Çfarë vjen pas…

redaktor

Dy llojet e njerëzve të këtij vendi

Ka një dallim thelbësor mes nesh, të ashtuquajturve “njerëz normalë” dhe lunatikëve pa emër që flasin me zë të lartë: ne jemi të larë, ata jo. Ne kemi dhe luksin që kur flasim për politikë, dikush na dëgjon, duke pritur rradhën që të thotë të tijën. Por, në thelb, jemi po aq të pafuqishëm si lunatikët. Vetëm flasim.

Ka dy lloj njerëzish në këtë vend, ata që flasin dhe ata që veprojnë. Ata që flasin, do merren me stërhollime online qoftë edhe të këtij shkrimi. Ata që veprojnë, do ta injorojnë e do vazhdojnë të abuzojnë Shqipërinë përmes parave, pushtetit të blerë prej parave, dhe dhunës që rrjedh prej pushtetit. Ne do të vazhdojmë të flasim. Do të na lënë ndonjëherë të flasim, e do na fusin ndonjë dackë nga pas kur e teprojmë. Ndërsa ne flasim në hapësirën virtuale, ata mbretërojnë në botën reale.

Më habit zelli i njerëzve për t’u sharë në blogje mes vetes apo për të sharë “elitat”, ndërkohë që ata që e mbajnë veten për elitë kontrollojnë të patrazuar paratë, pushtetin dhe deri jetët e të tjerëve. Sa shumë njerëz, që mendojnë se dinë më shumë se të tjerët, dhe kanë qejf vetëm të flasin. Ka dhe nga ata që ta japin zgjidhjen në pëllëmbë të dorës: shko, bëj parti, fito zgjedhjet ose ngrihu, lufto, bëj këtë, bëj atë. E vërteta është që në realitet nuk ka asnjë mënyrë më për të marrë pjesë në qeverisjen e këtij vendi, përveçse duke votuar një herë në katër vjet, të pasurit. Ju mendoni se keni votuar Rilindjen. Nuk dua ta di se çfarë mendoni. Më intereson se çfarë ndjeni.

 

Njësia matëse

Mund të tentosh ta matësh 300-ditëshin e Rilindjes me nihilizmin e opozitës ose me super-entuziazmin e shifrave të qeverisë. Të dyja, janë në funksion të propagandës së palëve.

Mënyra tjetër për të matur 300 ditëshin, është e thjeshtë. Ajo vjen nga stomaku. Është ai zëri i brendshëm që nuk të lë të pranosh propagandën e shifrave. Është një zë i pa-artikuluar mirë, që, po të mundej, do të thoshte: unë doja që të ndryshonte sistemi. E pra, sistemi nuk ka ndryshuar. Vetëm janë ndërruar ca njerëz me të tjerë. Stomaku më thotë që asgjë substanciale nuk ka ndryshuar. As mënyra sesi përdoret pushteti, as sesi të pasurit i qasen pushtetit, as mënyra si po ndërtohen reformat. Nuk ka asnjë shenjë që oligarkia do të thyhet në mes për të hapur rrugën e një demokracie konkrete. Oligarkia është aty, e gjithëpranishme. Me krejt makinerinë e vet.

 

Oligarkia provinciale dhe shanset e demokracisë

Politikanët e të tërë krahëve, mediat dhe sistemi i drejtësisë, janë mënyra sesi oligarkët përdorin pushtetin. Atë çfarë oligarkët tanë e mungojnë në dije të mirëfillta qoftë dhe ekonomike, e kompensojnë me instinkt dhe me agresivitet provincial. Keni dëgjuar besoj sesi biznesi i dikujt merret me dhunë nga ca të tjerë? Këtu, mund të bëhej një listë e gjatë shembujsh.

Por, për të mbetur në temën e shpresës që disa patën te Rilindja, oligarkia jo vetëm nuk ka për t’u luftuar, por mua më duket se po konsolidohet. Unë shoh një menaxhim të pushtetit që po shkon drejt atij të stilit putinian. Ndryshimi i madh është që oligarkia putineske u ndërtua mbi pasuritë kombëtare. Këtu te ne, ku pasuritë kombëtare tashmë kanë shterruar, paraja në shërbim të të pasurve do nxirret nga dhjami i kategorisë së parë qytetare, i atyre që përleshen online.

Janë kohë të vështira për gjtihë botën. Globalizmi, shumëkombëshet, politikanët e shirur dhe manipulimi i mendjeve përmes propagandës janë probleme të gjithë globit. I vetmi ndryshim yni, është që nuk kemi as edhe një mekanizëm mbrojtës.

Shanset e demokracisë reale ndaj oligarkisë duken të pamundshme.

“Nuk kam frikë nga ligësia e të ligjve por nga heshtja e të ndershëmve”, thoshte Martin Luter King. Po e citoj Kingun jo vetëm se ka shumë njerëz të ndershëm që kanë zgjedhur kompromisin e heshtjes, por dhe se Kingu ishte një burrë. Një burrë që ne nuk e kemi.

 

Një burrë

Martin L. King ishte thjesht një burrë. Për fatin e atyre që e patën si lider, ishte një burrë shteti. Ishte një njeri që transformoi një shtet të tërë. Njerëz si ai, të bindin që është e mundur të thyhet edhe sistemi më i konsoliduar i shtypjes. Sa herë them togfjalëshin “një burrë” më vjen ndër mend libri i Oriana Fallacit. As një burrë si ai, nuk e kemi. Një burrë, që mos të mendojë për veten, por për të tjerët. Një burrë që nuk kërkon një punë si Kryeministër.

Por, këtë burrë nuk mund ta kemi. Thjesht, ai do ca kohë që të bëhet. Hidhni sytë te filizat e rinj, dhe më thoni a shihni gjë burrë aty, mes tyre?

 

Retro

Rilindja jonë e vërtetë, ajo e vjetra, u bë me burra. Rilindja e para një viti, në të vërtetë nuk ofronte asgjë prej “rilindjeje”. Ishte thjesht një mjet efikas propagande për të marrë pushtetin. Le të themi që nuk ka asgjë të keqe të duash të marrësh pushtetin. Por mua nuk më intereson se si preferon të vetë-quhet një grup njerëzisht që kërkon një emër fancy për punën e vet të re. Mua më intereson të di se çfarë duhet të bëjnë ata njerëz për të cilët nuk mendon askush. Që shpesh, janë aq të shplarë nga propaganda sa me duart e tyre ndihmojnë të mbahet në këmbë një sistem që i shtyp.

Çfarë duhet të vijë pas shpresës së shkurtër të Rilindjes? Sigurisht, jo opozita. Ajo është shpresë e djegur në Gërdec dhe e vrarë më 21 janar.

 

Iluminizmi

Në një kohë që cilësia e jetës është shkatërruar, qytetet janë vende stresi, dhuna dhe abuzimi karakterizojnë shumicën e marrëdhënieve njerëzore, një fakt, ka shumë rëndësi: që jemi vetëm. Ky fakt, i jep fund shpresave të rreme te ky establishment politik dhe ekonomik. Te pozita dhe te opozita. Në këto kushte, as një Ri-rilindje nuk do të bënte punë. Nuk është puna thjesht “ta dish”, duhet dhe ta “ndash mendjen” që është kështu. Pas kësaj, do të jeni më të qetë dhe më të hapur për të ndërtuar diçka krejt të re.

E vërteta është që pas kësaj, duhet nisur nga zero. Si atëherë, kur u nis të bëhej shoqëria shqiptare. Nga vitet tona ’20-30′, koha e idealistëve. Nga thënia e së vërtetës me zë të lartë. Edhe pse gjëja e parë që do të bëjnë është të të asociojnë dhe me lunatikët që thonë të vërtetat e tyre rrugëve.

Duhet ta nisim nga iluminizmi.

 

Share This Article
19 Comments
  • NE U KALLIM TMERRIN QURRACEVE TE TIRONES

    Nuk behet ky vend, mallkimi na ka zene me rrasen e rende te hipokrizise kriminale – flitet e shkruhet perhere e me shume kudo, ne forume, ne rruge, nen driten e henes, me bishtuke moderne kur drita na vidhet me gjase.

    Kalifet blair-jane menduan te na “falenderojne” me forcen e heshtjes, qe ne oret e para te 23 qershorit kur i votebesuam te tille. Ajo dore e ngritur mbi masen entuziaste ishte ugurzimi i pare i asaj qe ndodhi pas:

    HESHTNI !

    dhe heshtem te gjithe pa pipetitur, “nuk kishim pare asgje” qe ne minutat e para qe deshem te festonim shkallmimin pa kompromis te perbindeshit viçidolor. Dhe heshtem te dehur nga idea e mire se sollem ne pushtet pak nga deshira e jone e te qenurit mizerisht te ndershem e leale.

    Kalifet e dinin talljen e madhe qe na bene, na hodhen nen ze rrugaçerine e bollekte qe mundohen te fshehin me zgerdhirjen e perditme, na mbyten me ngjyra e sllogane boshe, se ne mendjen e tyre ze vend nje iluzion lunatik, na shohin te gjitheve te ardhur, thote nje aforizem romak, nga “mali i sapunit”.

    Kalifet e dine ecjen e tyre drejt humbetires, andaj perpiqen me çdo mjet e menyre, te shuajne lirine qe zoti na e ka falur, nuk i duan pishtaret e kritikave konstruktive, tentojne me mercenare te na dobesojne e poshterojne ne forume online e ne jete, vizionare te bindur siç jane rritur qurravece tirone, epshohen me forcen qe u dhame ne vete.

    Veshtire “te kaperdihet” uria qe na sollen, me bastone e karrota te huazuara nga filstejte e “koronareve kurva-plake”, endres se tyre per te mbreteruar mbi kufoma i shpullejapim vetem pak nga forca e shpirtit tone te lire.

    Ne u kallim tmerrin qurraceve te tirones, edhe kur ndihmohen nga meskine para-ngrenes, duke mbuluar me furçen e turpit mendimin tone qe i le pa gjume. Duan me forcen e kercenimit kalifor, te fshikullojne ndershmerine e pastertine shqiperi-dashese, duan me forcen e predikimeve te ndyra te na proselitizojne ne “vlleherine” çamo-çobanore nga e cila marrin linfe.

    Po vjen shpejt shtatori i “Paktit te Kalifit” te detyruar te firmoset edhe nga te votebesuarit tane, andaj nuk eshte vone per gjithe ne shqiptar dashesit tua thyejme brinjet e kalbura me te cilat kalorsojne mbi durimin tone te tejskajshem.

    • “Ka dhe nga ata që ta japin zgjidhjen në pëllëmbë të dorës: shko, bëj parti, fito zgjedhjet ose ngrihu, lufto, bëj këtë, bëj atë. E vërteta është që në realitet nuk ka asnjë mënyrë më për të marrë pjesë në qeverisjen e këtij vendi, përveçse duke votuar një herë në katër vjet, të pasurit.”

      Lind nje pyetje: Sa vjec eshte gazetari?

      Po kerkon e te jete pjese e qeverisjes te vendit? Ndoshta do te ta japin nqs ben edhe njady shkrime te tjera “kritike”. Vahzdo keshtu, je ne rruge te drejte.

      E kemi pare kete taktike e dime si funksionin me se miri.

      Ama ju budallenjte e tjere te gatshem per t’u manipuluar nga soji i ketij gazetari dhe nga soji i secilit pushtet qe zevendeson tjetrin a i vini gishtin kokes dhe mendoni njehere: Cfare do te thote ky shkrim dhe cfare do te thote gazetari me kete shkrim o popull QARAMAN shiptar?

      Mos doni te thoni qe nuk jeni te zote te keni demokraci? Qe nuk dini te bashkoheni dhe te kuptoni interesat tuaja, por dini vetem te qaheni?

      Mos do te thote qe sic nderruat fe dhe emra jeni gati te nderroni shpirtin cdo sekonde vetem qe dikush t’ju perfille dhe tu jape nje koske qe edhe vete e dini se nuk e meritoni?

      Mos do te thote qe vetem prisni breke-neper-kembe duke u qare vemendjen dhe kosken qe doni tju hedhe dora e meshirshme e gjithepushtetit kolonizator te rradhes?

      Nga kush pret shpetim ti o popull Legen!

    • KE NGRENE “KOSKE” ME NERENXA HIMARE

      Ka patur fatin kur kisha mundesi te rritja dy kelyshe qenesh te rraces “pellazge”, ishin njeri kopja e tjetrit, marre nga myzeqeja e i livadhisja tek Livadhi i Kalifit pas kryeministrise.

      Ne momentin e dhurimit mu kerkua ti quaja me emrat Agaçe e Agaço.
      Kishin nje zakon te pazakonte dy Agaçet, ushqeheshin me kocka dhe pinin vetem kos ne vend te ujit.

      Asokohe kosi shitej me “gavanoze” nje killoshe dhe ishte e kushtueshme te shpenzoja çdo dite aq shume per dy Agaçet.

      Me erdhin ne ndihme nje tjeter amator qenesh, ishte nga Korça e Peleshit, ai qyteti juglindor ku tere rruget te çojne drejt tij.

      Engjellushja, me rrefente, ze kos edhe ne “gavanoze” te vegjel, jepi Agaçeve tuaj nga nje “KOSKE” te vogel.

      I jam mirenjohes korçarit te “koskave” engjellore, me qenushken e tij “Bridge” me bisht nder shale.

      Dhe ne se te bie rasti te degdisesh ne Korçe, kerko te te trajtojne ne Hamamet e Tefik Lamçes, se ke shume nevoje (jo ajo qe ha).

      • Agaçe qe ne krye te heres eshte vene re qe je mbreselenes po nuk kishte te bente me ty komenti. Me ra dora atje. Ne Korçe mire eshte te shkojne patjeter te tere, po me mire akoma te shohin edhe ndonjehere andej nga Amerika sic bejne korçaret ne vite. Se me duket po ju shtremberohet qafa duke pare nga orienti.
        Se kane per te mesuar shqiptaret nga Korça o Agaçe edhe ne vazhdimesi, jo vetem per qente dhe lopet qe ke per zemer ti por edhe si te shkruajne e si te lexojne ne kete bote.

      • @BRIDGE

        Je ti qe nuk ke as me te voglin respekt per tjetrin, per mendimin e lire, te mungon edhe ajo me e qenesishmja: njohja e gjuhes shqipe.

        Nuk mund te ofendosh shqiptaret “budallenj” dhe “breke rene”, sepse, mbase ta kane thene mesuesit vllaho-çame te historise, qe amerika u popullua nga te burgosurit per jete te burgjeve te Anglise.

        Andaj edhe ne rastin tend, historia nuk para ndryshon, kemi shpjerdhur per ne token amerikane huliganet, hajdutet, pedofilet dhe injorantet si ti.

    • “Nuk behet ky vend” sepse vazhdon rraca e varfanjakeve grabitqare qe moren pushtetin ne 44`. Qe te besh nje ferme te mire duhen sjelle lope rrace nga Hollanda, dhe nga riprodhimi do te kesh gjithmone vica te mire te rraces hollandeze. Po e bere me lope ballkani po ajo rrace do te vazhdoje sepse GENI eshte Gen ose SERA eshte sere……

  • asnje koment???
    po ku jetojme mooooooo??!!????
    mos e ke fut klandestince kete shkrimin mo Koloreto?? i thjesht dhe magjik, i mprehte si e verteta jone, qe nuk na terheq as per nje koment! po kush do ta vrasi mendjen per keto qe thua ti? ndoshta kemi Rilindur ne, ku i dihet!

  • Koloreto , qe te mos behemi llafazane ! Interesohu pak se sa ushtri dhe kush ishin si shtete , erdhen ne 1997 ne Shqiperi , thjesht per te siguruar mos largimin nga pushteti te atyre qe ti i quan “oligarke” politiko-ekonomik (sepse keshtu jane krijuar ne Shqiperi) .

    Po Vranicki te kujton gje ? Pra keta “oligarket” tane jane thjesht shtojca te tjereve ……

  • Ore vazhdoni ju te vidhni, ore vazhdoni te grabisni se dicka eshte me se e sigurte: ju oligarke – maskarenj nuk do ti gezoni ato pasuri, do bini ore shume poshte biles, dhe kjo ska lidhje me ate. Bin poshte te naltit e vogli çohet.

  • Po si ja behet o Koloreto, duhet gjetur nje drite ne fund te tunelit, hajt pra vihuni ju media e pavarur ne krye te kesaj pune…………………..

  • Keshtu ka qene gjithmone Shqiperia , dje ne socializem u grabit gjithe prona private e u vrane e burgosen , sot po vidhet, grabitet e vritet ne qender te Tirones, pra mos u cuditni se te tille popull kemi, keshtu jemi !!! Fale edhe shokeve komuniste e bijve te tyre te PS .

  • Dje mu kujtua Alexandros Panagoulis per te cilin kisha degjuar shume gjate studimeve ne Itali. Pastaj edhe permes librit Un Uomo dhe po mendoja si ka mundesi qe ketu ka emra rrugesh Berlusconi etj por nuk ka nje emere rruge te tille.

    Pergjigjen e mora sot nga ky shkrim kryeveper. Shoqeria jone e krimbur nuk mund te vendose kurre emra te tille rrugesh.

    Gjithcka po shkon drejt rrenimit, dalengadale aq sa ata qe pijne kafe ne bblok te mos e kuptojne. Eshte nje degradim vlerash dhe nje rrokullisje e lehte, eshte nje vlim i ngadalte si ai i bretkoses ne uje te valuar por nje drejtim e ka.

    Une me thene te drejten nuk shoh kthim nga rruga e gremines. Shpresoj vetem qe gremisja te jete sa e e shpejte edhe pse ne ndryshim nga Koloreto nuk besoj se do te linde trendafili pas rrenimit te pritshem. Kjo u duk ne 1997. Kjo shoqeri eshte e mesuar te rrije ne llum. Ketu nuk ka qytetare qe kerkojne te drejtat, ketu ka te sunduar qe jane te kenaqur me lemoshat qe i hidhen. Nje shoqeri pa qytetare dhe pa hierarki morale vlerash s’ka se si te krijoje Alexandros Panagoulis. Ajo mund te krijoje vetem Xhelal Mziu dhe pseudorilindas.

    • ” shoqeri pa qytetare dhe pa hierarki morale vlerash” – i zhduken leckamanet ne 44 deri 48`kur moren pushtetin, tani mbizoterojne derivatet e injoranteve, pabuksave te pushtetit popullor qe nuk kishin haberin e kultures e shkollimit, teneqexhinjte, karrocieret e mjelset e Krutjes nga Lushnja……

  • lunatiket jane ato karaktere njerezish qe ndryshojne temperamentin rrembimthi;ne shqiptaret i themi,”ky e ka me hene”

  • Ata qe ‘veprojne’ nuk degjojne ose bejne sikur nuk degjojne, dhe perdorin shprehjen e vjeter shqiptare, pir…,pir se lirohesh,une(ose ne) bej leke ti flet. Dihet se leku ne kapitalizem eshte njesi matese per shume gjera,po ketu te ne eshte per gjithecka,nuk te sheh njeri se kush je apo cfare je por sa ke. Menyra se si I ke bere s’ka pike rendesie. Zoti ne qiell leku ne toke ,kjo eshte shprehja qe perdoretper te justifikuar te gjitha veprimet.Qe te shkojme deri te iluminizmi(n.q.s do te arrisim ndonjehere) duhet te kalojme disa pengesa (te themi me optimizem) goxha te medha. Megjitheate nje shkrim brilant Koloreto! Si shumica e shkrimeve te tua. Respekte!

  • Një vështrim inteligjent i Koloretos? Gjithçka që investigon është e vërtetë. Më pëlqeu shumë si shkrim por duhet thënë se i mungon një përgjigje “për mjetet e shkatërrimit të kalasë së oligarkëve”? E di që e ka shumë të vështirë një përgjigje? E di sepse “po gjeti mjetet nuk gjen dot ushtarët”? Më duket se këtu nuk kemi ushtarë? Ata qe janë nuk kanë këllqe? Ata hanë “bukë me gjizë” dhe s’kanë ndërmend ta ndërrojnë menynë!!?? Këtu ngeca dhe unë!? Edhe mua më pëlqen të ha si ushtarët, “bukë me gjizë” !? Pa këllqe të tërë? Nderime Koloreto!

    • z.Pellumb,me se te ndryshoje”populli”sistemin aktual?Me duar ne xhepa?! Se edhe me duar ne xhepa nuk e lene rehat, e pesoi ne 21 janar dhe te denuarit per ate masaker jane afer zeros.Ky eshte nje sistem gjitheboteror, i genjen mendja disa qe duke pretenduar Perendimin kujtojne se kollaj mund te behemi Perendim.Po qe se behemi keshtu,atehere ç’do behet me shtetet e”medha”,me Lideret,me superfuqite dhe supremacite? Qysh mund te jetojne ato pa te nenshtruarit e diku gjetke pa skelleverit?A nuk jemi kthyer ne skllever moderne,ne ata qe votojne njehere ne kater vjet sikur luan nje lloto,se tjeterkush i trazon goglat(po deshe mos voto,biles po nuk votove i prish pune sistemit-imagjino sikur te behen zgjedhjet dhe te mos votoje asnje shqiptar,do çmenden ambasadat ne Tirane,qendrat e verteta te pushtetit…).Keta tipat qe Koloreto pershkruan,qe flasin me ze te larte ne rruge,keta nuk jane lunatike,keta jane pasardhes te rapsodeve,i kendojne ketij paradoksi qe jetojme,por rendom i quajme te dale jashte binareve…Jo siç shprehen ne Jug(“e ka pare Hena jashte).Me tregoi nje i aferm qe para ca kohesh kishte vdekur nje njeri ne trotuar ne Tirane,ku kalonin shume njerez.Te shumtet nxitojne,ai dukej sikur po flinte,njerezve keto pamje me endacake qe flene rrugeve nuk u bejne me pershtypje.I afermi im me tha se e pashe,por nxitoja siç nxitojne te gjithe,ne lajmet e darkes u dha qe ky person kish qene i vdekur aty,per shkaqe natyrale a kushedi,por imagjino sesa te vjeter e te shkuar modes jane bere ata njerez qe interesohen edhe per nje te panjohur shtrire ne trotuar.Keta njerez ishim ne para shume vitesh,tashme”nxitojme”,as ne s’e dime se per ku e perse,por nxitojme.Shpejtesia e informacioneve dhe zevendesimi frenetik i tyre bejne te njejtin efekt te vjershave teksteve qe dikur i mesonim permendsh dhe nuk ua kapnim esencen.Mesuesi e kishte shume kollaj ta verifikonte kete,mjaft te na prishte rendin e tekstit dhe shkonim ne tilt.Kjo eshte pamja e shoqerise se sotme,shkon ne tilt po i ngaterrove rendin e zakoneve dhe”nxitimit”karakteristik.
      Te pershendes me nje vjershe popullorçe qe e gjeta diku:
      Replikë me Arben Dukën

      Të më ndjesh o Dukë Arbeni
      që desha të bëj koment
      por gjermanin që s’po gjeni
      thjesht e kemi president.

      Hall i madh që n’a ka gjetur
      Duhet thënë edhe do shkruar
      se gjermanin që ka mbetur
      t’a polli Shkollë e Bashkuar

      E jo kot u lodh Saliu
      kur kërkoi për”gjermanin”,
      se nuk gjeti firifiu
      por tamam Bujar Nishanin.

      Me mustaqe dhe syfet
      gati-tu, statujë e Nderit
      ky më shumë se Zogut mbret
      i ngjason Adolf Hitlerit.

      Më gjerman nuk ke ç’i thua
      qoftë me poza dhe dekrete
      si një tank me mish e thua
      e ndërtoi Sala për vete.

      Çfarë i shkruan babë Saliu
      ky të gjithë e merr safi,
      biles e nderon i ziu :
      – Hail Reich! Hail Sali!

      Do t’i thosha nëse mundja
      more Dukë bilbil Poeti,
      se edhe gjermanët fundja
      kishin njëfarë dinjiteti.

      Qenë pushtues pa dorashka
      e sa ndenjën vranë dhe prenë,
      kurse ky tymos me shashka
      n’a vë zjarr e pi shëndenë.

      Që t’i bëjë qejfin Berishës
      edhe pse një shkallë më lart
      presidenti i fryn pishës
      kur Berisha i bën “start”.

      Do vazhdojë të hedhë në erë
      të gjithë urat e Katundit
      që t’a lërë fushën beter
      tamam si gjerman i fundit.

      Ndaj t’ja them’ të bëhet burrë
      e njëçik t’i rëndet vetja,
      se në qëntë veç për figurë
      n’a mjaftonte Ahtifetja.

      Kaq të desha që t’a ndreq
      për gjermanin që n’a mbeti
      e për fatin tonë të keq
      n’a qëlloi Bujar Mehmeti.

      Kurse Salën s’e ke “qarë”,
      s’të bën Sala për”gjermanin”
      për i lashtë dhe mesjetar
      ky n’a ngjalli Car Dushanin.

      Nëse duam që t’a tundim
      Si do vendi o Ben trimi
      kur të shporret serb’ i fundit
      ajo datë do jetë Çlirimi.

  • Shqiperia vuan e do vuaj akoma mos permbysjen reale te diktatures komuniste, te pakten sipas modelit rumun. Kalimi i diktatures nga pushteti ne Parlament demokratik pluralist ishte e eshte fatale per vendin. Kjo eshte dhe shkaku i ngecjes ne vend e mos ecjes para te Shqiperise ne krahasim me vendet e tjera ish-komuniste.

  • Shkrim i shkelqyer.
    Ai burri behet kur lind nevoja.
    Sic duket akoma sna ka shkuar thika ne palce.
    Emigracioni eshte yndyra qe spo le te na kercasin kockat deri ne dhimbje te padurueshme .
    Te lutem mos i thuaj Oligarke ketyre tanve.
    Pervec se dashnore e Mercedes s’kane asgje te perbashket me ata te Rusise .
    Kur ti vije koha Zahos te drejtioje parti , jane bere qytetare e te civilizuar dhe femijet
    e zaptuesve te eger provinciale.
    Keta mund ta bejne Shqiperine sic e enderron Rilindja ne leter.
    Ke te drejte, duhet ta ndajme mendjen.
    Kete grure kemi e kete buke do pjekim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *