Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Çfarë po ndodh në qeverinë italiane?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Çfarë po ndodh në qeverinë italiane?
Bote

Çfarë po ndodh në qeverinë italiane?

anazapta
Published September 30, 2013
Share
SHARE

Silvio Berlusconi duket i vendosur që të rrëzojë qeverinë dhe të shkojë drejt zgjedhjeve sa më shpejt: “Duhet të shkojmë drejt votimeve sa më parë dhe këto zgjedhje do t’i fitojmë”. Por disa ministra të Pdl-së, veçohen nga qëndrimet e liderit të tyre, duke e akuzuar ëpr manovra ekstremiste

Pas njoftimit mbrëmjen e së shtunës për dorëheqjen e ministrave të Pdl-së, situata e qeverisë italiane u ndërlikua dhe ato që vijuan të dielën e bënë kuadrin politik edhe më të paqartë. Dorëheqjet e ministrave nuk janë zyrtarizuar ende, ndërsa Berlusconi bëri të ditur se dëshiron të zhvillohen votimet sa më parë.

Ai publikoi dje një mesazh në adresën zyrtare të partisë së tij. Në të jepte sërish arsyen për të cilën u kërkoi ministrave të tij dorëheqjet nga qeveria e koalicionit: çështjen e taksës së vlerës së shtuar (IVA) që parashikohet të rritet. Në fund të mesazhit, Berlusconi shkruan se është ende i gatshëm që ta mbështesë qeverinë, por me disa kushte.  “Nëse qeveria do të propozojë një ligj stabiliteti realisht të dobishëm për Italinë ne do ta votojmë. Nëse e bllokojnë rritjen e IVA-s pa rritur taksat e tjera, ne do ta votojmë. Dhe nëse do të heqin këstin e dytë të IMU-s ashtu siç janë angazhuar për ta bërë, ne do të votojmë në favor…”

Por sipas gazetave “La Repubblica” dhe “Il  Corriere”, qendra e djathtë nuk është edhe aq kompakte mbi vendimin e liderit të saj.

Tre ministra të Pdl-së, Maurizio Lupi, Beatrice Lorenzin dhe Gaetano Quagliariello, kanë mbajtur distancat nga vendimi i së shtunës. Lupi deklaroi: “Forza Italia nuk mund të jetë një lëvizje ekstremiste. Ne duam të qëndrojmë me Berlusconin, me historinë dhe idetë e tij, por jo me këshilluesit e këqinj që ka. Mund të punohet për të mirën e vendit duke qenë alternativë e së majtës dhe duke refuzuar ekstremistët…”

Lorenzin deklaroi se nuk do të marrë pjesë në partinë e re, Forza Italia, dhe se nuk ndan të njëjtën linjë me atë që po këshillon Berlusconin këto ditë: “Forza Italia po na çon drejt një të djathte radikale, në të cilën nuk e gjej veten, i përjashton të moderuarit pa asnjë refletim, duke i etiketuar si tradhtarë”. Edhe Quaglieriello, të dielën në mëngjes deklaroi: “Nëse kjo është Forca Italia unë nuk do të aderoj”.

Presidenti i Republikës, Giorgio Napolitano, u shpreh mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke deklaruar: “Jemi në një fazë kritike… do të përpiqem të shoh nëse ka mundësi për vazhdimin e legjislaturës” dhe pastaj shtoi: “Do të procedoj me një verifikim të kujdesshëm të krizave të mëparshme, duke nisur nga kriza e qeverisë së dytë Prodi”.

Çfarë thotë qeveria

Deri më tani kryeministri Letta i është përgjigjur dorëheqjeve të ministrave të Pdl-së me një komunikatë, në të cilën akuzon Berlusconin se ka provokuar një krizë për të mbuluar çështjet e tij personale duke përdorur alibinë e rritjes së taksave:

“Berlusconi duke u përpjekur të justifikojë aktin e papërgjegjshëm të së shtunës, gjithçka e përdorur për të mbuluar çështjet e tij me gjykatat, përpiqet të rrëzojë qeverinë duke përdorur alibinë e IVA-s. Dje në mbrëmje ishte parashikuar që të shkohej në një qartësim parlamentar dhe ishte vendosur që masat e nevojshme ekonomike t’i nënshtroheshin votës në parlament. Italianët do të dinë t’ia kthjenë mbrapsht dërguesit një gënjeshtër kaq makroskopike…”

Sipas një pjese të madhe të analistëve politikë, motivi parësor që e nxiti Berlusconin t’i bënte të dorëhiqeshin ministrat e tij është çështja e rrëzimit nga posti në Senat.

Të dielën Kavalieri paraqiti argumentet e tij mbrojtëse në juntën në Senat, e cila do të mblidhet sërish më 4 tetor, kur do të duhet të votojë mbi relacionin në favor të dekadencës së Berlusconit dhe ka shumë të ngjarë që ajo të votojë pro kësaj. Por nëse qeveria do të binte, puna e juntës do të ndërpritej./D.Gjuzi

anazapta September 30, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?