Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore në shpatin lindor të Kurorës së Lurës në lartësinë 1500-1600 metra.
Nga 12 liqene, 8 kanë patur ujë vazhdimisht, ndërsa të tjerët periodikisht.
Kanë sipërfaqe të përgjithshme rreth 100 ha.
Më të njohurit kanë qenë Liqeni i Madh me sipërfaqe 32 ha, me gjerësi maksimale 300 m dhe me gjatësi 425 m; Liqeni i Pishave me sipërfaqe 13 ha; Liqeni i Zi, me sipërfaqe 8 ha; Liqeni i Luleve me sipërfaqe 4 ha etj.
Ushqehen me ujë nga reshjet e borës e të shiut.
Kanë regjim tipik alpin, me lëkundje të vogla të nivelit gjatë vitit.
Nivelet më të larta vrojtohen në pranverë, pas shkrirjes së borës, ndërsa më të ulëtat në dimër, kur liqenet ngrijnë dhe mbulohen me borë.
Ngjyra e blertë e mbyllur e ujërave dhe pyjet e pishës që i rrethojnë krijonin dikur kur mirëmbaheshin një mjedis piktoresk dhe një vend pushimi mjaft tërheqës.
n.s. / dita

Ka qene dikur s’eshte me.
Kur te behet sic ka qene na njoftoni .
e verteta!
Bukur e ke thane por ishte dasht ta mbyllesh rrofte demokracia.Qe i ka te gjitha brenda.
Me siguri ju ka dale pronari se shtet nuk ka ne shqiperi qe te mendosh se i perket shtetit!