Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka vizituar edhe zyrat e televizionit Klan Kosova, drejtor i të cilit është këshilltari i tij, Baton Haxhiu. “Nën dëborën e Prishtinës, pas një rrugëtimi nëpër korridoret e jashtëzakonshme të ndërtesës së re të Klan Kosovës, me super-klan Baton Haxhiun, i cili i detyrohet një përshëndetje të gjithëve, shqiptareve të Shqipërisë që e duan shumë dhe shqiptarëve të Kosovës që nuk e duan hiç”, thotë Rama.
Ndërsa, Haxhiu ka falënderuar Ramën për vizitën që i bëri televizionit të tij, por edhe që është i pari “pas kryekuvendarit që e shijoi arkitekturën e Astrit Nixhës”. “Astriti e ka bërë një objekt i cili është 100 për qind i riciklueshëm dhe është një model se si nuk duhen harxhuar taksat e Shqipërisë dhe Kosovës. Ja ku është modeli. Ka mundësi të bëhen gjëra të bukura”, ka thënë Haxhiu. I pari i qeverisë shqiptare fjalën e tij e përfundon me vlerësimin artistik për objektin e Klan Kosovës, duke theksuar se “ndërtesën e Klan Kosovës duhet ta shikoni të gjithë për ta përmirësuar shijen tuaj”, raporton Telegraf.

Rama me sa shikoj po ben perpjekje te rekrutoj mediat qe do ishte minosje per demokracine.
Normal qe kosova nuk e do rezidentin kryesor te udbse ne Tiranen! Po serbofilet e shqiperise e presin me krah hapur,se e Kane trashegim nga baballaret dashurine per udbne serbe!
Kush te tha zoti Rama se shqiptaret e Shqiperise e duan shume, mos u bej trap..vetem serbofilet e duan Batonin. Mos u bej me to, se je burre qeveritar.Batonin qe takohej gjate luftes me shefin e sherbimit sekret te Serbise, mikun e milloshit, e ke mik,,te rafte pika