Champions 2015, finalja në Berlin

redaktor

UEFA shpërblen Gjermaninë pas kualifikimit të dy skuadrave në finalen e madhe të Champions League që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin Wembley mes Borussias së Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut. Organi më i lartë përfaqësues i futbollit europian bën me dije se finalja e Champions League për sezonin 2014-2015 do të zhvillohet në stadiumin “Olimpik” të Berlinit. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pas zhvillimit të mbledhjes në qytetin e Londrës.

“Olympiastadion” i hapi dyert zyrtarisht për herë të parë në vitin 1936 me rastin e Olimpiadës, ndërsa në historinë e tij ka pritur finalen e madhe të Kupës së Botës në vitin 2006 mes Italisë dhe Francës, ndërsa që prej vitit 1985 aty zhvillohen finalet e Kupës së Gjermanisë. Me kapacitet 74 mijë vende, “Olympiastadion” është shtëpia e skuadrës kryeqytetase të Hertha Berlinit. Ndërkohë, ndryshon seli një tjetër finale e sezonit 2014-2015 pasi ndeshja mbyllëse e Europa League do të luhet në stadiumin kombëtar të Varshavës në Poloni. Ndërkohë, sezonin e ardhshëm, finalen e Champions League do ta presë Lisbona, ndërsa atë të Europa League, Torino.

Supersport

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *