I nderuar lexues! Kuvendet shqiptare të shek.XVI-XVII ishin kuvende të krerëve të krahinave kryengritëse që u mblodhën për të organizuar e drejtuar luftën kundër sundimit oman, duke e mbajtur të gjallë luftën në disa vatra, si në Malësinë e Mbishkodrës, në Dukagjin, në Malësinë e Matit e të Krujës, në Labëri. Në fundin e shek.XVI e në fillim të shek.XVII kuvendet shqiptare u bënë institucione politike me karakter ndërkrahinor. Kuvendet kryesore të kësaj periudhe kanë qenë: i Shënmërisë së Matit, i Zadrimës dhe i Dukagjinit. Arritën të korrnin disa suksese ushtarake si: fitorja në luftën e Himarës, çlirimi i përkohshëm i Vlorës më 1596, thyerja e 4 sanxhakbejlerëve në Dibër e Mat më 1601 etj. Ato ruajtën të pashkelura nga sunduesit osmanë krahinat e vetëqeverisura në Shqipërinë veriore e jugperëndimore dhe shërbyen për të forcuar individualitetin e kombësisë shqiptare në kuadrin e bashkësisë ballkanike.
