Çfarë tregon matura shtetërore sivjet

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

Matura shtetërore sivjet afirmon bindshëm rilindjen e koshiencës për vlerësimin e diturisë që marrin nxënësit në shkollat tona. Rezultatet që dolën nga testimi, korrigjimi dhe vlerësimi për lëndën e letërsisë dhe të matematikës evidentojnë një punë serioze, të përgjegjshme e mjaft cilësore të organizatorëve në të gjitha hallkat e sistemit arsimor. Sigurisht që puna e bërë, anët pozitive, mangësitë e vërejtura dhe çështjet teknike në menaxhim që kërkojnë përmirësime duke u bazuar në notat dhe pikët e marra nga maturantët e çdo shkolle, kërkojnë analiza të përgjegjshme dhe të hollësishme, konkrete e me detyra të përcaktuara qartë. Kjo ka të bëjë me konsolidimin e bindjes se rezultatet e Maturës Shtetërore janë tregues dhe vlerësim i punës 12 vjeçare me nxënësit nga mësuesit në shkolla e pastaj më specifikisht në gjimnaze. Maturanti testohet për bukurshkrimin, drejtshkrimin, kategoritë e specialitetet e lëndëve, qoftë të gjuhës, letërsisë, matematikës apo të gjithë lëndëve të tjera që bëhen në shkollë. Parë në një këndvështrim të tillë, gjimnazi “Skënderbeu” i qytetit të Krujës, duke ecur në traditën mësimdashëse dhe përvojën e akumuluar nga puna e stafit të mësuesve, arriti rezultate pozitive. Në dy provimet e zhvilluara, letërsi dhe matematikë, pa përmendur gjuhën e huaj që ishte aplikim eksperimental dhe lëndët me zgjedhje, rezultatet e të cilave ende nuk kanë dalë, realizoi kalueshmërinë 95 përqind në letërsi dhe 83 përqind në matematikë me notë mesatare, respektivisht 7.8 dhe 7.15. Nga 128 maturantë që hynë në provim, ngelën tre nxënës, dy prej të cilëve të sistemit part time. Dërguar për gazetën Dita nga Përparim Shullazi, Krujë më 27.06.2014.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *