Greqia është e vendosur për të ndaluar eksodin afgan të shkaktuar nga pushteti i marrë nga talebanët. Mediat fqinje shkruajnë se qeveria greke po zbaton një plan mbrojtës i cili ka nisur punën intensivisht në 24 orët e fundit.
Fluksi i afganëve pritet të vijë nga kufiri tokësor me Turqinë, dhe për këtë do të fortifikohet gjithë lumi Evros apo Marica siç quhet në bullgarisht që bllokon gjithë hapësirën tokësore.
Një gardh me kangjella metalike prej 5 metrash i lartë pritet të ngrihet përgjatë lumit bashkë me barriera artificiale dhe përmirësim të 57 infrastrukturave të vëzhgimit.
Po ashtu do të ketë dhe monitorim nga ajri e toka për të parë se ku do të orientohet fluksi i afganëve. Ky mbetet vetëm një nga ‘urat’ e afganëve drejt Europës, pasi problem qëndron dhe nga deti. Ishujt kufitarë në Egje me Turqinë janë synuar gjithmonë nga afganët për t’u strehuar në kampet e refugjatëve teksa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.
e.sh/Dita

Shtetet po ngrene kufijte ky xhymerti po merr sa me shume. Apo nuk shtohen si islla. Per nje 10 vjeçar ne shqiptaret dalim ne minorance
Problemi eshte nga deti. Ne det nuk vendosin dot gardh. Prandaj Greqia e shet per humanizem ardhjen e refugjateve. Se nuk ben dot ndryshe, refugjatet me te kaluar ne ujrat greke qe jane mu ne kufi me Turqine hidhen ne det. Sipas disa ligjeve detare greqia eshte e detyruar ti nxjerr ne toke. Kjo qe ben ne Evro eshte nje show.
Lojen e showt luan dhe zuzari yne. Vecse ky s’ka hallin e graqise .
Po pse ata jane vellezrit tuaj, edhe ju andej keni ardhur nga azia.
Ti me 70%te popullsise islame je suedez,dil njehere numuro xhamite se per suedezet i kane bere