo te PD-istit vrastar.
    Rama po shkon ne ter boten dhe Greqia nuk e fton pasi ky u ve kufin te thana siç ja beri Viçiçit dhe Lavrovit.
    -Marveshjen e detit e pengon LikeSaliu,pasi kur te hidhet posht ajo e 2009 Saliu dhe Luli duhet te shkojne ne burg per tradheti Kombetare.Dhe Like po i ruan rende pasi po pengon edhe GjK.
    -Rama ka deklaruar se nuk i fal Grekut as 1 cm-2 det.Por Rama nuk i bie me top Grekut se atje jetojne 1000.000 shqipetar..or trap.Rama eshte paqsor e jo lufte-nxites si Sb e Im,ndonse Greqia ka akoma ligjin e luftes per 80 vjet.
    FLM-Dita.

    • O kapterr Temja!
      Te mbrosh nje kryeminister,qe punon ne fshehtesi ne negociatat e detit me Greqine eshte gomarllik nga ana jote!
      Kolonel Pashaj eshte eksperti,qe PS-ja mbrojti ne Gjykaten Kushtetuese kunder Mareveshjes se Berishes!
      Ne se ky ekspert,nuk u vu ne krye te grupit negociator te me pasem ,por u caktuan ata qe e shiten detin me Berishen eshte hapur TRADHETI NDAJ ATDHEUT,ndersa ti qe e mbron Ramen je po aq TRADHETAR sa ai!
      Je nje super bythelepires,aq sa ke qene dikur,o kapterri Teme!
      Rama duhet te punoje per interesat e Shqiperise,ndryshe eshte po aq armik sa Berisha etj!

    • O Ethemo, fshati digjet, kurva krihet. Ketu po shitet Shqiperia ti paske hallin se te ofendojne.
      Ne kushte te tjera duget te kishe hallin e kokes se plumbi i Avni Rustemit eshte gjuha e drejte me ju.

    • O Ethem Lala,kufirin tek thana Edvini jot ja ka vene popullit o mbushes topi se nuk je i vetem,edhe te tjeret e Likes e te Sali bushtres,jeni shume keshtu fanatiker te shpelare prandaj dhe ata tallin bythen. Dhe ik shkruaj andej nga gazeta e Mero koketasit se ai eshte servili tipik qe gazetari Jo e Jo qe nuk ben po as njefare burrerie se ka. Ka mbajtur uturakun e Saliut,tani te Rames neser ku ta di une. Jeni fatekeqesi e madhe.

  • akoma me perrallen per “kolonelin e detit ” e “admiralin e oqeanit” .Funksionari i larte ushtarek turk e tha qarte : ” Ishim ne (pra Turqia ) qe nderhyme dhe shqiptaret prishen marreveshjen e detit me Turqine”.
    Kete e kane pohuar edhe autoritete te larta shqiptare ,te tanishme e te kaluares,mbi “nderhyrjen e nje faktori te trete…”.
    Pra boll me perralla e kolonela deti,qe nuk jane vecse altoparlanta te Turqise ne rajon.Prandaj mos dilni e shkruani perralla se eshte turp.

  • Persa i perket zones nga Saranda ne Ksamil, ku gjindet dhe shkembi Barleta, apo pleshti, sic e quan M. Pashaj, nuk besoj se behet fjale per ndarje deti per zonat ekonomike, pasi aty -me marrveshje dypalshe- nuk duhet lejuar kerkimi i naftes dhe gazit, mgaqe eshte nje zone e ngushte detare. Ndersa, persa i perket detit nga Kakomeja e deri ne Karaburun, aty mund te dikutohet per zona ekonomike, ndryshe zonat respektive te kerkimit te gazit dhe naftes.

    • @(Avgo Kulufje = Pizeveng Grek)

      ÇFARE DO TE NDASH SHQIPERINE, TI KACIDHJAR GREK!!!
      GREQIA DUHET TE KTHEJE SA ME SHPEJT TOKAT SHQIPTARE TE PUSHTUARA ME GJENOCID ETNIK NGA GJIRI I AMBRAKISE DERI NE GJIRIN E SAJADHES.

      1-Shkembi Barketa eshte i Shqiperise, keshtu qe Greqia dhe veglat e saj nuk kane asnje pune me te.
      2-Zona bregdetare nga Kakomeja nga Karaburun eshte e Shqiperise, keshtu qe Greqia dhe veglat e saj nuk kane asnje pune me te.
      3-Toka Kontinentale dhe platforma kontinentale ka prevaluar, prevalon dhe do te prevaloje mbi ishujt, keshtu qe me Token Kontinentale Shqiptare, nuk krahasohet as ishulli i Korfuzit, ndersa ishujt e vegjel jo e jo.

      • Ti Deti Jon qe i ben petullat me uje e qe dje e mesove se ka nje det me kete emer, dhe qe kujton se duke na hedhur pak hi syve, kujtove se ne u verbuam, tani meso ketu faktet e para me sy, se cfare ndodh ne realitet dhe pastaj gri pershesh, sic ke grire gjithe jeten: ne vitet ’70 e ’80 trageti Greqi-Itali, qe kalonte cdo mengjez ne detin Jon, kalonte shume larg brigjeve te Shq. Tani pas viteve 2000 ky traget kalon shume me prane brigjeve te Shq.! Si ka mundesi dhe kush i ben keto pune?! Mos ndoshta i bejne “patriote” te medhenj si puna jote, qe vene nje flamur te grisur shqiptar sa here zene toke te xanun? Dhe per interesat e tyre private e kane shitur vendin?! Marrveshja per zonat ekonomike do arrihet dhe kjo nuk eshte ndonje problem i madh, vetem se duhet te flasin specialistet dhe juristet e zanatit…

        • @(Avgo Kulufje = Pizeveng Grek)

          Detin Jon, une e kam mesuar praktikisht & teorikisht qe kur kam lindur, ndersa paraardhesit e mi autoktone i kane vene emrin e tij, ashtu si ndodh kudo ne bote per emertimet.

          Nuk me interesojne fare politikanet e djathte apo te majte, apo te qendres, qofshin me flamur te grisur ose te pagrisur, apo pa flamur, por qe orvaten te grisin sovranitetin shqiptar ne toke, ne ajer apo ne det.

          Sigurisht marreveshja per zonat ekonomike detare nje dite do te arrihet dhe per kete do flasin specialistet dhe juristet, por kjo marreveshje as nuk eshte imediate per Shqiperine, as nuk duhet te behet ne disfavor te Shqiperise.

          Natyrisht Shqiptaret dhe Shqiperia kane çeshtje, probleme te akumuluara, te kaluara shume here me imediate, shume here me paresore per te filluar per te zgjidhur me Greqine sesa “marreveshja” e njeanshme, e imponuar greke ne DETIN JON.

  • Nuk ka ndonje gomone,ndonje govate derrase rifuxhio te shkoje deri tek guri pleshti,i thene barketa,t`i benje nje fotografi.?
    Nuk ka gjykata nderkombetare per tu drejtuar shteti i pjerdhur shqiptar,qe nje cope guri po i merr Gjirin e Sarandes?
    Po shihni mor maskarenj atdheshites Protokollin e Firences,se aty duhet te jete shenuar edhe pronesia e gurit Barketa.
    Rames i kane dhene greket toke ne Korfuz ku banka Abi bank po nderton resort Turistik per miljardere.

  • Ore popull, a nuk thashe se meseleja e Kakavijes kishte tjeter gje brenda?
    Ky plera i Dules duhet qerruar patjeter, po i lumte trapi, vete per pushime ne mes te vendit qe do shesi dhe tallet me shqitparet.
    Na eshte bere si Esati dhe si Zogu qe ka te drejten te shesi trojet.
    Duhet qerruar me mitingje popullore si ne Bjellorusi. tradhetari i Berishes.
    Akoma ju sociapistet e mbeshtesni.
    Partia socialiste duhet te ngrihet e para, ndryshe jeni te degjeneruar te gjithe.
    Plera tradhetare

    • Zoti Mirel. Nuk ka me PS sic edhe nuk ka PD apo LSI etj,ka vetem disa banda te kamufluara ne parti. Ka ngelur akoma ndonje njeri i drejte si zoti Kristafi apo ish ushtaraku zoti Pashaj. Tani gjykata kushtetuese e dha verdiktin e saj, po perse nuk i drejtohemi gjykates nderkombetare apo kane luajtur keq e me keq nga Saliu edhe keta. Une mendoj se Greket ua kane hedhur daren ne tope dhe ketyre se s’ka mundesi,ja do flitet pak kohe dhe do harrohet sa te vije skandali i radhes. Pse te cuditemi tani ne po me CEZ cu be? Po Albletrolin e te tjera paudhesi,aman ore kot qe ziheni me njeri-tjeterin,Orkestra e Zeze ka 30 vjet qe vepron dhe rrugedalje ketu nuk ka…

  • Ku eshte Akademia e Shkencave?
    Ajo duhej te jepte verdiktin shqiptar (e jo vorio-epirot) per detin.
    Por Akademine e varrosi Saliu dhe banda e politikaneve te tjere, 30 vjet me pare.
    Kesaj bande duhet t’i ngrene nje monument ne Athine.

    • Drino, nuk jep Akademia verdikte, po Gjykata Kushtetuese. Ajo e dha verdiktin, dhe per kete verdikt Ramuti, dobici i Zogut, e varrosi Gjykaten Kushtetuese.
      Deti nuk eshte fare ceshtje diskutimi. Eshte i mbyllur nga Gjykata Kushtetuese.
      Veprimet e Rsmutit dhe Bushat turispermes jane shkelje flagrante e vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe Tradheti e hapur kombetare.
      Cdo lloj diskutimi per detin eshte oazar tradhetie dhe copetimi

      • Ramut bastardi
        Perben rrezikshmeri te larte
        Njelloj si virusi covid-19 eshte djallezor dhe maskon shenjat e tradhtise duke verbalizuar llafe paqesore, te komplikuara, deri letrare, mesazhet i komplikon kastile qe askush mos kuptoje te verteten cfare planifikon te beje.
        Jo se budallalleps ndonje, por marifetetet e tij jane droguese per vigjilencen e shoqerise.
        Ramuti eshte i rrezikshem dhe kemi kaq kohe e perserisim kete, u bene vite qe e ka provuar rrezikshmerine anti shqiptare ky birbo.
        Poshte PS e ripjelljes!

  • Perse mereni me kete pashajin ky eshte vecse nje vegel e erdoganit ne albanistan.
    Arberia akoma ne sundimin turk…

  • Kroacia me Sllovenine e zgjidhen mosmarreveshjen per detin me gjyq nderkombetar edhe pse jane vende miqesore dhe pa histori te pergjakshme si kemi ne me Greqine.
    Perse qeveria shqiptare nguron ose ka frike ta zgjidhe ne menyre nderkombetare si Kroacia me Sllovenine.
    Sa dekada do te vazhdoje ky kompleksitet i llahtarshem ndaj nje Greqie te falimentuar politikisht dhe ekonomikisht?

  • Kroacia me Sllovenin e zgjidhen mosmarreveshjen per detin me gjyq nderkombetar edhe pse jane vende miqesore dhe pa histori te pergjakshme si kemi ne me Greqine.
    Perse qeveria shqiptare nguron ose ka frike ta zgjidhe ne menyre nderkombetare si Kroacia me Sllovenine.
    Sa dekada do te vazhdoje ky kompleksitet i llahtarshem ndaj nje Greqie te falimentuar politikisht dhe ekonomikisht?

  • ore DEtar,
    Deti eshte i joni nuk eshte i Turqise.
    Pse do heshti Koloneli atdhetar,pse ka konflikt greqia me turqine?Ju koken hengshi me njeri tjetrin,por pervoja ka treguar se po plasi topi Allamanit,ju zbytheni si ne Qipro.

  • Pse mos bejne keta legena,nga Saliu tek Bushati.Ce gjeti,miun Gerveni,po ha rehat rehat paret e gjakut te Shqiperise.Edi,Erjon9,Gramozi leshi,nga qendrimi qe mbajne per mos denimin e kategorise se Gervenit e co.Tregon qe perseri po pergatiten te shesin nje pjese te Shqiperise hallemadhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *