“Fjalori politik shqiptar: Një turp kombëtar”. Me këto fjalë nis një kabllogram i dërguar më datë 24 dhjetor 2009 në Departamentin Amerikan të Shtetit nga zv.
Ambasadorja Debora Xhons dhe flitet për situatën e tensionuar në parlament dhe jashtë tij.
Më poshtë pjesë nga ky kabllogram i zbuluar nga Wikileaks, botuar nga DITA:
Titulli: Përshtypje nga Tirana
Dërguar: nga Ambasada e Tiranës më 24 dhjetor 2009
Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit
Autori: Zv. Ambasadorja Debora Xhons
“Javët e fundit shtëpitë e shqiptarëve u pushtuan përmes TV-ve nga lumenj sharjesh dhe tonesh të ashpra nga të dy krahët e politikës. Nisi nga goja e vetë kryeministrit dhe vazhdoi me liderin e opozitës duke pasuar nga zyrtarë të lartë të të dy krahëve, të cilët zbatonin urdhrat e marra.
Shoku i pësuar nga çdo shqiptar, përfshirë këtu edhe stafin e ambasadës, i dha jetë idesë për të mbledhur disa fjalë kyçe nga terminologjia e pafund që është përdorur.
Edhe pse këto fjalë janë transmetuar gjerë e gjatë këto ditë, edhe vetë shkruesi i këtyre rreshtave është tronditur aq shumë nga procesi sa u detyrua ta mbyllte vetëm me këto dy paragrafë.
Shprehjet e përdorura nga kryeministri Berisha drejt kreut të PS-së, Edi Rama:
“Ne do përdorim pincat e ligjit për të shkulur çdo dhëmb opozitës… Mafiozë… Krerët e kupolës së mafias shqiptare… Kokëdhia… I paaftë mendërisht… Ke rrahur gruan”.
Shprehje të përdorura nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të PS-së drejtuar kryeministrit Berisha dhe anëtarëve të PD-së:
“Ne do përdorim grushtin tonë për ti thyer dhëmbët një nga një qeverisë…. Makut dhe injorant… Gjel që qëndron në krye të pirgut të plehut… Duçja shqiptar… Stalin… Kloun… Kryeministër pervers… Qeni më i shquar i gjuetisë i Enver Hoxhës…”

Kjo Deborah Xhons eshte nje armike e betuar e Rames
Vijeni ne dukje edhe kete fakt q t kuptohet me mire ky kabllogram
sikur çfare kane thene mor aman, çfare ka ketu per te shqetesuar miqte e pertej oqeanit? Kjo eshte gjell jone e perditshme, ne vetem sa e shtojme me leng.
Eshte alarmante kjo mungese permanenete e kultureformimit te politikaneve tane te mbytur ne banalitete.Por ne vend qe media te jape modelin e duhur,komunikon duke hedhur mbi realitetin balte e pluhur.Disa media partiake dhe satelite te partive jane fyese, shpifese,fabrikojne lajme nepermjet alibive.Vini re moderatoret e disa emisioneve opinioniste qe u drejtohen te ftuarve me “ti” dhe insistojne ne pyetje-pergjigjet si ne hetuesi.Njerezit e thjeshte shfaqin me shume perkorje e urtesi,ndersa pushtetet politike, gjyqesore e meditike me djallezi e hipokrizi mashtrojne per pushtet e pasuri. Disa prej ketyre kapove te kupoles e ndoten kete vend te varfer me fjalorin e tyre te zi, “sekseret”e tyre e shurdhuan me britma e bori duke ndezur turmat injorante qe egzaltohen ne kete marrezi.Berisha eshte modeli i paaritshem historik i fyerjeve e shpifjeve ne Shqiperi.
Deborah Xhons nuk e paska kuptuar fare se ky qe ajo pershkruan ne kabllogramin e saj nuk eshte nje karar I javeve te fundit te 2009-es prej mortjemadhit brekedhjere,,,por eshte nje agresion turpi 19-vjecar I diarrese se tij gojore mbi popullin Shqiptar.
Ajo qe Deborah nuk tregon (sic duket shkoqur, keshtu ia do interesi ) eshte se shperthimi I pusetes gojore te dr. tritolit erdhi menjehere pas mitingut me madheshtor te Opozites se majte,me 20 nentor 2009,miting qe denancoi boterisht vjedhjen e verdiktit te shqiptareve ne zgjedhjet parlamentare te 2009-es dhe perbashkoi shqiptaret ne nje beteje unikale opozitarizmi kunder kusareve dhe vrastareve te votes se tyre.
Shkakun,Deborah,shkakun ,jo pasojen,eshte mire t’ua paraqesesh eproreve te tu.
Saper vleresimin e fjalorit te nje Opozite te masakruar,Deborah paska qene shume e padrejte ne kete ne njevleresimin me ate te dr.mortjes.
Mbase kjo pasaktesi alarmante,e te tjera me rradhe,mund te kene qene shkaku qe Lu-ne n’a e sollen si shqip-foles.
TUNG.
A ka dijeni per keto mesazhe zoti LU dhe a e din ai se Sali Berisha eshte nje fshatar i oagdhendr nga Vicitoli qe ka shku me dhi hipur ne kal ?Kur Saliu flet brockulla ne kuvend ne shtypim butonin dhe kalojme ne kanal tjeter po cfar taksirati kane te gjoret deputete,te majt e te djathte te ndigjojne jargavitjet e Saliut dhe shperfytyrimin e figures se tij. “Ju a them une ju…Po,po …”