Nga Andrea Stefani
Bëjnë sikur tremben nga kapja e gjykatave prej Ramës, por në fakt, kanë frikën e një drejtësie realisht të pavarur që nuk mund të mos ndëshkojë korrupsionin e tyre. Kjo është taktika më e fundit të berishistëve, në grackën e të cilëve kanë nisur të bien edhe disa të kampit përballë tyre. Kulmi i groteskut në gjithë këtë farsë është një autokrat me brirë si Berisha që, pasi nuk ka lënë gur pa lëvizur për të kapur prokurorë e gjykatës, sot “alarmohet” për kapjen e drejtësisë duke rrëmbyer flamurin e pavarësisë së saj!
Tani që konflikti politik për reformën në drejtësi po arrin majat dhe ndërkombëtarët po u kërkojnë deri edhe deputetëve të PD që çlirohen nga Berisha për të votuar reformën në kundërshtim me të, kanë nisur të mbijnë në kampin e shumicës disa partizanë të vonuar të “konsensusit” me Berishën. Dhe e paraqesin mosarritjen e konsensusit si fundin e botës. Në të vërtetë “fundi i botës” për shqiptarët do të qe mosrealizimi i një reforme të vërtetë në drejtësi. Dhe një kob i tillë mund të ndodhë pikërisht për shkak të një konsensusi me Berishën që vetëm emrin do të kish të tillë. Sepse do qe një pazar. Konsensusi është i këshillueshëm, por jo në kurriz të qëllimit. Ai është një nga mjetet për të arritur qëllimin që është një drejtësi e pavarur nga politika. Por është filozofi prej adhamudhësh që për hir të konsensusit të sakrifikosh qëllimin, që është drejtësia e pavarur nga politika. Do të thotë të sakrifikosh idiotësisht qëllimin për hatër të mjetit, përmbajtjen për hatër të dukjes. Që t’i tregojmë botës se si i zgjidhim gjërat me konsensus kur në fakt, i shkatërrojmë me “konsensus”. Kjo do të thotë të jesh ose sharlatan ose i korruptuar.
Këshillon konsensus në të djathtë “i djathti” Kastriot Islami, konsensus këshillon në të majtë edhe “i majti” Kokëdhima. Këshillon konsensus Mediu në të djathtë, konsensus këshillon edhe Vasili në të majtë. Këshillojnë se është më mirë që reforma të kalojë me konsensus. Në fakt, në parim, ashtu është. Po si i bëhet hallit kur opozita dhe Berisha, për shkak të një arrogance tipike, quajnë “konsensus” vetëm kur shumica të pranojë kapriçiot e pakicës?! Më falni, por ky nuk është konsensus, por tirania e pakicës. Dhe përse u dashka që shumica t’i nënshtrohet pakicës? Sepse ndryshe Berisha mund të përsërisë luftën civile të vitit ‘97 – vjen një përgjigje. Vërtet? Edhe sikur të jetë kështu, a nuk do të thoshte “konsensusi” me Berishën nënshtrim, frikë nga presionet dhe kërcënimet e tij fashistoide për revolucion dhe përmbysje me dhunë?
Partizanët e konsensusit duket të mësojnë, nëse nuk e kanë mësuar akoma, që ka ca lidershipe me të cilët nuk mund të arrihet as konsensus, as asgjë. Sepse ata kanë qëllime që dalin jashtë kornizave të sistemit. Ata duan diçka tjetër. Si për shembull, Hitleri dikur. Me të nuk mund të arrihej konsensus për asgjë. Dhe budallallëku i rivalëve politikë të Hitlerit qe se i besuan atij duke i krijuar avantazhin të shkatërrojë republikën e Vajmarit. Të besosh se Berisha do drejtësi të pavarur dhe, aq më keq, të përfundosh konsensus me të për drejtësi të pavarur, është të mos kesh mësuar asgjë në këto 26 vjet tranzicion të mundimshëm. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur nëse arrihet konsensus me Berishën duke pranuar kushtin e vendeve të rezervuara. Kjo do të qe farkëtimi i prangave të reja të politikës për drejtësinë.
Nëse e majta apo “Rilindja” përkulet përpara shantazheve të tilla, që më së shumti ndërtohen mbi frikëra iluzore për gjoja konflikt civil, ajo do të tradhtonte reformën në drejtësi dhe bashkë me të, edhe ardhmërinë europiane të Shqipërisë. “Rilindja” dhe mazhoranca e sotme duhet t’i përmbahen reformës së hartuar me ndërkombëtarët, reformë që përjashton vendet e rezervuara të propozuara nga Berisha pikërisht se ato i japin mundësi politikës të ruajë statusin e saj prej pronari mbi pushtetin gjyqësor. Ata që nuk shohin kapje të gjyqësorit nga politika me anë të vendeve të rezervuara, por te drafti i ofruar nga ndërkombëtarët, le të ankohen te ndërkombëtarët. Por është si shumë jashtë logjike të besosh se BE dhe SHBA po investohen për një gjyqësor te kapur nga Rama ndërsa pionieri i rrënimit të drejtësisë në Shqipëri, babai i “Kursit të Plepave” (një taktikë hitleriane e spastrimit të drejtësisë e zbatuar në ato fillime) po përpiqet për drejtësi të pavarur!
Partizanët e konsensusit duhet të heqin dorë nga manipulimi me konsensusin. Është e vërtetë që mbetet i lakmueshëm. Por kjo nuk do të thotë se duhet të deformojmë reformën duke prodhuar prapë një drejtësi të emëruar nga politika vetëm pse Berisha i bie këmbës për vendet e rezervuara. Konsensusi është i lakmueshëm, por më e lakmueshme është drejtësia e pavarur. Dhe më mirë një drejtësi e pavarur e arritur nga një reformë pa konsensus me Berishën, sesa një reformë “konsensuale” që krijon një drejtësi të emëruar proporcionalisht nga dy krahët e politikës.
Konsensusi nuk duhet marrë i shkëputur nga përmbajtja. Kur palët nuk bashkohen në përmbajtje, nuk mund të ketë konsensus. Konkretisht, mazhoranca e ka pranuar që reforma të prodhojë një drejtësi të pakontrolluar nga ajo. Garant kanë dalë edhe ndërkombëtarët. Por edhe Kryeministri Rama ka ofruar një opsion edhe më radikal që përjashton fare ndikimin e politikës mbi drejtësinë: që kandidaturat për institucionet e drejtësisë të mos votohen fare nga Parlamenti. Kurse PD dhe aleatët e saj propozojnë që shumica dhe opozita të kenë të drejtën e emërimit të disa kandidaturave në drejtësi. Kjo është të shkojmë po këtu ku jemi, me një drejtësi shefe kuadri e së cilës është politika! Ku ishim asgjëkundi, ku erdhëm asgjëkundi!
Nuk mund të ketë konsensus aty ku nuk ka një grimë qëllimi të përbashkët. Nuk them se në të majtë nuk ka elementë që nuk e duan reformën në drejtësi. Zërat për “konsensus” që po mbijnë së fundi e provojnë këtë. Por e djathta, shfaqet totalisht kundra një reforme që mund të prodhonte drejtësi të pavarur edhe për shkak të nënshtrimit ndaj kultit të Berishës. Dhe më shumë se kushdo, ky i fundit ka një listë shumë të gjatë shkaqesh që e shtyjnë kundër reformës në drejtësi. Në fund të fundit edhe ndërkombëtarët e kanë deklaruar qartë se pengesa për reformën është opozita dhe jo qeveria dhe shumica. Një përfundim që nuk e manipulon dot duke bërë sikur i trembesh një drejtësie të kapur nga Rama kur në fakt, i frikësohesh një drejtësie që, ndryshe nga deri më sot, nuk mund të të mos penalizojë për krimet dhe korrupsionin e pandëshkuar si këtu e 26 vjet.

Mire thua, po kujt ja thua?
Pse Rama nuk e çon në referendum reformën? Kështu i mbyllet goja kujtdo që kërkon gjoja konsensus me kriminelët.
Po ja që edhe ai i bekuar referendum kërkon 94 vota, të cilat shumica nuk i ka.
Gjithe keto vite qe flitet per Reformen ne Drejtesi, opozites i eshte leshuar pe’ ne emer te konsensusit. Edhe votimi me 2/3 eshte nje leshim po ne kete kuader. Jam i bindur se po e pranoi shumica edhe kete kerkese te Saliut, ai do “pjelle” nje tjeter yçkel dhe do vazhdoje te kerkoje konsensus. Dhe sa kohe akoma do vazhdohet keshtu? Mjaft me se na ka ardhur ne maje te hundes. Po qe se nuk merren vesh, le te kalohet ne referendum, ose edhe ne zgjedhje te parakohshme.
Reforme ne drejtesi nuk ka.Po qe Sali Berisha gjalle,nuk miratohet reforma ne fjale.Ai e di mire se reforma ne drejtesi,nuk eshte ne favorine e tij.Ai eshte per lufte civile.Ai thote: me mire te digjet shqiperia se sa une.
Kjo puna e konsensusit qe uleret Berisha me hordhine e tij ne kurriz te nje reforme reale, normale drejtesie me ngjan si ai mjeku qe kembengull e u thote prinderve : edhe pse femija do linde me sindromen Down, prapeseprape do arrini qe te keni femije. mbas kaq vitesh me ne fund te do keni reforme, femije edhe pse me Down. Ta gezojme reformen invalide te Berishes si femijen invalid me Down.
Koedhjeri i PS si Saliu ka frike nga reforma ne drejtesi.Frika se saliu do te djege vendin eshte nje panik per te dhjere reformen.Saliu dhe partia demokratike nuk lidhin dot ushkuret.Ata vetem lehin se u kane rene dhembet
Bravo Andreas,por dhe shume komentuesve qe jane per berjen e RD,qoft dhe pa konsensun e Saliut,i cili nuk nje konsensur,debat demokratik,kundershtar politik-por armik te betuar.SB po e fundos PD-ne me keq seç eshte si parti-bande,vrastare.Ai nuk pyet tashme edhe SHBA,BE…E la ne mes te rruges edhe RAJERSONI qe na e beri peshqesh kete bandit te UDB-se.Ai pret plumbin ballit qe te shpallet deshmor i demokracise,por nuk ka me Avni Rustem dhe mire behet,pasi nuk duhet ndyrur dora me nje plak te rrjedhur qe e ka vendin ne biruce,çmendine,shpelle.Rama ka pergjegjesi qe leshoj votimin me 2/3,pasi kjo do sjelle stanjacion e SB kete deshi,e pasi arriti kete,kerkon vendet e rezervuara.E nese leshohet edhe kjo,do te thot tradheti rilindase e RD te mos behet kurre.Rferendumi nuk behet se nuk do LIKE FLORIRI dhe se duhen 94 vota.Kalimi ne zgjedhjet e parakoheshme-mundet,por dhe kete Likja nuk e do,pasi Rama ka fituar popullaritet kudo me reformat,ai do dobesimin e tij,e cila kuptohet me qendrimet e Vasilit,Manjanit,etj komentues te tij per Meten Kryeminister ne 2017-ten,i cili po heziton shume per reformen e Rames,se ka frike,por edhe ta beji vet ate si K/minister…!
Analize tamam kjo e Andrea Stefanit. Por si analize, edhe pse e plote, nuk piketon dot udhedalje.
Mbetet fitoria e Berish Ligesia!
Reforma ne Drejtesi ne asnje menyre nuk duhet bere pjese pazaresh te pista, ndryshe e quajne me “Konsesus ” ?! e vertete e drejta eshte nje dhe per te gjithe , dhe nuk ka vend per pazare . Reforma duhet te shkoje per votim ne Parlament dhe atje shqiptaret te mesojne se cilet te zgjedhur e dale nga vota e duan vertet Drejtesine,Shqiptaret e Shqiperine apo duan Monster Sahline . Dhe te shihet me pas rezultati i Zgjedhjeve per Pushtetin Qendror ne vitin 2017 i cili eshte pas deres dhe mundet te jete tamam si ai Referendumi i Anglise . ku shqiptaret do mbeshtetin apodo distancohen nga ato parti anti shqiptare qe realisht jane banda te krimit e korupsionit mercnare edhe mediatike te telekomanduara e gatuara te Shqupi. Une si qytetar mendoj se puna 3 vjecare e kesaj qeverie dhe programi madhor i saj per Rilindjen e Rindertimin e Shqiperise i dukshem dhe i prekshem ne cdo qytet ‘ Reforma Urbane ‘ eshte nje nga mrekullite e kesaj Maxhorance te Kryesuar nga P S e zoti Edi Rama , eshte vetem maja e Ajzbergut te puneve vizjonare dhe frutit te tyre . shih Punet ne sektoret Jetike , Energjitike + Ujin , Bujqesi + Blektori , Ne sekt Naftes , Gazit , Minerave ,sektorin e Turizmit , Kultures e Sporteve . Shih ardhjen e Invertitoreve Poteciale si Kompania Ameri kane te Naftes Shell , Komp Kinze , Gjermane , Italiane , Turke , Izraelite etj . deshmi te hapave te duhura te nje rruge pa kethim . Mjaullitjet dhe lotet prej krokodili per “krizen e rende ” qe ka pllakosurketo vjet qe nga koha kur theu koken qeverisia e Murtaja Berishe eshte sa cinike dhe e pa vertete , mjafton te analizosh rritjen ekonomike ne vitin 2013 ishte -1% fundi i vitit 2016 + 4% ?! gati nje 4-5 fishim i pritshem i te ardhurave ne buxhet te cilat po mundesojne zhdukjen e gropes te zeze Piramidale te Bandes se Berishes dhe garancine e permiresimit te gjendjes ekonomike e punesimit te shqiptareve , ne ndryshim te propogandes pa vizjon , mashtreimeve , intrigave te pa skrupullta te kesaj bande te politik berjes spekullatoresh te Shqupit , tashme Neveri Kombetare .. Do jene zgjedhjet e reja qe do fshijne nga faqia e politik berjes ne kete vene te Berishes ,Bashes , Ristaneve , Pallokave e disa Gollaneve te saj .