Çfarë shpreson Basha?

redaktor

Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë

Nuk jam i sigurt se cili është zanati më i vjetër në botë, premtimi i pambajtur apo sinonimi i saj, gënjeshtra apo prostitucioni. Apo mbase janë binjake? Me një vlerësim timin e duke lexuar diçka nga Remarku them që ky i dyti është më “i sinqertë”. M’u duk risi që z. Basha më në fund ka filluar të jetë më i “sinqertë” në ato që tha dje. Reforma do të shtyhet edhe një vit, deklaroi udhëheqësi opozitar. Që ai nuk e do fare, kjo nuk ka më dyshim. Por kjo puna e një viti të fut në mendime. Fjala vjen, pse një vit e jo dy apo tre? Në rast se ai mendon se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme me koalicion 94 votash, çdokush do ta merrte për të çmendur. Po të shpresojë në një koalicion me LSI-në them se është e pamundur pasi Ilir Meta të jep ujë me “bisht të lugës”. Atëherë çfarë shpreson Basha të ndodhë pas një viti? Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *