Bedri Islami
Në të vërtetë, sa herë që dëgjoj për dualitetin mes dy B-ve të politikës opozitare, nuk e di përse më kujtohet një ndër mësimet e para të abetares, shumë e shumë kohë më parë.
Ndoshta e kujtoni edhe ju, B e madhe shtypit, b e vogël shtypi.
Në opozitën e sotme, më saktë në njërën pjesë të opozitës, në atë që është më e dukshme, qoftë jashtë e qoftë në sallën e parlamentit, kemi një B të madhe, e cila është e zhurmshme, poteraxhie, plotësisht e rrëmujshme, por e autoritetshme deri në përmbysje, Berishën. Si një politikan i hershëm, që gjithë jetën e tij parlamentare e ka shkuar përmes intrigës dhe përçmimit, me siguri ai qesh me veten e tij sa herë që ndjell rreth vetes gjithë këtë kopsht vogëlushësh që ka rreth e rreth vetes dhe sidomos kur dëgjon zërin disi të çjerrur dhe mburrjet rrahagjoks të pasuesit të tij. Kemi, dy rradhë para tij, edhe b e vogël të opozitës, që ndërsa përpiqet të jetë disi ndryshe, e kupton krejt shpejt se gjuha normale nuk është e përshtatshme për njeriun që e dëgjon në rradhën e tretë të opozitës dhe nxiton të kapë të njëjtin ritëm që mund të kishte edhe ai tjetri, Berisha i madh.
Në të vërtetë si qëndron raporti mes tyre? Cila është e vërteta e asaj që ndodh në passkenën e politikës opozitare dhe përse me çdo kusht të zgjedhurit rreth b-së së vogël të opozitës, Bashës, kërkojnë të krijojnë idenë se mes tyre tani ka një dualizëm dhe se ky, i riu, kryetari i përzgjedhur, është ndryshe, më elokuent, më perëndimor dhe shumë shpejt do të bëhet i pavarur nga ati i tij i politikës.
Ka pasur zëra edhe jashtë selisë së opozitës, disa nga të cilët të anatemuar e të zbuar prej saj, por edhe analistë rishtar, që me çdo kusht kanë dashur të krijojnë mitin e një ndarje mes Berishës, si politikani i shkuar kohës dhe Bashës, si njeriu që mund të bëjë një politikë ndryshe, por që për ta bërë këtë, duhet, mjeshtërisht , të zbojë nga selia e partisë njeriun që e solli aty, Berishën.
A është e mundur kjo? Pra, ekziston një farë dualiteti, sado i nëndheshëm mes shefit të vjetër dhe shefit të ri?
Të gjitha dilemat i hodhi poshtë në një fjali të vetme njëra nga drejtueset më përfaqësuese të rrymës së ashpër brenda opozitës, por tani e lënë jashtë rrymës politike aktive të opozitës parlamentare, ish-drejtuesja e Kuvendit, zonja Topalli. As më shumë e as më pak ajo, duke sjellë një të vërtetë, pohoi se “ po të dojë Berisha e shkarkon Bashën brenda orës”.
Topalli e di mirë këtë, pasi edhe ajo vetë i ka ngjitur shkallët e karrierës politike përmes përkrahjes së Berishës dhe mund të dijë po ashtu se largimi i saj nga listat e kandidatëve për deputetë në qytetin ku ndjehej tejet e sigurtë, nuk është bërë pa miratimin e Berishës. Ajo e di mirë se në atë mënyrë se si Berisha hoqi brenda natës nga listat e hershme një tufë liderësh rreth tij, duke hedhur gurin e fshehur dorën, ashtu edhe mund ta largojë Bashën, por kësaj here vetëm duke hedhur gurin e pa fshehur dorën.
Mendimi foshnjarak se Basha mund të bënte katarsin e grupit parlamentar pa marrë miratimin e Berishës duhet të ketë një fund. Asgjë nuk mund të lëvizë pa urdhrin e tij dhe vendet që janë shitur, nëse nuk janë bërë drejtpërdrejtë me urdhrin e tij, janë bërë në marrëveshje të drejtpërdrejtë me një Berishë tjetër, por më të vogël.
Duke e ditur këtë të vërtetë, zonja Topalli dëshmoi në përcaktimin e saj se në PD ka vetëm një NJËSH të politikës, edhe pse i fshehur pas unit, dhe se, tymnaja se Basha e Berisha kanë vartësi nga njëri-tjetri, nuk janë asgjë më shumë, veçse përrallat që grupe të caktuara mediale ose jashtë tyre, herë me porosi të Berishës e herë me porosi të Bashës, përcjellin tek njerëzit.
PD-ja, edhe sot e kësaj dite ka vetëm një drejtues real, Berishën. Zgjedhja e tij ka qenë e mbetet Basha. Jo se ky i fundit ishte më luajal ndaj tij, më i fuqishëm, më vizionar, por sepse duke qenë si një kanarinë e politikës, që shpupurishet krahësh duke cicëritur, mund t’ ia përdredhë shpejt qafën e karrierës politike pa ndjerë asnjë dhimbje.
Mes Olldashit e Bashës, ai, Berisha, zgjodhi me vetëdije të plotë shefin e sotëm juridik të PD-së, ndoshta edhe duke e ditur më mirë se të tjerët se Olldashi nuk mund të ishte njeri i kafazit dhe se njerëzit rreth tij shumë shpejt mund të bëheshin një zë krejt ndryshe nga vërshëllima politike e tij. “Mëkati” i Olldashit si njeri i politikës qëndronte pikërisht në enigmën që fshihej pas tij, në lëvizjet që kishte ndër mend të bënte, ndërsa Basha jo vetëm që nuk kishte asgjë që mund të devijonte, por ishte një fletë e bardhë, në të cilën shefi i vjetër mund të shkruante, e edhe sot, mund të shkruajë çfarë të ketë dëshirë dhe kur të ketë këtë dëshirë.
Në fakt, si njëri, e si tjetri, janë të përkëdhelurit e një lobi proserb në Tiranë e sidomos në Prishtinë. Por edhe në këtë qasje, si i thonë në Kosovë, përparësi ka njeriu që në 27 vite ishte dëshmuar më besnik dhe më kurajoz për të sjellë përmbysje. Nëse ata e durojnë Bashën në atë post, kjo nuk ka të bëjë me shkallën e besimit ndaj tij, megjithëse është luajal deri në fund, por ngaqë janë të bindur se vetëm një lëvizje e shkurtër politike e Berishës, ta zëmë një mocion mosbesimi ndaj Bashës, e fluturon këtë të fundit edhe një herë në sferën hollandeze.
Basha është thirrur në politikë që në fillimin e vitit 2005, thjesht për të qenë vegla politike e Berishës. Asgjë më shumë e nuk pritet asgjë tjetër prej tij.
Nëse Berisha vetëm një herë do shkojë nëpër mend se ai duhet hequr, atëherë do të ngjasë edhe rrokullisja deri në fundin e shkallëve , të cilat i ka ngjitur pikërisht me patericat që i ka dhënë familja Berisha, familja biologjike e familja politike e tij.

Midis dy b ve qendrojne dy bole si birishkomunisti dhe bimbash luli qe e bene Shqiprin nje rrumpall
dy fjale per komentuesin me lart.
ate shprehjen
Sali –Enver jemi gati kurdohere
.
duhet kthyer me saktesisht:
.
Sali –Elezbiber jemi serb kurdohere
========================
.
Sali Bythishen pak veta e kane njohur ne shqiperi para 1990 ishte nje komunist
skizofrenik qe arriti deri aty sa gerthiste ne gjyqin e shoshorit VARENI NE LITAR kur gjykata e enverit e denoi vetem me disa vite burg.
.
Nqs do pranojme qe Saliu ishte enverist nga 1968 deri ne 1991…..duhet pranuar gjithashtu se pas 1991 me sakte pas 2 prillit 1991 ai u kthye ne elezbiberist akoma me skizofrenik antikomunst..
pra ketu gaboni ju I nderuar mos ngaterro enverizmin e saliut me elezbinerizmin e tij qe me kete te fundit e shkaterroi ate vend me keq se serbi me greku per te gjitha kohrat.
.
Se cfare gjera te tmerreshme thote Izet Haxhia me poshte ….me vogla duhej burgim I perjetshem per berishen dhe normalja varja ne litar
si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez serbiberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
__________________
Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
.
Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
“Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
.
Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
.
Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
.
Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje..
I nderuar Bedri
.Ne fakt lobi serb I Beogradit dhe ai grek I Athines nuk mund te benin asnje hap te sukseshem pa lobin grek& serb te WASHINGTONIT dhe me pak te BRUKSELIT..
Imagjino 1992 ne Ballkan : ne Jugoserbi ishte Milloshevici ne kulmin e fuqise tij dhe ne Greqi Micotaqis qe ishte nje antishqiptar I betuar…..perballe nje Berishe qe dukej ne arenen e atyre viteve si nje prostitute politike qe duhet te paguante dhe kur e pallonin…..te tjeret miq apo armiq
.
Eshte fatkeqesi kombetare qe persona te shquar si Bedri Islami thone te verteta te pergjysmuara.
.
Le te vazhdojme pertej te B-ve shqiptare te “B”eogradit.
.
pse duhet te vazhdojme me B-te e atllantikut ?
Bush
Bejker
Biberaj
Bill Rajerson
ja pra ku na dolen dhe 4 B gjigande..qe gatuan supermonstren Berishajvanin
.
kush eshte me pikantja nga te tera:
.
Ne 2006-2008 per cudi ne kasafortat kombetare te sigurise hynte dhe dilte
nje monster me emrin Damir Fazllic..
.
Pra o Bedri frikacaku
fazllici dhe Tom Rixhi e kishin seline ne Washington jo ne Beograd……
.
Vetem kur bedrislamet e Shqiperise te artikulojne faktin
se 2B e Adriatikut jane derivate te 4B te Atllantikut atehere do kete nje rreze drite
ne shtypin shqiptar per te filluar clirimin e Shqiperise nga Salelez Biberishizmi.
.
Per kenaqsine e lexuesve po jap tre fakte
qe 2B e Adriatikut=4B e Atllantikut
FAKTI PARE
.
Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi shume i madh i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja
Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist. Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit: i vendosur, njeri që dinte të artikulonte mendimet, i fortë, dhe me njohuri të mira të anglishtes. Ai ishte me distancë prej të tjerëve politikani më i talentuar i asaj kohe. Por pavarësisht këtyre aftësive, SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djalin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre.
FAKTI NR 2
Andrea Dimushi, ish kryetar i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve 1990 thote PER TAKIMIN TOP SEKRET
MILLOSHEVIQ
BERISHOVIQ
GRIGOROVIQ
“Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”–
FAKTI NR 3
Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët me lobin e tyre ne Amerike Sali Berishën në pushtet në ‘92
Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.
Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.
Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
“Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,
.
.
Nuk e di pas Bedriu
kurre nuk permend Tom Rixhat
qe jane prapa Fazlliceve…
Biberoviceve..
.Berishiceve
dhe Lulbashiceve
Sjellte “Diell”pa vrenjtesire”shkrimi juaj Bedri Islami.
Bedri Islami nje “MERKEL”shqiptar. Fat per ne te shimevuajturit.Na sjellte :”Diell”pa mjegullsi”.
Dashamiresi D.
Z.Bedri .Ate qe duhet ta zbertheje qysh ne fillim e ke then me dy fjale ne fund :Basha eshte thirrur ne politike qe ne vitin 2005 ,thjeshte per te qene vegla politike e Berishes.Kete duhet te zberthejne gazetaret dhe analistat per te nxjerr ne shesh raportin midis B me maske Berishen dhe B digitale te Saliut Basha .
Te dy B e kane te shkruar biografine e tyre dhe populli e di shume mire . Te merremi me raportin 2 B e si cfaqen dhe qendrojne ato midis tyre eshte njesoje sikur profesori i matematikes te shtroje gabim nje ekuacjon ku nxensit te mos arrijne te nxjerin nje perfundim .Pra cdo antar i Pd as ka per ti kuptur dhe as i kupton se cperfaqsojne keto 2 B ne krye te partise. Lodhuni sa te doni me analiza e shkrime e B jane nje dhe vetem nje ku i fituar mbetet gjithmone kryemashtruesi e tradhetari i popullit shqiptare Sali Berisha . Nuk ka per tu denuar nga organet e Drejtesis per faktin se ka maske mbrojtese por politikishte ai eshte denuar qysh ne 97. Rron ne saj te konjukturave te jashtme e te brendshme por ne fakte eshte nje kufome qe ka qelbur e pengon vendin drejt aspiratave te popullit shqiptare .
Ne fakt mendova se do thoshe qe midis dy B,,theve qendron Ramiu,, si atje te dicitura e gazetes,
Do ishte percaktimi me real
Elezbiberoni! qe te njohesh sali birishen e para 90 nuk mjafton ajo qe thua ti se ne gjyqin e shoshorit bertiste,por duhen hapur diskutimet qe bente ai servil gungac ne org e partise,raportet qe jepte ne KQ per diskutimet ne mbledhje dhe per njerezit.
dhe mos te flasim ato qe ndroi ditlindjen qe te ishte sa me prane enverit,pranim ne parti ditet e formimit te partise apo si arriti te hyj ne bllok……….
Shkoni mbrapa nje ish spiuni sic ishte Bedri Islami.Po mos harro Bedri Islamabat se do hapen dosjet e komunizmit .Po ku do shkosh.Tani je bere nje servil i tyre vetem te shpetojn nga bamat qe ke bere ne komunizem qekur u rekrutove kur ishje gazetar te gazeta jeta e re.Organ i kumitetit te partis Shkoder.