Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tatarët e Krimesë dhe dyshimet mbi referendumin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Tatarët e Krimesë dhe dyshimet mbi referendumin
Bote

Tatarët e Krimesë dhe dyshimet mbi referendumin

anazapta
Published April 1, 2014
Share
SHARE

Janë minoriteti mysliman që banon në Krime, bojkotuan referendumin për shkëputjen nga Ukraina dhe tani kërkojnë autonomi nga Rusia

Kur më 16 mars qeveria e Republikës Autonome të Krimesë publikoi rezultatet e referendumit, shumë vëzhgues ndërkombëtarë mbetën disi skeptikë  nga rezultatet. Sipas të dhënave zyrtare, në konsultime morën pjesë rreth 80% e popullsisë dhe “po”-të për aneksimin ishin mbi 96%, një rezultat i çuditshëm për të paktën dy motive:

Së pari, rreth 25% e popullsisë flet gjuhën ukrainase dhe dihet që është kundër aneksimit. Motivi i dytë qëndron në faktin se një pjesë e rëndësishme e krimeanëve  kishte njoftuar publikisht bojkotimin e referendumit. Është fjala për një grup mysliman që flet gjuhën turke dhe që ka vërtet pak motive për të qenë mik i rusëve. Në Krime banojnë rreth 250 mijë tatarë, 12% e popullsisë së përgjithshme (ndoshta më shumë duke qenë se censusi i fundit i përket vitit 2001 dhe vitet e fundit shumë tatarë janë rikthyer të jetojnë në Krime).

Të shtunën më 29 mars, Mejlis, këshilli që përfaqëson tatarët e Krimesë, u mblodh pas javësh të tëra heshtjeje, duke dënuar haptazi  aneksimin e gadishullit dhe përfshirjen e tij në territorin rus, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar që tatarët të njihen si një grup autonom . Qeveria filo-ruse e rajonit dhe vetë Federata Ruse kanë siguruar gjatë këtyre javëve se autonomia e tatarëve do të respektohet dhe se minoriteti do të tutelohet nga qeveria lokale.

Por tatarët nuk u besojnë aspak rusëve dhe mungesa e besimit ka rrënjë të thella historike. Kur Bashkimi Sovjetik rifitoi Ukrainën e pushtuar nga nazistët në vitin 1944, Josif Stalin akuzoi gjithë popullin tatar se kishte bashkëpunuar me pushtuesit dhe deportoi rreth 200 mijë tatarë të Krimesë në stepat e Uzbekistanit. Për shkak të dëbimeve dhe persekutimeve që pasuan Luftën e Dytë Botërore, në pak vite vdiq gjysma e tatarëve të Krimesë (me shumë mundësi rreth 200 mijë persona).

Por dëbimi i parë i tyre nga gadishulli i takon viteve 1700 kur caresha Katerina pushtoi Krimenë duke ia shtuar atë perandorisë ruse. Në atë epokë tatarët me origjinë turko-mongole jetonin në atë territor prej pesë shekujsh, si pasardhës të Xhinxhis Khan, popullsia e Azisë Qendrore.

Në vitet 1980 tatarët filluan të vinin në Krime në numër gjithnjë e më të madh, pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në Ukrainën e pavarur ata gëzonin një farë lirie. Në parlamentin e  Republikës Autonome, tani nuk ekziston më asnjë vend deputeti që t’i përfaqësojë ata. Nga ana tjetër, rusët në Krime nuk i shohin me sy të mirë i tatarët. Në disa raste politikanët krimeanë rusisht-folës kanë kërkuar shpërbërjen e Mejlis duke e konsideruar si një organ jo-kushtetues dhe strofkë kriminelësh.

Veç kësaj një pjesë e tatarëve janë ekonomikisht të margjinalizuar, shkruhet në një artikull të gjatë të “The Guardian”. Gjatë viteve të fundit ka pasur tensione në lidhje me të drejtat e pronësisë së tatarëve. Gjatë pushtimit të Krimesë, të nisur në fund të shkurtit janë njoftuar incidente të ndryshme ku ushtarakë të armatosur dhe me fytyrë të mbuluar i kanë vënë flakën dyqaneve dhe pronave të tjera të tatarëve. Nuk befason aspak fakti se ata ndiheshin më të mbrojtur nën qeverinë ukrainase, ndërsa tani i tremben asaj ruse. / Dorina Gjuzi

anazapta April 1, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • HISTORIANI. says:
    April 1, 2014 at 7:59 pm

    se pari duhet te shiqohet fotografia me kujdes dhe detaje,ku shifen 2 lloje te TERRLEMEVE,terrleme te imamve hoxhes terrleme tipike OTOMANO-TURKE e mbeshtjellu ne te bardhe,si ish ushtaret otoman,dhe TERRLEMJA e ZEZ ,ky qe flet me imamet.

    .pra kto 2 lloje terrlemesh jane mbajte edhe ne SHQIPERI e KOSOVE,madje te gjenerata e viteve 1800-1900 e deri vone jane mbajte ne kosove shqiperi terrleme te zeza,pa e dite origjinen e prejadhjen e tyre,a deri para disa viteve kto terrleme te zeza jane mbajt ne maqedoni e presheve,qka ka edhe sot individ qe i bartin.

    .pra per komunitetet turko-qerkezo-kaukazo-aziatike tembetura ne trojet shqiptare eshte NORMALE qe mbajne simbolet e tyre NACIONALISTE,por per SHQIPTARET e mjere qe nuk dijne kurgju ne histori ti mbajsh SIMBOLET NACIONALISTE TUKO-OTOMANO-QERKEZO-TARTARE eshte qmenduri.

    .e njejta gje qe vetem une i kame alarmuar dhe te rrallet kerkues te historis i dijne kto sekrete,ku shqiptaret mburren me fjalene BEKTASHI,a nuk e dijne prejadhjen e tyre si per terrleme e bardha e te zeza dhe me te vertet medojne si bektashi ka qene ndonje FIS SHQIPTAR,a bektashit jane nga nje provance e azerbeigjanit ne kufi me turqin,dhe jane ardhe se bashku me OTOMANET siq kane ardhe te njejten kohe terrlemet e zeza.

    .specifika se ne ushtrin otomane ka pas shume etni e kombesi.si psh: ish jogosllavia po te ishte ate kohe e madhe dhe ti pushtonte turqin dhe ku ne jugosllavi ka pas shume ETNI e KOMBESI dhe psh: batalionet e brigadat kroate te sundojshin ne nje provance turke dhe ti asimilojshin ate provance e popullat duke ju thane se ja duhet pranuar ETNIN KROATE,pastaj TABORRET SERBE ne nje provance tjeter ti asimilojne ne ETNIN SERBE,pastaj taboret SLLOVENE ti asimiloj grupe e provanca e individ ne ETNIN SLLOVENE,pastaj SHQIPTARET te asimilojn zona e fshatra ne ETNIN SHQIPTARE.
    pra e njejta ka ndodhe me multi etnite ne ushtrin otomane ,ku qdo ETNI ka asistuar qe te asimiloje ne etni te vete,turqit duke lavdruar osmanin dhe duke ju dhane emra e mbiemra OSMAN,qerkezet duku ju thane se ETNIA QERKEZE eshte me e mira.BEKTASHIT e AZERBEIGJANIT duke ju thane shqiptarve se BEKTASHI eshte diqka fantastike dhe prej SOTIT ju jeni BEKTASHI,qka rrena e mashtrimet me kalimin e kohes u bene po si te ishine te VERTETA dhe edhe sot mendojn shqiptaret se jane BEKTASHI,dhe nuk e dijne te verteten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?