Letër e nënshkruar,
Latif Mana
Po e them qysh në fillim mendimin tim. Ajo çfarë bënë disa futbollistë të kombëtares shqiptare që u falën në xhami para ndeshjes, bie ndesh me kodin moral të etikës së shoqërisë dhe të shtetit shqiptar. Nuk kam asgjë me xhaminë apo me myslimanët, as me besimin fetar të futbollistëve, përkundrazi, është e drejtë e secilit të besojë çfarë të dojë.
Por pyetja ime është: Ç’punë ka uniforma e kombëtares sonë me xhaminë?! Çfarë do të mendoje për këtë pjesa tjetër e shqiptarëve? Them se ky ishte një gjest “fluturak” dhe i nxituar. Po futbolli dhe kombëtarja e futbollit të kujt janë, të kombit apo të kulteve fetare? Në xhami apo në çdo institucion tjetër kulti, djemtë mund të shkonin privatisht dhe jo duke u identifikuar si kombëtarja e futbollit shqiptar. Me shumë respekt për gazetën Dita.

Koment i bukur ….sa jane te mire po aq me te kqij jan kta lojtaret kosovar…c`lidhje ka feja me futbollin dhe disa gjera qe i perkasin gjithe shqiptareve sikurse gjesti i MAVRAJT sa shenoj u fal me byth berpjet ne mes te fushes se futbollit….turp,turp…………