Çfarë rëndësie pati Lidhja e Lezhës?

redaktor

I nderuar lexues! Lidhja e Lezhës ishte bashkimi i parë politik-ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë. U krijua me vendim të Kuvendit që u mbajt në Lezhë më 2 mars 1444, i thirrur me nismën e Skënderbeut. Përpara rrezikut që kërcënohej nga pushtimi osman, Lidhja mori masa për krijimin e një ushtrie të përbashkët dhe të një arke lufte si organe të veta; ajo shpalli Skënderbeun kryetar të saj dhe njëkohësisht komandant epror të ushtrisë. Caktimi i një udhëheqësi politik e ushtarak unik ishte një hap që ndihmonte në kapërcimin e përçarjes feudale. Mjetet e bashkuara të Lidhjes së Lezhës e komanda unike krijuan kushte më të mira për organizimin e mbrojtjes së vendit. Konsolidimi i Lidhjes në sajë edhe të mbështetjes së fuqishme të masave popullore, i dha Skënderbeut mundësinë që t’u bënte ballë me sukses situatave të vështira të një lufte të gjatë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *