Çfarë Zoti je ti, kur nuk more hak as për birin tënd?

Elena Tase

Rri edhe mendohem,

inati më merr,

dhe dua me Zotin,

të futem në sherr!

 

Dhe dua me Zotin,

të futem në sherr,

ti them sy më sy,

ç’bën- o byrazer?!”

 

Çfarë Zoti je ti,

e kam me gjithë mënd,

kur nuk more hak,

as për Birin tënd?!

 

Për Jezunë e shkretë,

gozhdë më ka mbetur,

ah-të isha vetë,

do t’i kisha tretur!

 

Ah-të isha unë,

do t’i kisha tretur,

dhe nga ajo farë,

asnjë s’do kish mbetur!

 

Do t’i kisha mbytur,

gjer në fyt në gjak,

do t’i kisha mbytur,

çifutë e romakë!

 

Kush fal-do të thuash,

është një kryeburrë,

por Krishtin-ah Krishtin,

s’do ta falja kurrë!

 

S’do ta falja kurrë,

atë gjak vigani,

do digjja të ligjtë,

në në llavë vullkani!

 

Dhe një Bir që kishe,

Zot-o Zot ta tretëm,

por s’falet-or mik,

s’falet Biri i Vetëm!

 

Nëse je akona,

një Zot zëmërak,

sa të jem unë gjallë,

për Krishtin merr hak!

 

Mbi të ligjtë merr hak,

nga e liga plasëm,

sa t’u duket Kryqi,

si dolli në dasëm!

A.DUKA

Share This Article
11 Comments
    • Krimineli duhet te jetoje, ndryshe bota s’ka kuptim, ndersa viktima duhet te tretet qe pasardhesit ti perulen kriminelit. Provoje orakulli i dybekut!

  • Nuk ka bir zoti o poet..ai eshte 1..ju e keni bere zotin sipas fantazise tuaj me djale dhe tani po ju po e mohoni..komunizmi lindi aty ku Zoti ishte transformuar ne 2 ne 3 apo ne shume ikona e vende te shenjta

  • Arben
    Te kam shok e mik te vjeter,
    Mos u ngaterro me ZOTI-n.
    Pjesa me e madhe e popullit beson ne ZOT, e nuk mund te shkruash dicka pa lidhje e pa detikim.
    Nuk eshte momenti per shkrime te tilla .
    Uroj te jesh mire

  • Akoma me shume Te hakmerret zoti?
    Ai dhe vetem Ai hodhi ne bote faren e shejtanit.Tani shejtanet drejtojne boten dhe padyshim Shqiperine

  • Jane perralla keto me “djalin e vetem” o Arben. Njelloj si ajo perralla tjeter e “njgjalljes prej te vdekurit” etj etj. Ti e di mire kete.Ne qindra mijera botë qe mund te ekzistojne ne universin tonë Zoti paska derguar djalin e tij te vetem te ne, per te na shpetuar nga meketet. Pika qe si ka rene mu ne maje te kokes. Te shpetoje nje race kaq te poshter siç eshte Njeriu?! Veçse ne ka qene i marre ose i pijshem ate dite. Jane legjenda qe njerezit i krijuan per t’i dhene pak shprese vetes dhe pak kuptim vuajtjeve te tyre.

  • Çfarë Zoti je ti,
    e kam me gjithë mënd,
    kur nuk more hak,
    as për Birin tënd?!

    Ndoshta Zoti desh te merrte hak.Por Jezukrishti i tha:

    Fali o Zot!Nuk dijne cfare bajne.

    Nji histori sa e ngaterrushme aq dhe e dhimbeshme,me nji filozofi trishtuese.E vecant kjo ngjarje historike per gjithe llojin tjeter qe gezojne jeten ne natyre duke fillue nga nji qelizoret e deri tek shume qelizoret,me sisor,rreptil,zvarranik e kerbishtor.Shkrijne jeten ne mbrojtje te trashigimtarit te llojit tevet.

  • Thuhet dhe per djallin,
    Qe eshte djali tjeter
    Por qe,gjer tani
    qime, s’i ka prekur!

    Krishtin dot s’e mbrojti,
    Djallin dot s’e heq!
    Ndaj dhe njeri djale
    s’ka vdekje, veç jete…

    Zot quhet e mira
    Djall quhet e keqja
    te dy brenda nesh
    te mprehte si qelqja…

  • Rrespekte per poetin e madh Duka.per gjithcka na meson me poezin e ti
    Por jo per poezin e sotme.spo di ta formuloj kritiken qortimin a keshillen se metevertet me duket vetja i vogel per ball kollosit te poezis.por te lutem poet Zoti esht i baros larguar nga gjallesat duke i dhene gjith llojeve harten e vet qe ajo ne cdo kohe te ndodhet mund te pershtatet te ndryshoj morfologji e sillje.ne se Zoti nderhyn ne keto harta ai vetem mund ti ribej pas cdo cikli jete.kudo qe ai mbjell.esht fai jon qe i ertojm kot si krishtjan ,Muamedan e gjith cfar tjeter.rrespekte per ty o poet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *