Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Çfarë të bëni sot, nëse nuk festoni
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Çfarë të bëni sot, nëse nuk festoni
Lifestyle

Çfarë të bëni sot, nëse nuk festoni

anazapta
Published February 14, 2013
Share
SHARE

Në ditën e të dashuruarve janë të shumtë ata që u përkushtohen partnerëve. Dhuratat, veshjet, koha dhe vendi ku do të festohet janë programuar me kohë. Por ka edhe nga ata që janë vetëm dhe nuk festojnë. Në mënyrë që të mos “fshiheni” në shtëpi e të prisni deri sa të mbarojë festa e zemrat e kuqe të hiqen nga qarkullimi, ju japim disa ide si ta kaloni ditën.

 

1. Dilni me shoqet (shokët)

Mund të telefononi miqtë tuaj single dhe të dilni për darkë. Mund të kujtoni kohët e vjetra dhe të flisni për gjërat që ju ndodhin përditë. Nuk ka arsye pse kjo të kthehet në një takim ku qahen halle dhe shprehen keqardhje. Bisedat do të bëhen interesante dhe në fund të darkës do të habiteni sa mirë ia keni kaluar.

 

Blijini vetes një dhuratë dhe dekoroni shtëpinë

Kush tha se lulet janë vetëm për të dashuruarit. Mund t’i blini vetes një tufë nga lulet e preferuara dhe të zbukuroni shtëpinë me objektet që ju pëlqejnë. Sa herë të hapni derën do të keni një ambient të këndshëm që ju ngroh zemrën. Sa i takon dhuratës, mos u kurseni. Një shoping nëpër qytet fshin shumë brenga.

 

Regjistrohuni në një kurs

Mund të zgjidhni kurset e gjuhëve të huaja, të kërcimit apo të gatimit. Të jeni të sigurt që aty ka plot njerëz interesantë për t’u njohur, madje disa prej tyre mund të jenë aty pikërisht për këtë qëllim.

 

Kaloni kohë me familjen

Nëse flasim për dashurinë, ku më shumë se aty mund ta gjejmë. Ambienti i ngrohtë familjar, një darkë e këndshme dhe një bisedë e ngrohtë me njerëzit e dashur është një alternativë shumë e mirë për të mos u ndier vetëm.

 

Lexoni një libër

Miqtë e librit nuk janë kurrë vetëm. Por për të shmangur ndonjë trishtim që mund të lindë në pauzat e leximit, ju rekomandojmë të mos zgjidhni libra me histori të prekshme dashurie. Mund t’i drejtoheni ndonjë thrilleri pa shumë romantizëm brenda.

 

 

 

anazapta February 14, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?