Çfarë po ndodh në Angli? Prindërit kërcënojnë me jetë mësuesit

J L

Drejtuesit e shkollave angleze, së bashku me mësuesit po marrin kërcënime serioze për jetën nga prindërit dhe nxënësit.

Sipas “The Independent”, mësuësit janë të detyruar të dalin në grup së bashku, pasi u tremben sulmeve nga prindërit dhe nxënësit. Kohët e fundit situatat e dhunës fizike dhe verbale janë rritur.

Nuk dihet saktësisht arsyeja e rritjes së këtyre kërcënimeve, por sipas ekspertëve, mediat sociale dhe rritja e pakënaqësisë që prindërit kanë për arsye të ndryshme lidhur me fëmijët i kanë nxitur që të fillojnë abuzimet me mësuesit.

Departamenti i Arsimit ka njoftuar se do investohet me 10 milionë pandë për të përmirësuar disiplinën në shkolla.

Drejtoresha e shkollës “Walsall”, Michelle Sheehy ka treguar se dy nga mësuesit e gjimnazit të saj janë kërcënuar më një sëpatë, ndërsa disa prindër të tjerë ofendojnë duke përdorur terma racorë.

Një tjetër mesuese ka treguar se një nënë i ishte afruar dhe e kishte kërcënuar me jetë. Pasi njoftoi policinë, ajo e mohoi të këtë bërë kërcënime.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *