Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Champions, Juventus në “betejën” e Stambollit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Champions, Juventus në “betejën” e Stambollit
Sport

Champions, Juventus në “betejën” e Stambollit

anazapta
Published December 10, 2013
Share
SHARE

Champions League do të njohë sot të kualifikuarit e fundit për fazën me eliminim direkt dhe e gjithë vëmendja është në Stamboll, ku Gallatasaraj dhe Juventus do të luftojnë për një vend. Vendi i parë në Grupin B i përket Real Madridit, i cili luan në Kopenhagë, ku Gallatasaraj u mund dy ndeshje më parë, çka mund t’i kushtojë shtrenjtë sot. Fitorja e munguar në atë takim i hoqi mundësinë për të qenë në vendin e dytë sot, çka do të thotë se Juventusit i mjafton edhe barazimi për t’u kualifikuar. Megjithatë, turqit kanë premtuar se nuk do të dorëzohen lehtë e se do të bëjnë gjithçka për të arritur fitoren e nevojshme. Italianët kanë shkuar në Stamboll duke marrë me vete edhe Andrea Pirlon, por vetëm për të pasur të gjithë grupin të bashkuar, pasi mesfushori veteran nuk mund të luajë, për shkak dëmtimi. Në Grupin A, takimi në “Old Trafford” nuk do të jetë një formalitet, edhe pse Manchester United është kualifikuar. Nëse humbet kundër Shahtjor Donjeck zbret në vendin e dytë dhe pikërisht ky fakt i jep shpresa Bajer Leverkusenit, që luan në San Sebastian, kundër Real Sociedadid të eliminuar. Fitorja kualifikon gjermanët në rast se Shahtjor nuk merr tri pikë në Angli, ndërkohë që suksesi i United bën që Leverkusen të kalojë më tej edhe me një barazim, pasi ka rezultatet më të mira në përballjet direkt me Shahtjorin. E njëjta situatë edhe në Grupin C, ku vendi i parë është pronë e Paris SG, ndërsa Olimpiakos e Benfika luajnë për vendin e dytë. Është e favorizuar skuadra greke, pasi pret Anderlehtin. Fitorja do ta çonte më tej edhe në rast se fiton Benfika, pasi janë me pikë të barabarta, por me përballje direkt pozitive kundër portugezëve. Në Grupin D, luhet vetëm për vendin e parë, por shanset e Manchester City-t janë shumë të vogla. Për të zbritur Bajernin nga vendi i parë, City duhet të fitojë 3-0 në “Allianz Arena”, një sipërmarrje vërtet gjigante duke parë se si ecin bavarezët, duke shtypur çdo skuadër që u ka dalë përpara. Sfida më interesante e këtij grupi është ajo midis Viktoria Plzen e CSKA-së së Moskës, për vendin e tretë. Çekët nuk kanë asnjë pikë, por një fitore minimale kundër rusëve me tri pikë do t’i çonte në Europa League. Në takimin e parë, CSKA ka fituar 3-2, çka e lë të hapur luftën për kompeticionin tjetër evropian.

 

 

 

anazapta December 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?